Ku ndodhet Shqiperia?????
Misha Maisky
Primus registratum
Ku ndodhet Shqiperia?????
....ne vitin 1990 kur Ramiz Alia, duke pare ndryshimet historike qe po beheshin ne Lindje te Europes dhe per te mbrojtur shtetin komunist, tha se Shqiperia nuk ben pjese as ne Lindje as ne Perendim, te gjithe filluan duke u tallur me kete thenje, per mendimin tim e kishte gjetur tamam, sepse edhe tani Shqiperia eshte delja e zeze e rajonit nuk mund ta krahasojme dot as me Maqedonine.
Per mendimin tuaj kemi me shume gjera qe na ndajne apo qe na bashkojne me vendet e tjera te Lindjes?
lir
Primus registratum
Re: Ku ndodhet Shqiperia?????
ramiz alia, ai zagar, ai agjent i serbit dhe grekut, bashke me filiza te kalbura si hazem hajdari e spiune te tjere si sali berisha&co, e shkaterruan shqiperine. Ai kishte ne dore qe ta rrokulliste shqiperine dal ngadale sic u be dhe ne disa vendje te tjera te lindjes. Te ruanin pasurine kombetare dhe jo ta shkaterronin. ne vend qe te modernizoheshin ato qe egzistonin iu vu zjarri. a e dini se nuk prodhojme as 1/10 e naftes qe prodhonim 14 vjet me pare a e dini se kontratat i jane shitur per nje cope buke anglezit dhe itlianit? kur fare mire mund te mbanim nje treg gjys te mbyllur ku perparsi te kishte prodhimi yne.
cdo vend i ballkanit ndan nje histori te njejte ose te perafert por secili ka karakteristikat e tij. Ti Misha Mjasku, dhe here te tjera e ke cilesuar shqiperine si ***** e botes. je shiptar o derzi, je biri i prinderve te tu, shoku i shokeve te tu, shqiptar i shqiperise. Dhe sikur me te keqinjte te ishin, ata ke dhe asnje tjeter, se ballkani ta ka treguar se sa shume te do...
Guest
Re: Ku ndodhet Shqiperia?????
SHQIPERIA NUK EZISTON TANI PER TANI
shrug.gif
woooooow
Primus registratum
Re: Ku ndodhet Shqiperia?????
u pa puna tashi...ka ardh koha me e qujt veten gabele...
shrug.gif
kastriot
Primus registratum
Re: Ku ndodhet Shqiperia?????
Fillimisht postuar nga lir:
[qb] ..... Ti Misha Mjasku, dhe here te tjera e ke cilesuar shqiperine si ***** e botes. je shiptar o derzi, je biri i prinderve te tu, shoku i shokeve te tu, shqiptar i shqiperise. Dhe sikur me te keqinjte te ishin, ata ke dhe asnje tjeter, se ballkani ta ka treguar se sa shume te do... [/qb]
O Ilir mos u revolto se edhe pse ky forum quhet Albforumi propaganda ANTI-SHQIPTARE nuk ka te sosur.
Une mendoja se kjo gje vinte nga KOMPLEKSET E INFERIORITETIT qe kane dmth duhet te kene disa pjesmarres, mirepo tani jam duke u bindur se kjo PROPAGANDE ANTISHQIPTARE eshte jo vetem e qellimshme por sic duket perben edhe nje nga "detyrat" qe i kane vene vehtes administratoret e ketij Forumi.
Nuk thone kot te vjetrit "Paraja ben Hatane, paraja ben Kalane".
Kastriot
Albinos
Primus registratum
Re: Ku ndodhet Shqiperia?????
Postuar nga Shqiptari Kastriot
[*]O Ilir mos u revolto se edhe pse ky forum quhet Albforumi propaganda ANTI-SHQIPTARE nuk ka te sosur.
Une mendoja se kjo gje vinte nga KOMPLEKSET E INFERIORITETIT qe kane dmth duhet te kene disa pjesmarres, mirepo tani jam duke u bindur se kjo PROPAGANDE ANTISHQIPTARE eshte jo vetem e qellimshme por sic duket perben edhe nje nga "detyrat" qe i kane vene vehtes administratoret e ketij Forumi.
Nuk thone kot te vjetrit "Paraja ben Hatane, paraja ben Kalane". :tipsy:
Kastriot[/list]
Atehere perse merr pjese ti Kastriot dhe Liri ne Albforum?
Ka forume te tjera shume shqiptare sa te dalin per hundesh bisedat e diskutimet e zjarrta patriotike per kombin.
Ke dy vjet qe ankohehehesh se adminet dhe modera.. jane antishqiptare bashke me forumsat dhe ke dy vjet qe vetem karikohesh, shkarikohesh po ne kete forum duke perfituar Dije si gjithe te tjeret.
Ne hyrje te albforumit ke disa linke poshte dhe aty mund te gjesh cfaredolloj forumi.
Une po te isha admin, do te rrasja nje ban dhe kushedi si do te kalonte dita pa albforumin.
roland
Primus registratum
Re: Ku ndodhet Shqiperia?????
o albinos nuk eshte mire qe kerkon ta gjesh kunderpergjigjen duke u bazur ne fe. eshte thene dhe me pare feja e shqiptarit eshte shqiptaria dhe mos bej krahasime kot me kot.
kastrioti ka te drejte se vetem tek shqiptaret gjen individe te nxjerrin vrer per vendin e tyre. kam qene ne shume vende te europes po s'kam degjuar njeri te shaje vendin e vet.
se dhe ai qe ti je duke i share vendin tend, mbase te degjon me kureshtje dhe miratim, por mbase brenda tij/saj thate qenka nje rrote **** ky/kjo qe se paska shokun.
roli
alinos
Forumium maestatis
Re: Ku ndodhet Shqiperia?????
Ku ndodhet Shqiperia?????????
Ne maje te thanes me te emen e Zeqos!
kastriot
Primus registratum
Re: Ku ndodhet Shqiperia?????
Fillimisht postuar nga *alinos*:
[qb]...................................
Ne maje te thanes me te emen e Zeqos! [/qb]
Kastriot
Petroninsja
Primus registratum
Re: Ku ndodhet Shqiperia?????
Shqipni moj e mjera Shqipni
kush te ka qit me krye ne hi
Ti ke pas ken nje zonje e rane
burrat e dheut te thirrshin nan..
kurse tani je nje pike gjeografike
alinos
Forumium maestatis
Re: Ku ndodhet Shqiperia?????
Albinos
Primus registratum
Re: Ku ndodhet Shqiperia?????
Postuar nga Misha Maisky
[*]....ne vitin 1990 kur Ramiz Alia, duke pare ndryshimet historike qe po beheshin ne Lindje te Europes dhe per te mbrojtur shtetin komunist, tha se Shqiperia nuk ben pjese as ne Lindje as ne Perendim, te gjithe filluan duke u tallur me kete thenje, per mendimin tim e kishte gjetur tamam, sepse edhe tani Shqiperia eshte delja e zeze e rajonit nuk mund ta krahasojme dot as me Maqedonine.
Per mendimin tuaj kemi me shume gjera qe na ndajne apo qe na bashkojne me vendet e tjera te Lindjes?[/list]
Eshte nje nga pyetjet me prototipe ndoshta te pazgjidhura, do thoja per pyetjen tende.
Kjo teme pavaresisht se ka pak perzierje politike, une do thoja se do ishte mire te vendosej te "hapesira filozofike"
Megjithate Ramiz Alia kishte shume te drejte kur deklaroi keshtu.
Eshte njelloj sikur te marresh nje njeri mali, ta fusesh brenda ne shtepi, ne vend te gomarit menjehere ti mesosh makinen, pra ta perplasesh ralitetin e vjeter shume shekullor me ate modern.
Me kujtohet nje film i quajtur "George of the djungle" dhe kush e ka pare ate film, fare mire mund ta krahasoje me gjendjen e shqiptareve ne vitet e para postkomuniste. :idea:
Neqoftese nuk e keni pare, une do ju rekomandoja ta shikonit dhe te nxirrni perfundimin.
Uroj qe historia e shqiptareve te mos perfundoje ne ate menyre, gjasat ne fakt jane mbi 60% dhe kjo eshte shume dritheruese dhe e tmerrshme po te mendohet, por cfare eshte me e rendesishmja, ne shqiptaret duhet te bejme te pamunduren per te qendruar ne realitetin e zhvilluar dhe te emancipuar perendimor.
Pra edhe vete deklarata e Ramiz Alise tregoi fare mire se rruga e shqiptareve drejt civilizmit,modernizimit, perparimit dhe progresit, ishte nje rruge afatshkurter, naive, e pastudiuar dhe aq me pak ajo nuk ishte mendesi dhe mentalitet i botes se qyteteruar perendimore , prej se ciles edhe vete bota e zhvilluar per te arritur ne ato faza, ka kaluar shume luftera, ka studiuar shume rruge, alternativa te tilla.
Zhdukja e kishave ishte nje gabim fatal qe i kushtoi shume Shqiperise sepse ne shqiptaret nuk mund te krahasohemi me francezet, sepse francezet e kishin te kultivuar me shekuj ndjenjen kombetare, nuk mund te krahasohemi me ta dhe me asnje shtet ne Ballkan, pasi ne shqiptaret kemi fqinj ata qe akoma dogmat i kane pjese te mbijeteses se tyre, dhe civilizimit te tyre.
Pra vija ideologjike fikse e ndjekur nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, ishte nje "deshtim total" do thoja per shqipetaret.
Mund edhe mos te jete "deshtim total" aspak i shqiptareve, pasi Evropa ose shume shtete te bashkesise evropiane, tashme jane neutrale ndaj fese, por ne gjendjen dhe ne rrethanat dhe pozicionin gjeografik qe ndodhet Shqiperia, une do thoja se ne mund te krahasohemi me Izraelitet, dhe fqinjet tane mund ti krahasonim me vendet arabe.
Ne mund te ndjekim vijen dhe ideologjine enveriste ateiste por me keta fqinje ashtu sikur ka cilesuar Klintoni ne nje teme ketu te forumi "Politika", nuk do shohim kurre paqe ne mes te Italise, Greqise, Serbise dhe Turqise sepse keto shtete jane kaq dogmatike, jane kaq ekstremiste, saqe shanset per ne dhe per te ardhmen tone jane zero.
Shqiperia ka edhe nje problem me shume sic eshte Kosova dhe disa pjese te tjera te shkeputura nga trungu meme i Shqiperise shtet dhe, rikthimi i shqiptareve ne besimtare dhe fetare, do shkombetarizonte edhe Shqiperine shtet, e cila ndodhet para nje fakti te kryer.
Gjithesesi vija e ndjekur nga diktatori Enver Hoxha, nuk na shpetoi aspak nga ndikimet, intervenimet, inkuzicionet qe u bene dhe behen ndaj shqiptareve.
Edhe sikur te eksistonte Shqiperia Etnike ne kohen e diktatures, perseri serbet, greket, italianet, turqit, do ta minonin Shqiperine dhe do na rikthenin ne kete gjendje qe jemi sot.
Nuk kemi miq dhe aleate nuk kemi kultivuar kulturen kombetare sepse nuk kemi bere histori, nuk kemi kolonizuar ndonje shtet tjeter kurre ne historine tone etj etj dhe si rrjedhim, ne jemi te "pafate" ne lidhje me te ardhmen e kombit tone shqiptare.
E vetmja alternative qe diktatori Hoxha duhej te bente, duke para edhe rrethanat dhe pozicionin gjeografik ne te cilen ndodhemi, ishte konvertimi i te gjithe shqiptareve ne katolike sepse duke lidhur mardheniet me nje shtet si Italia qe eshte vend i katert ne Evrope per nga ekonomia, ne do kishim nje aleat shume te forte dhe ekonomia jone do zhvillohej shume dhe Shqiperia do ishte superfuqi e Ballkanit.
Nuk do kishte probleme te tilla sic ka sot, kur Greqia thote se ne jug te Shqiperise jetojne 400.000 vete greke orthodokse, kur Serbet thone se Kosova eshte "djepi i i Serbise" e keshtu me rradhe.
Sikur te ishim te gjithe katolike, nuk do kishte aspak percarje ndermjet shqiptareve,influencimi grek dhe serb do ishte zero perpara shqipetareve.
Ashtu sikur i kam thene Martinit e co 1000 here, ne jug te Shqiperise mendohet dhe punohet me virtualitet me mendime aspak te thelluara dhe aq me shume me mendime adoleshente dhe fikse, spersticioze etj etj dhe jo me realitetin e vertete ne te cilin ndodhet kombi shqiptar
Albinos
Primus registratum
Re: Ku ndodhet Shqiperia?????
Nuk eshte e vertete se shqiptaret qe i perkasin Veriu te Shqiperise jane trashe, te paditur, te pakulturuar e te pazhvilluar.
Sikur e kam thene edhe ne nje diskutim tjeter me Martinin, ne veri te Shqiperise, mendohet dhe punohet me metoda te tjera, sepse peshen dhe barren me te rende te lufterave te ndryshme e kane ndier vetem pjese veriore e Shqiperise.
Lufterat iliro-romake, lufterat qe bene Iliret ndaj ardhacakeve te ndryshem nga stepat e Siberise, lufterat qe jane bere ndaj kolonizatorev osmane, gjithmone kane pasur si rezistence vetem veriun e Shqiperise duke futur edhe Tiranen e disa krahina te tjera ne kete rezistence.
Po te vini re edhe luftetaret shqiptare, ata i perkasin me shumice ose me 80% veriut te Shqiperise per te cilen nuk flas une por flet historia.
Pra kjo rezume e bere nga une, nuk ben fjale per diskriminim te toskeve sepse tokset jane shume te kulturuar por kultura e tyre nuk perfshin ne backgroundin e saj, kulturen luftarake te cilen vetem shqiptaret e veriut e kane te trasheguar.
Pra shqiptaret e veriut nuk mund te ecin ose te ndjekin metoda "mendjelehta" per te arritur ato principe, ato ndjenja kombetare etj etj qe gjenden tek pershembull, te Italianet, te Serbet, te Turqit, te Suedezet, te Gjermanet, te Angleset etj.
Metoda dhe praktika qe ndiqet nga shqiptaret e jugut ose tosket eshte nje metode e ngjashme qe perdoret ekstremikisht nga fqinjet tane greket, te cilet bazat e tyre te ndjenjes kombetare i kane te vena ne ate menyre qe ti qendrojne cdo lloj kolonizmi, sic ishte ai Osman.
Pra Greqia perdor menyra filozofike per te mposhtur pushtuesit dhe nuk e di nese me kujtohet, thuhet ne librat e historise greke se "mbahet mend fitorja e grekeve te nenshtruar ndaj nje superfuqie sic ishte ajo e romakeve".
Pra keqkuptimi ishqiptareve te jugut me shqiptaret e veriut ka qene kaq i madh, e kaq i perjtshem sa ka ardhur si Kanuni, ne ditet e sotshme.
Ky problem do te ishte zgjidhur shume kohe me pare sikur te kishte bashkepunim ndermjet shqiptareve dhe keto probleme dhe ndasi te thella jug-veri, nuk do te eksistonin ne ditet tona.
Sot ajo kerkon zgjidhje imediate sepse kombi shqiptar eshte ne Rrezik
Albinos
Primus registratum
Re: Ku ndodhet Shqiperia?????
Pra edhe rruga e sotshme ose ideologjia e ndjekur nga pasardhesit e Partise se Punes se Shqiperise sot Partia Socialiste, eshte nje rruge e deshtuar.
Une shume mire e kam kuptuar mendimin progresist te kryeministrit tone shqiptar Fatos Nano i cili nepermjet levizjeve te tij, deshiron te krijoje pakenaqesi ne popullate dhe nepermjet kesaj te behet ndonje revolucion tipik si ai francez, por gjithsesi une kam menduar thelle dhe kam arritur ne konkluzion se nje metode e tille, nje ideologji e tille e ngjashme me ate franceze, nuk do krijoje kushtet dhe mundesite e zhvillimit te kombit.
Sot Fatos Nano perballet me nje Greqi e cila nuk rrespekton as nje norme, as nje etike, as nje lloj respekti reciprok, perkundrazi ajo Greqia ka perfituar nga toleranca e qeverisjes shqiptare, duke bere te mundur ekspansionin grek mbi shqiptaret dhe Shqiperine, pa llogaritur diskriminimin e emigranteve shqiptare ne Greqi.
Sot nuk permendet nga qeveria shqiptare ose nga ndonje lloj organizate shqiptare, ne asnje gjykate nderkombetare, ceshtja Came, ndersa persa i perket ceshtjes Kosovare, qeveria shqiptare dha nje deklarate te dobet, te pakontrolluar, me ndjenja te dyshimta te frikes dhe me emocione, rasti i Pandeli Majkos dhe kjo u be ndersa mbahej takimi i serbeve me malazeset per nje kushtetute te perbashket, duke provokuar rende Kosoven e gjakosur, Shqiperine dhe shqiptaret.
Jane shume gjera te pasqaruara, ne lidhje me problemet qe shqetesojne kombin shqiptar por rendesi ka qe ato probleme te marrin rrugen e duhur dhe te arrihet zgjidhja e Pritshme
Nuk behet fjale ashtu sikur mendon e thote Martini, per dominance e per pushtet(ky eshte nje ankth qe nuk e le Martinin te flere gjume rehat dhe qe eshte nje problem i tij personal) por behet fjale per te vendosur nje here e mire themelet e ndertimit te kómbit shqiptar.
Pa studimin e ketyre problemeve imediate, nuk do te arrihet kurre qe themelet e ndertimit te nje kombi te ndertohen te sigurta
lir
Primus registratum
Re: Ku ndodhet Shqiperia?????
Ndersa gjate viteve te fundit, ketu ku banoj e punoj, jam perpjekur te bind te huajt se lufta e kosoves dhe ato cfare tregon historia per shqiperine nuk jane luftra fetare, Albinosi me ato qe ka thene me lart me ben te ndihem sikur na e kane marre kalane nga brenda. Nuk duhet tia shesim shpirtin botes se krishtere (tashme neutrale) perendimore qe te na shtrije nje dore e te na ndihmojne nga fqinjet sic thote albinosi, por perkundrazi duhet te kerkojme ate qe na takon. Feja ne shqiperi u hoq per te bashkuar shqiptaret e jo per ti shpetuar syrit te grekut e serbit.
Boll me krahasimet me vend e pa vend..jemi si kjo, jemi si ajo...jemi si izraeli thote albinosi, por sjellja e tij nuk ngjan fare me ate te nje cifuti(identitetin e tyre se krahasojne me asnje tjeter)...
sa per tosket e geget ta jap une nje mesim te vogel histori-gjeografie nqs ke nevoje..me libra te akredituar mbare boten sigurisht..
Albinos
Primus registratum
Re: Ku ndodhet Shqiperia?????
O lir
Ti po lexon ne menyre subjektive dhe emocionale apo po replikon shtrember dhe pa kuptuar teresisht shkrimin tim?
lir
Primus registratum
Re: Ku ndodhet Shqiperia?????
trendafili ka dhe gjemba...po eshte prap trendafil..
Top