Ku eshte shteti shqiptare???!!!
BRUKSEL (8 Janar) - "Jemi në dijeni të Protokollit të Korfuzit, por sot respektimi i të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe kudo gjetkë, mbështetet në Konventën e KE" - kjo ishte përgjigja e rradhës që komisioneri i BE Kris Patten, i dha europarlamentarit të djathtë grek Stavros Ksarhakos, rreth pretendimeve të këtij të fundit për njohjen e autonomisë së Shqipërisë së Jugut. Çdo dy - tre muaj europarlamentari grek ngre dhe ringre pranë komisionerit të BE-së, problemin e minoritetit grek në Shqipërinë e Jugut. Europarlamentari grek, duke përfituar siç duket edhe nga kryesimi i BE-së nga vendi i tij, ngul këmbë tani që BE duhet t'i bëjë presion shtetit shqiptar që ai të detyrohet të respektojë të ashtuquajturin protokoll, me anë të të cilit përkrahen pretendimet e atëhershme greke ndaj Shqipërisë së Jugut. Stavros Ksarhakos vëren me këtë rast se në atë protokoll nënvizohej e drejta e një administrate të veçantë, e cila do të mbronte arsimimin grek atje si dhe Kishën Orthodokse në Shqipëri. "Përse komisioneri Patten nuk do të njohë ekzistencën e kësaj konvente ndërkombëtare, që flet për një regjim autonomie në jug të vendit, të nënshkruar edhe nga përfaqësues të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Austrisë, Francës, Rusisë, Italisë dhe Shqipërisë" - - pyet eurodeputeti grek. Në përgjigjen e tij të rradhës, Kris Patten pranon se Komisioni Europian është në dijeni të Protokollit të Korfuzit, siç është po ashtu i ndërgjegjshëm se të drejtat e pakicës greke në Shqipëri përgjithësisht respektohen, megjithëse ka vend për përmirësime. Në mënyrë të tërthortë Patten hedh poshtë si të pavlerë Protokollin e Korfuzit, kur deklaron se trajtimi i minoriteteve si në Shqipëri e po ashtu në vende të tjera, mbështetet tani në respektimin e Konventës së Këshillit të Europës për minoritetet. Por ai pohon po ashtu se respektimi i klauzolave të Konventës së Këshillit të Europës do të shqyrtohet edhe gjatë takimit të ardhshëm ndërmjet ekspertëve europianë dhe atyre shqiptarë, që do të përgatisin hapjen e negociatave për marrëveshjen e asocim - stabilitetit ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë.(DW/BalkanWeb)
---------------------------------------------
[qb] Ku eshte shteti shqiptare dhe politika e saj, perball ketij problemi???!!! Pretendimet greke degjohen dhe meren parasyshe. Po ato shqiptare???!!![/qb]