KTHIM ne "ishullin e thesarit"

komino

Valoris scriptorum
KTHIM ne "ishullin e thesarit"

www.zeripopullit.com (gazeta e opozites)


Skandali i emerimeve ne tatime hajdute e biznesmene
Tirane- Qeverisja e Kryeministrit Sali Berisha, riktheu dje ritmin e lartë në shkarkim - emërimet e zyrtarëve të lartë të administratës publike, në qendër dhe në rrethe, kryesisht në shërbimet publike që kanë të bëjnë me tatimet dhe taksat.

Shpejtësia dhe sasia me te cilat Berisha po emëron duket se po merr mendjen e opinionit publik, për ta trazuar në mënyre që kujtesa të mos funksionojë për të identifikuar përsonat që po hipin ne detyrë.

Megjithatë, tashmë në Shqipëri gjërat janë të shkruara, mbeten të arshivuara dhe natyrisht ato shërbejnë si prova në çdo kohë.

Kështu, Sali Berisha na premtoi gjatë fushatës elektorale por edhe gjatë prezantimit të programit të Tij për të marrë besimin e Kuvendit, se do të qeverisë me "duar të pastra".

Shumë mirë. Por ja si zbërthehet në vetëm 24 orë betimi i tij elektoral, qeveritar dhe si shpërdorohet besimi i parlamentit.

Të mërkuren në mbremje, Qeveria e zotit Berisha ka emëruar drejtor të Tatimeve në Durrës shtetasin Ramazan Myrto, i mbiquajturi "Xhonja i tatimeve".

Natyrisht, emri dhe mbiremri nuk thotë asgje për të gjithë shqiptarët, mbase dhe për Berishën që kujtesën e ka formale ose e sajon sa herë ka ndonjë person përpara.

Por ja, që në media ka mbetur i stampuar emri i Xhones së famshëm.

Ramazan Myrto ka qene Drejtor i Tatimeve të Durrësit një vit e gjysëm më parë. Ekzaktësisht deri më datë 20 prill 2004. Pikërisht në këtë datë Ramazan Myrto dhe katër persona të tjerë janë ndaluar nga organet e policisë së Durrësit pas një urdhër ndalimi të lëshuar nga Prokuroria e Durrësit.

Sipas shtypit të kohës - kësaj rradhe nuk po ju servirim ZP-në e asaj ditë, por gazëten më të madhe në vend "Shekulli" - Ramazan Myrto është ndaluar së bashku me shtetasit Ylli Kosova, Gëzim Kosova, Alfred Hoxha dhe Olsi Çuko. Policia ka kryer ndalimin e tyre sipas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokurori i Durrësit Ferdinand Elezi, i cili i akuzon për "Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë, fallsifikim të dokumentave në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 172, 25, 190/1 dhe 190/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Bëhet fjalë gjithmonë për një sasi të konsiderueshme elbi, e cila është trafikuar në Shqipëri për t’ju shitur pastaj fabrikës së birrës në pronësi të Ramazan Myrtos dhe Ylli Kosovës.

Dy ditë më pas, grupi i të pestëve është paraqitur në Gjykatën e Durrësit për masën e arrestit ku gjyqtarët kanë vendosur të çojnë në arrest me burg pa afat tre shtetas dhe të ndjekin në gjendje të lirë përkunder garancisë pasurore shtetasit Ramazan Myrto dhe Ylli Kosova.

Myrto pagoi si garanci pasurore 60 mijë dollarë ndërsa Kosova 30 mijë dollarë të tjera. Shuma e mbajtur si garanci prej tyre si dhe prej tre personave të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtore me ta, shkonte deri në 90 për qind të demit ekonomik shkaktuar shtetit nga kontrabanda që ata kishin kryer.

Ky pra është drejtori i ri i Tatimeve të Durrësit, një njeri i angazhuar fort në Shtabin Elektoral të deputetit të Durrësit dhe Shijakut sot ministër i Brendshëm i Shqipërisë, Sokol Olldashi. Sesi mund të emërohet në administrim të tatimeve ky njeri pas kësaj ngjarjeje, një Zot e di. Por ja që, Zoti në Shqipëri e ka emrin Berisha, dhe ky bën ç’të dojë.

Ndërkohë dje, Qeveria e Kryeministrit Berisha ka emëruar Drejtor të Përgjithshëm të Tatimeve, shtetasin Alfred Prifti. Natyrisht qe edhe ky emër nuk mund të thotë gjë për shqiptarët e thjeshtë. Por për njerëzit e biznesit, Berishën dhe Boden, ky emër thotë shumë. Natyrisht, ëmri i tij gjendet i stampusr përsëri në median e kohës.

Alfred Prifti njihet si ish-drejtor i Doganave pas Majit 1996 në Shqipëri. Zoti Prifti kreu këtë detyre deri në korrik të vitit 1997. Pikërisht me datë 20 korrik, Alfred Prifti është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave me vendim të Këshillit të Ministrave për shkelje të rënda në detyrë dhe veprime që kanë favorizuar evazionin fiskal. Ministri Malaj i Financave në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, në kohën kur buxheti i shtetit ishte në një gjendje të tmerrshme, me parametra thellsisht të shpërfytyruar, kërkoi disa herë gjatë Qeverisë së Pajtimit shkarkimin e tij për mosrealizim të detyrave dhe favorizim të evazionit fiskal, por më shumë se gjysma e asaj Qeverie që kontrollohej nga Berisha, nuk e mori një vendim të tillë. Kështu Prifti u shkarkua në fund të muajit korrik dhe largimi i tij nga Dogana u shoqërua me kallzim penal në organet e Prokurorisë për dëmet shkaktuara në detyrë. Prifti nuk u ndoq asnjëhere penalisht pasi vepra penale për të cilën ai u kallzua, ishte amnistuar me propozim të Ministrit të Drejtësisë Spartak Ngjela dhe Parlamenti i kohës që kontrollohej nga Sali Berisha.

Kaq. Kjo është CV e paautorizuar por e faktuar botërisht e dy drejtuesve të rinj të Tatimeve të emëruar në detyre nga Qeveria e Kryeministrit Berisha në harkun e 24 orëve të fundit.

Këtu "duar të pastra" nuk ka, të "pista" ka pafund. Ato po marrin kontrollin e shërbimeve publike, kryesisht financiare të vendit.

emerohet kreu i ri i doganave e tatimeve

Me propozim të ministrit të Financave, Ritvan Bode, këshilli i ministrave ka emëruar kreun e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe të Tatimeve. Në drejtim të këtyre strukturave janë vendosur për Doganat, Përparim Dervishi dhe për Tatimet, Alfred Prifti, i cili ka qenë në qeverisjen e mëparshme të Berishës, drejtor i përgjithshëm i Doganave. Kandidaturat për këto poste janë diskutuar me dyer të mbyllura në mbledhjen e djeshme të kabinetit qeveritar, gjatë të cilës janë bërë edhe prezantime të hollësishme të punës së këtyre të zgjedhurve

Shefi i Tatimeve, i lirë për 60 mijë euro

DURRËS- Drejtori i pezulluar i tatim-taksave të Durrësit, ndaj të cilit dy ditë më parë u mor masa e arrestit nën akuzën e kontrabandës së mallrave të akcizës është lënë dje i lirë përkundrejt garancisë pasurore prej 60 mijë eurosh. Kjo masë sigurie e kërkuar nga prokurori i çështjes, Ferdinad Elezi, u mbështet nga trupi gjykues i gjykatës së Durrësit, i cili i dha lirinë drejtorit të pezulluar të tatim- taksave të Durrësit, Ramazan Myrto, përkundrejt garanacisë pasurore. Gjykata e Durrësit ka dhënë dje sipas kërkesës së prokurorisë dhe vendimin për 4 personat që u arrestuan se bashku me Myrton. Kështu avokati Ylli Kosova është lënë i lirë përkundrejt garancisë prej 30 mijë eurosh, ndërsa ndaj të pandehurve Gëzim Kosova, Alfred Hoxha dhe Olsi Çuko është dhënë masa burg pa afat. Ramazan Myrto dhe Ylli Kosova janë lënë të lirë pas paraqitjes zyrtare të origjinalit të pasurisë statuore. Gazetarët kanë qënë të pranishëm në këtë seancë, por ata nuk janë lejuar që të fotografojnë.



Seanca

Të pesë personat, midis të cilëve dhe kreu i pezulluar i tatim- taksave të Durrësit, u arrestuan të dielën nga policia e Durrësit. Prokurori i çështjes, Ferdinant Elezi, gjatë prezantimit të provave materiale dhe argumentimit të akuzës, midis të tjerash, ka bërë të ditur rrethanat e zhvillimit të veprave penale nga të pandehurit. Sipas tij, i pandehuri Gëzim Kosova, pronar i një agjencie transporti në bashkëpunim dhe me shtetasin Olsi Çuko kanë transportuar nga Austria 50 t malto (lëndë e parë për prodhimin e birrës), duke falsifikuar dokumentet e importit të mallit fiktiv në emër të firmës "Alfa Butrinti", Gjirokastër. Po sipas prokurorit Elezi, ka qenë Alfred Hoxha, agjenti doganor, ai që ka përpiluar dokumentacionin për procedurat doganore, për dy kamionët e ardhur nga Austria me lëndë të parë për prodhimin e birrës me dy trajlerë. Me anë të NIPT-it (term doganor) si dhe licensës të firmës "Alfa Butrint" procedurat doganore për këtë sasi malli janë bërë në datat 19 dhe 21 dhjetor të vitit 2002. Sipas Elezit, ka vepër penale për falsifikim dokumentesh dhe shmangie të akcizës. Si rezultat i kësaj veprimtarie të paligjshme, sipas Elezit, shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm prej 17 milionë lekësh të reja. Përsa i përket pozicionit të kryetarit të degës së tatim-taksave në Durrës, prokurori Elezi deklaroi se ai (Myrto) së bashku me një shtetas tjetër, janë pronarë të një fabrike birre dhe një pjesë të lëndës së parë të futur kontrabandë e kanë përdorur në këtë fabrikë. Të gjitha veprimet, sipas Elezit, janë kryer në bashkëpunim midis pesë personave të akuzuar dhe kallëzimi në lidhje me këtë çështje është bërë nga ana e drejtorisë së përgjithshme të doganave në datën 26 tetor të vitit të kaluar. Importi i mallit është bërë fiktiv dhe NIPT-i është bërë për vitin 2000, në një kohë që veprimet doganore janë bërë në vitin 2002. Sipas prokurorit Gëzim Kosova, Olsi Çuko dhe agjenti doganor që duhet të vërtetonte deklaratën doganore dhe NIPT-in, në bashkëpunim kanë bërë shmangien doganore të mallit. Ndaj ai kërkoi për të tre burg pa afat. Ndërsa për Ramazan Myrton dhe Ylli Kosovën, akuza kërkoi që të lihen të lirë pas pagesës së garancisë pasurore, e barazvlefshme me dëmin që i kanë shkaktuar shtetit shqiptar. Ai kërkoi që Myrto të paguajë 60 mijë euro, ndërsa avokati Ylli Kosova, që sipas akuzës nuk ka pasur lidhje të drejtpërdrejtë në këtë vepër penale duhet të paguajë 30 mijë euro. Elezi kërkoi gjithashtu që drejtori i degës së tatim -taksave të Durrësit, Ramazan Myrto, të jetë i pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve.



21 Prill 2004 Shekulli


------------------------------------------

me duar te pastra
 

komino

Valoris scriptorum
Re: KTHIM ne "ishullin e thesarit"

ne ecim perpara
perpara gjithmone
se prin fitimtare
PD e jone


ndonjehre kthehemi edhe prapa e ricilojme doganiere te '96-'97 e pesona qe ps i vuri e ps i hoqi se e kishin tepruar

ZP nuk thote se si perfundoi procesi i atij doganierit ne fakt
 
Top