Kshilla për me shkrujt

përshtatur nga Darien Levani

1 – Të përdorësh fjalë të huaja nuk është fare cool

2 Mos e përsërit atë që the njëherë, s’është e nevojshme. Domethënë, e the njëherë, lexuesi e kupton, s’ke se pse ta thuash përsëri duke përdorur fjalë të tjera. Përsëritja e te njëjtit koncept disa here e bën shkrim te lodhshëm, kështu qe mos u përsërit. Ka një përjashtim ama : mund ta bësh vetëm nëse nuk ke respekt për lexuesin e mendon qe ky nuk është i afte ta kuptoje me një lexim, kështu qe ti e përsërit. Po, e di ça, edhe ky përjashtim është fyes kështu qe leje fare, mos e thuaj pesë herë te njëjtën gjë.

3 Evito përdorimin e fjalive të gjata, janë të bezdishme dhe mund të lodhin lexuesin i cili nuk arrin të rrijë shumë i përqendruar, ( sidomos kur fjalia shtohet më informacione të kota ) , ndaj shpreh idenë tënde duke përdorur sa më pak fjalë dhe kalo te tjetra, mos u bëj si disa shkrimtarë të cilët kanë nevojë për një paragraf të tërë për të shprehur një nocion të thjeshtë qe mund te shprehje ne një fjali, sepse kështu ndodh qe kur lexuesi shkon në fund as që e mban mend më se për çfarë po flitej ne fillim e i duhet ose te lexoje fjalinë e pare për tu kujtuar çfarë po thoje, ose kalon direkt te paragrafi tjetër.

4- Pikat, presjet, kllapat, dy pikat, këto [ ] qe nuk e di si quhen. Janë të rëndësishme, vëri në vendin e duhur, e, për me tepër : mëso mirë edhe përdorimin e : dhe të ; .

5 Si thoshte ai…s’më vjen emri tani, ai francezi më ai i famshmi, thoshte kujdes kur citoni, jepini autorin meritën ndryshe do ju akuzojnë si hajdut

6 Mos abuzo me pikëçuditëset!!!

7 Kujtohu gjithmonw tw zwvendwsosh w me ë.

8 Mos krijo pika qe e çojnë lexuesin në nënshkrime*

9 Mos përdor formula shkurtese si p.sh p.sh apo etj etj.

10 Unë e di qe ne shqiptaret jemi nr. 1, është biles e kotë të përsëris këtë fakt sepse jemi the best, por mos u bej shume nacionalist kur shkruan.

11 Mos përdor numra për te ndare idetë e ndryshme që po shpreh.

12 Kotrollo gjithm me kujes ortorfine.

13 A kemi vërtet nevoje për pyetje retorike?

14 Mos e mbush shkrimet me ide filozofike, lexuesi mund të humbasi, kujto gjithmonë atë që thoshte Kant te Kritika e Logjikimit të pastër kur, duke kaluar përmes mundësisë edhe kushteve që te lejojnë te arrish në një përfundim, tregon detyrimisht edhe kufijtë e këtij duke qënë se çdo mendim në vetvete është edhe mohimi i një mendimi tjetër të pakrahasueshëm përderisa nuk është akoma i egzistueshem, pra kufiri jo vetëm si kufi por edhe si pamundësi për të konceptuar e për të shpjeguar ekzistencën e një jo-kufiri tjetër, kjo në të gjithë njohuritë ( edhe jo-njohuritë ) e mundshme. Pra, sa me pak filozofi.

15 Mondohu ti perdorje sa më mire foljet që fut ne mendimet që mendove.

16 – Cito sa më shumë, si thoshte Crumley, s’ka rëndësi nëse citimet s’të duhen gjë, cito për të provuar që ti ke lexuar shumë më shumë se lexuesi, s’ka rëndësi nëse ti informohesh te Wikipedia, provo që je superior duke gjetur ndonjë intelektual kilen të shekullit të 11 a ndonjë amerikan të vetëvrarë në moshën 12 vjeçare, kështu të gjithë do e kuptojnë që je shumë inteligjent e do të lavdërojnë.

* përveçse ne rastet kur këto janë vërtet të nevojshme

Archiviato in:Lart & Poshtë Tagged: keshilla per te shkruar
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=3642