Kryetari i bashkise se Tiranes shfajesohet per te mbuluar fajin

Klinton

Primus registratum
Kryetari i bashkise se Tiranes shfajesohet per te mbuluar fajin

Dje Edi Rama u gjykua per vjedhje te pasurise kombetare.
Sot te gjitha gazetat i bejne jehone, dikush e mbron dikush e hedh tutje, dikush ne menyre te kamufluar deshiron ta godase ne menyre fatale dhe patjeter kjo fryme antiRama ka dicka per te thene por te pathene deri me tash,brenda saj.
Ka vjedhur?
Po dhe opozita e ka deklaruar kete gje, ka prova, fakte qe e provojne katerciprisht.
Dje Edi Rama kishte per te kaluar proven e pafajesise por nuk arriti
Gjithe keto lloj deklaratash te tija sot ne gazetat e ndryshme shqiptare, tregojne se vete Rama dridhet duke bere obskurantistin.
Flet Edi Rama, mallkon opoziten mallkon gjithkend, nxjerr veten me demokrat se se vete opozitaret por nuk mund te shfajesojet sepse ai ka vjedhur dhe te vjedhesh, eshte nje krim i rende kombetar.
Asnjeriut ne Shqiperi nuk i ben pershtypje trafiku i zi i korrupsionit, tenderat e cfaredollojshem dhe cdo gje tjeter.
Edi Rama deshiron te beje karriere dhe eshte akoma i ri dhe ka ose kishte mundesi te shumta per te arritur shkalle me te larte ne hirearkine shteterore.
Sot me "shfajesimin" e tij deshiron te tregoje se eshte i pafajshem, nuk ka vjedhur, ka ditur te punoje per Metropolin shqiptar por e verteta eshte ndryshe zoti Rama.
Ju keni vjedhur sepse keni qene prane trafikanteve, ju kane marre nga jashte per tu bere dikushi dhe per ti sherbyer dikushit, keni share Shqiperine me humor ironik,keni quajtur ose keni etikuar shqiptaret e tuaj me epitete nga me te ndryshmet dhe sot deshironi te shfajesoheni.
Ju e dini fare mire se kryetari juaj ju ka perdorur si kocke per opoziten dhe nuk keni qene i zoti ti shkeputeni kockahedhesit.
Dje moret denimin e merituar dhe shfajesimet e tuaja jane nje gabim i dyte per te mbuluar ato te parat.
Jeni njeri i zgjedhur nga vota e popullit, populli ju ka mirebesuar voten e tij, ju e keqperdoruat.
Nuk keni injoruar nje apo dy njerez por ju keni injoruar nje elektorat te tere qe ju do si femijen e tyre.
Ju menduat se duke vjedhur do kishit mundesi te kryenit ritualin sensual dhe deri me sot ishit i kenaqur.
Por dje zoti Rama ju ra ndermend se ju keni akoma kohe per karriere dhe akoma kohe per ti sherbyer ketij populli.
Jeni vone sepse keni humbur.
Keni shperdoruar gjithshka qe ju besua nga populli dhe jo nga kockahedhesi.
Duhet te mbanit mend se Populli ju rivoton ndersa kokcahedhesi ju perdor ashtu sikur do.
Neqoftese jeni hajdut, ju duhet te pergjigjeni perpara organeve kompetente dhe duhet te mirrni denimin e merituar duke kthyer dhe parate e vejdhura.
Nuk eshte e vertete se ju jeni matesi i opozites dhe pozites dhe beni gabime fatale te permendni gjera te tilla per te mbuluar fajet.
Nuk jetojme kohen e diktatures sepse sot ka demokraci dhe koha e internimeve ka vdekur nje here e mire.
Sikur te ishit i paster, sot ju do kishit mbrojtjen e opozites, mirepo ju ngaterroni kohet me te cilat jetojme.
Nga ju kane shume te tjere per te mesuar.
Le te beheni mesimi i pare i atyre qe vjedhin jo vetem ne bashki por edhe ne qeveri.
Te genjesh nje elektorat dhe nje popull do te thote nje mashtrim i hapur dhe pandergjegjshmeri
Por neqoftese vjedh ate elektorat dhe ate popull cfare duhet te meritoje nje njeri i tille.?
Gjithshka duhet te filloje nga ju zoti Rama dhe duhet te perfundoje me kryeministrin shqiptar i cili sot ndodhet ne Irlande per te pare ndeshjen e kombetares tone me ate irlandeze.
Ku i gjen parate ky kryeminister per te bredhur anembane botes nderkohe qe populli i tij po vdes urije dhe nga kriminaliteti?
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Kryetari i bashkise se Tiranes shfajesohet per te mbuluar fajin

tema mbyllet sepse ekziston nje tjeter teme qe merret me Edi Ramen
 
Top