alinos
Forumium maestatis
Kryeministri i Kosoves jep doreheqjen
Sipas VOA ne shqip
Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi dha dorëheqjen, pas trysnisë nga partia e tij. Burime politike thonë se zoti Kosumi ishte vënë përballë kritikave në rritje nga koalicioni qeveritar, i cili e konsideronte atë si një udhëheqës të paefektshëm.
Zoti Kosumi ishte një figurë e rëndësishme në bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës.
Ligjvënësit në Kosovë e zgjodhën marsin e kaluar zotin Bajram Kosumi në postin e kryeministrit. Ai zëvendësoi Ramush Haradinajn, i cili dha dorëheqje nga posti i kryeministrit pasi ndaj tij u ngritën akuza nga Gjykata e Hagës për krime lufte.
Siaps Mitrovicapress
Pritet që në mënyrë të njejt të veprojë edhe kryeparlamentari Nexhat Dac
Partnerët e koalicionit, në disa zhvillime dramatike, kërkuan sot dorëheqjen e kryeministrit Kosumi dhe të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit.
Vetëm disa orë pas vendimit të AAK-së për ndërrime në kreun qeverisës, kryeministri, Bajram Kosumi ka dhënë dorëheqje nga posti të cilin e ka ushtruar deri më sot.
U njoftua se në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, me shumicë absolute të votave, është kërkuar edhe dorëheqja e kryeparlamentarit Nexhat Daci.
Po ashtu bëhet e ditur se partnerët e koalicionit qeverisës kanë propozuar Agim Çekun për postin e kryeministrit dhe Kolë Berishën për postin e kryeparlamentarit.
Ka njoftime se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për postin e kryeministrit të Kosovës do ta propozojë gjeneral Agim Çekun, aktualisht komandant i TMK-së. Ndërsa LDK-ja ka vendosur që në vend të Nexhat Dacit ta kandidojë nënkryetarin aktual të partisë, Kol ë Berishën.