Kriza Greke dhe Tre Mësime

Albforumi

Primus registratum
Kriza Greke dhe Tre Mësime

Kriza Greke dhe Tre Mësime

Saimir Sinanaj
Asnjëherë një krizë e një vendi nuk ka qenë objekt kaq i gjallë diskutimesh botërore se sa kriza greke. Çdo krah politik, ekonomik, ideologjik gjeti rastin për të shprehur pikëpamjet e veta mbi kapitalizmin si rend, sistemin finanaciar, globalizmin, Bashkimin Evropian, euron dhe monedhat vendase, Wall Street, valën kineze të eksporteve, NATO-n, Rusinë, botën arabe, hebrenjtë, emigrantët etj. Një pjesë e mediave perëndimore e trajtuan shumë herë krizën greke si një krizë të Evropës Jugore. Disa thjesht u mjaftuan duke i gjetur rrënjët e kësaj krize në mentalitetin ballkanik.

Në fakt, duhet pranuar se asnjë nga këto diskutime nuk ishte jashtë teme. Për shembull sot pranohet përfundimisht pothuajse nga të gjithë se liberalizimi, inisiativa private dhe ligjet e tregut janë të domosdoshme, por jo të mjaftueshme për të siguruar zhvillimin ekonomik dhe paqen sociale. Në vija të trasha ekzistenca e krizave provon padyshim faktin se thelbi i kapitalizmit ka nevojë  herë pas here për korrigjime të kujdesshme, joradikale.
Një  hollësi e tillë plot kuptim do të ishte rishikimi i politikës të shpërndarjes së bonuseve qindra milionëshe të golden boys të financave (shih Goldman Sachs, Lehman Brothers dhe Royal Bank of Scotland). Ndërsa një korrigjim më thelbësor do të ishte krijimi i mekanizmave dhe kuadreve ligjore që dobësojnë monopolet dhe sigurojnë ambiente të shëndetshme të konkurrencës në kuadrin e tregut të lirë.

Kriza greke e gjeti në mënyrë të pajustifikueshme Evropën të papërgatitur. Hezitimi gjerman për të mbështetur një vënd të zonës së euros ishte fatal. Gjermania në fakt, duke dashur të ndëshkonte Greqinë që kaq kohë mashtronte Evropën me statistika të rreme, ndëshkoi gjithë Evropën (shumë analistë panë pas vonesës gjermane, dëshirën e saj për dobësim të euros, gjë që solli shtimin e eksporteve gjermane). Për më tepër, orgjia e spekulantëve në kurriz të bonove greke është pa pararendës.

Deficiti buxhetar aktual i Greqisë është rreth 13% e prodhimit kombëtar bruto. Borxhi  i   Greqisë është rreth 130% e prodhimit kombëtar bruto, ose në shifrën absolute rreth 330 miliardë euro. Së bashku me borxhin e brendshëm të qeverisë greke detyrimet ndaj kreditorëve shkojnë rreth 400 miliardë euro.

Në rast se kësaj shume i shtohen edhe deficitet e Arkave te Sigurimeve Shoqërore (IKA, TEBE etj) që është i rendit të 450 miliardë euro si edhe 280 miliardë euro që familjet dhe ndërmarrjet greke i kanë borxh bankave, shuma totale është vërtet astronomike: 1.200 000 000 000 euro. Që të mos lodheni i kam numëruar unë zerot: janë një biliard e dyqind miliardë euro!!!

Por Greqia shqetësohet vetëm për pjesën e parë të borxhit: rreth 400 miliardë euro. Të ardhurat buxhetore të Greqisë për vitin 2010 do të jenë sipas një skenari optimist rreth 60 miliardë euro. Nga këto rreth 40 miliardë euro shkojnë për pagesat e interesave të borxhit të  jashtëm: 20 miliardë mbeten për të mbuluar nevojat e sektorit publik (rroga, pensione, shpenzime operative, kompensime etj,etj). Në fakt, nevojat janë më të mëdhaja se sa kjo shifër. Kështu që shteti qoftë edhe për të blerë një karrige zyre duhet të marrë borxh. Kuptohet që ka vetëm nje rrugë: të pakësojë shpenzimet në mënyrë drastike. Që do të thotë kryesisht ulje të rrogave dhe të pensioneve, pakësim të numrit të të punësuarëve në sektorin publik. Për më tej kjo do të sjellë, përveç trazirave dhe shpërthimeve shoqërore, rritje të papunësisë, dobësim të forcës blerëse, venitje të tregut çka do të sjellë pashmangshëm rënien e të ardhurave shtetërore nga taksat direkte dhe indirekte, pra do të lindë vetvetiu nevojën për borxhe të reja. Duke marrë borxh nga bankat vëndase (të huajat ose nuk japin,ose japin me interesa astronomike) shteti u heq mundësinë këtyre të fundit të qarkullojnë para në treg nëpërmjet kredive. Krijohet kështu njëfarëlloj cikli i mbyllur, një vorbull thithëse që e tërheq anijen-ekonomike të vendit drejt mbytjes, drejt shkatërimit të plotë.

Për fat të mirë, Greqia nuk është e vetme në këtë Golgotha. Një koordinim i Mekanizmit Evropian të Mbështetjes dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar i kanë rritur ndjeshmërisht shanset e Greqisë  hëpërhë për të mos falimentuar dhe në një fazë të mëvonshmë të mbushur plot sakrifica dhe përpjekje për të dalë nga vorbulla e verbër e krizës.
Por ajo që na intereson ne  shqiptarëve janë mësimet që dalin nga kriza greke. Vërtet si arriti ky vend i vogël të krijoje një borxh kaq të madh? Si i bindi partnerët evropiane se ishte aleat i besueshëm ekonomik? Si i bindi bankat e huaja ti jepnin aq shumë borxhe saqë sot falimentimi i Greqisë mund të sjellë falimentimin e sistemit bankar të BE dhe të vetë të monedhës së përbashkët? Për të ilustruar korrupsionin total në të cilën ishte përfshirë qeveria dhe shoqëria greke do të sjell shkurtazi dy shëmbuj:

OSE është ndërrmarrja shtetërore e hekurudhave në Greqi. Në vitin 1997 OSE bleu nga Siemens 9 lokomotiva elektrike per 37 milionë euro. Gjithë porosia e OSE ndaj firmës gjermane ishte për 26 lokomotiva elektrike kundrejt 100 milionë euro. Të 9 lokomotivat e para u ndryshken në stacionet hekurudhore të Greqisë për arsyen e thjeshtë se Greqia në atë kohë kishte vetëm 60 km rrjet hekurudhor elektrik. Sipas vetë planit të OSE rrjeti elektrik hekurudhor do të ishte gati jo më parë se sa viti 2006. Në fakt edhe sot e kësaj dite rrjeti elektrik nuk është gati akoma. Por përveç 100 milionëve për lokomotiva Greqia nënshkroi një kontratë 300 milonëshe për vagonat elekrikë që do të tërhiqeshin nga trenat elektrikë në një rrjet elektrik hekurudhor që NUK EKZISTONTE! Kulmi është se ndërkohë Greqia blinte ose merrte me qera lokomomtiva me naftë nga Bullgaria për të shërbyer programin e udhëtimeve!

Drejtësia gjermane zbuloi se për të fituar këtë kontratë me OSE kolosi gjerman Siemens dha rryshfete prej 9 milionësh euro. Vetë ministri i atëhershëm i komunikacioneve Tasos Mandelis pranoi së fundi se kishte marrë një ndihmë elektorale prej 200.000 eurosh nga firma gjermane. Por për fat të keq korrupsioni në Greqi nuk ishte vetëm problem i pushtetit. Le të shohim rastin e dytë:

Një nga politikat e brendshme të B.E. konsistonte në dhënien e kompensimeve për profesione dhe produkte të caktuara. Ideja ishte të mos zbrazeshin nga bujqit zonat e varfra rurale të B.E dhe njëkohësisht të mos zhdukeshin nga tregu evropian disa prodhime rajonale. Greqia është vendi më i varfër i B.E. (para valës lindore të antarësimeve) dhe ekonomia e saj mbështetet në tre kolona: turizmin, bujqësinë dhe blegtorinë. Duke qënë skaji më jugor i B.E kishte fatin që disa nga produktet e saj si p.sh. vaji i ullirit, agrumet, djathrat (kryesisht feta), perimet e Kretës, pambuku, duhani etj. të ishin të kërkuara në Evropë. Procedura e krijuar nga autoritetet greke linte hapësira të mëdhaja për deklarime të rreme sipërfaqesh të kultivuara, aty ku kompensimi bëhej në bazë të siperfaqes, për rendimente të pabesueshme kur kompensimi bëhej në bazë të peshës, për mijra kokë dele dhe për miliona rrënjë ullinj kur kompensimi bëhej në bazë të numrit të njësive prodhuese.

Kjo solli si rezultat raste si ai i disa bujqve grekë të Viotisë që për pambukun e kultivuar  në faqe mali(!!!) morën brenda një viti si kompensim shumën e 200.000 eurove. Në Kretë për të deklaruar sa më shumë kokë dele blegtorët i huanin tufat njëri tjetrit ditën e deklarimit ose në rastin e një kontrolli të mundshëm.

Deklarata më domethënëse është ajo e një zyrtari evropian mbas një kontrolli të shifrave që kishin deklaruar bujqit e rajonit te Trikalës në fushën thesalike: Me sa duket Thesalia është fushë me kate, sepse sipërfaqja e kultivuar është më e madhe se hapësira gjeografike!. Anekdotë apo jo kjo thënie konturon në mënyrën më lakonike përmasat e gostisë që ishte shtruar me fondet evropiane. Për një periudhë të gjatë kohe kompesimet evropiane përbënin gati gjysmën e të ardhurave të një familje bujqësore në Greqi. Por në vend që këto para të bëhëshin traktorë u bënë BMW dhe JEEP-a.
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1469

Top