Kritikë e leximit qëllimisht mistik të neoliberalizmit

Albforumi

Primus registratum
Kritikë e leximit qëllimisht mistik të neoliberalizmit

Kritikë e leximit qëllimisht mistik të neoliberalizmit

(Përgjigje ndaj Adri Nurellarit)

Arbër Zaimi

Në shkrimin e vet Kritikë ndaj kritikëve të pandershëm të neoliberalizmit Adri Nurellari ankohet se në Shqipëri e në Kosovë ekonomia dhe politika nuk po ndjek një model kapitalist neoliberal. Ata që Nurellari i quan socialistë, e kritikokan këtë sistem në mënyrë të pandershme, duke e kategorizuar paradigmën qeverisëse si liberalizëm e duke ndotur kështu imazhin e mendimit orthodoks liberal, mendim të cilin Nurellari e prozeliton në mënyrë krenare, duke u vetëquajtur një liberal i pandreqshëm.

Për të treguar se strukturimi ekonomik në Kosovë e në Shqipëri nuk po ndiqkërka binarët liberalë Nurellari thërret në lojë Adam Smith-in, një nga baballarët e liberalizmit klasik, një filozof i politikës dhe i moralit që ka shkruar plot dy shekuj më parë, në Britaninë e Madhe. Në leximin që liberali radikal i sotëm i bën babait të liberalizmit vë re, me të drejtë, që strumbullari i filozofisë së Smith-it, ideja fikse e tij, ishte liria të cilën natyrisht që ai e interpreton si liri të sipërmarrjes, liri të hyrjes në marrëdhënie me forcat e prodhimit. Nurellari shkruan:

Smithi nuk nxjerr argumente në favor të interesave të sipërmarrësve borgjezë apo aristokratëve të fuqishëm, por flet për një sistem të mbështetur tek liria, që më së shumti do të ndihmonte të varfrit. Sipas tij, ekonomia e udhëhequr prej dorës së padukshme të tregut, do të bënte të njëjtën shpërndarje të produkteve që ishin të nevojshme për jetën, që do të ishin bërë sikur bota të ishte ndarë në porcione të barabarta mes banorëve dhe në këtë mënyrë pa e patur synim, pa e ditur, avancon interesat e të gjithë shoqërisë.

Një lexim kaq mistik gjithsesi nuk lë pa evidentuar shqetësimin moral të Smith-it për njeriun, që bazohej tek ajo çka vetë britaniku e quante simpati humane. Gjithashtu dalin qartë dy nocione të rëndësishme për filozofinë liberale, dora e padukshme e tregut, një lloj deus ex machina që operon në mënyrë mistike (megjithëse jo dhe aq, siç tregojnë studimet e avancuara të ekonomistëve modernë, të cilët Smith-i natyrisht nuk kishte nga ti njihte) dhe nocioni tjetër qendror bashkë me lirinë – barazia. Liberalët e parë, kryesisht humanistë, e kanë diskutuar gjatë se cila prej këtyre dy nocioneve është më e rëndësishmja, e pikërisht këtu ata ndahen nga studiuesit e filozofisë në dy grupe, të ashtuquajturit Liberalë Francezë, të përqendruar më shumë tek diskutimi i një shoqërie pa barriera, pra më të barabartë dhe Liberalët Britanikë, që ishin më pragmatistë në diskursin e tyre, dhe fokusoheshin tek liria e individit për të vepruar e për të qenë i suksesshëm, kryesisht në fushën e shkëmbimeve tregtare, pra ekonomisë. Kjo ndarje fillestare që reflektohet ende sot është pasojë e diferencës së dy botëkuptimeve të farkëtuara në dy vende që ndryshonin historikisht e politikisht dhe ende ndryshojnë.

Nurellari natyrisht i referohet linjës së liberalëve klasikë britanikë dhe siç shkruan tek paragrafi i cituar më sipër, pretendon se Smith-i shqetësohej më së tepërmi për barazinë e ia kish gjetur ilaçin kësaj pune tek liria e sipërmarrjes, kjo do të bënte që bota, pa e ditur as vetë, do të zgjohej një ditë e barabartë. Nuk ka vlerë ti bësh kritikë këtij besimi naiv, sepse kritikat ky lloj argumentimi ekonomik i ka marrë që në të gjallë të Smith-it, nga një tjetër britanik, klasik i ekonomisë, David Ricardo, i cili me të drejtë vuri re se Smith-i nuk e parashikonte në filozofinë e tij morale dhe ekonomike as barrierën ndaj lirisë që quhet pronësi, as konfliktin klasor (vini re, Ricardo nuk mund të akuzohet si marksist, se ka shkruar para se të lindte filozofi nga Trieri).

E kështu me radhë, Smith-it dhe mendimit liberal ekonomik i janë bërë shumë kritika, nga të cilat është e rëndësishme të përmendet ajo që ka të bëjë me lirinë pra sa të interesuar janë partizanët e tregut të lirë tek liria? Që ta sjellim në ditët e sotme, sa e lirë dhe e barabartë do të qe Shqipëria apo Kosova në një treg ndërkombëtar të supozuar krejtësisht liberal, në rast se hyn në marrëdhënie me një superfuqi, fjala vjen ShBA-të? Thelbi i lirisë që rrjedh prej tregut është aftësimi i subjektit që të përfitojë prej avantazheve të veta krahasuese, por cilat do të ishin avantazhet krahasuese të këtyre vendeve shpërpjesëtimisht të vogla krahas superfuqive? Duke mos patur përgjigje për këtë dilemë, liberalët sugjerojnë zhdukjen e kufijve, dhe krijimin e tregut global, si lirues final. Por dilema mbetet e vlefshme edhe në rastin e heqjes së kufijve, sa i barabartë është individi i varfër përballë individit të pasur, sa i lirë është ai në marrëdhëniet ekonomike në një treg të hapur ku operojnë, fjala vjen, korporata (që me ligj njihen si persona)?

Kritika e mendimit klasik liberal të Smith-it nuk do të kishte asnjë lloj rëndësie, po të mos qe për atë çfarë ka ndodhur historikisht, dhe këtu po hap një parantezë sa për të sqaruar diçka në lidhje me kritikën e mendimit, apo vetë mendimin dhe impaktin e tij në praxis-in politik. Shumë shkurt, duhet të sqaroj se pikëpamja ime për mendimin, për idetë e për ideologjinë është materialiste-marksiste – gjithë bota e ideve dhe e mendimeve reflekton realitetin ku jeton e punon autori, marrëdhëniet sociale e ato të pushtetit etj. dhe gjithçka mund të shpjegohet duke vetëm duke u nisur nga një event real. Ndërkohë qasja që Nurellari bën në shkrim është tipike idealiste, ai evidenton konceptin e lirisë, e përqas lirinë si një lloj universaleje të qenies, tek e cila rrekim të shkojmë të gjithë ne individët e paplotë. Prandaj dhe e quaj mistik leximin që Nurellari i bën Smith-it (që nga ana e vet, me gjithë difektet që kishte në mendimin e tij, nuk mund të quhet idealist). Nuk është Smith-i që shpiku kapitalizmin apo tregun, por e anasjellta. Smith-i thjesht sugjeroi qe heqja e barrierave qeveritare do të ndikonin në çlirimin e njeriut. Qëllimi i tij qe humanist, siç e ka dashur dhe trendi në kohën e vet. Por, dhe këtu e mbyll parantezën, historia i ofron filozofëve vetëm këto dy mënyra për praktikimin e ideve të tyre, ose të ushtrojnë impakt politik (kjo ndodh në rastin kur shtresa të caktuara përqafojnë një filozofi si motus, kjo ndodh rrallë dhe shenjon revolucione), ose të përdoren për të forcuar pushtetin e elitave që zgjedhin të përdorin këtë apo atë filozofi. Ky i fundit është rasti me liberalizmin.

Në bazë të konfiguracioneve të ndryshme politike e historike elitat (kryesisht elita ekonomike) kanë zgjedhur të ndikojnë politikën duke e bërë të përqafojë filozofi të ndryshme dhe paradigma të sojsojshme ekonomike, sidomos që prej shekullit të XX, kur avancimi teknologjik shkaktoi evoluim në marrëdhëniet e prodhimit dhe në vetë marrëdhëniet shoqërore e ekonomike dhe u bë e domosdoshme që shoqëria të kontrollohej ideologjikisht deri në mikrodetajet e të gjitha dimensioneve. Si shembull mund të marrim perëndimin, meqenëse ky mbijetoi në garën për jetëgjatësi, më saktësisht SHBA-të, si shenjues të perëndimit, në mos të gjithë globit që po perëndimizohet. Në vitet 30, pasi e pa veten të rrezikuar prej një krize ekonomike që mund të nxiste konflikt klasor (siç analizoi në atë moment Keynes-i), Roosevelt-i me New Deal-in zgjodhi ti vinte fre lirisë ekonomike që krijoi shformime sociale, truste, mbiprodhim e inflacion. Më pas edhe Lyndon Johnson i ripërtëriu politikat keynesianiste pas rrudhjes ekonomike të fundviteve 50, me Great Society-n e vet. Por a ishin këto dy reforma përqafime popullore të filozofisë ekonomike të Keynes-it? Natyrisht që jo, keynesianizmi nuk qe një realizim ad litteram i asaj çka shkroi e mendoi ekonomisti britanik, të gjithë e kuptojnë se këto reforma shërbyen vetëm për të zbutur konfliktin social. Që të parafrazoj historianin David Harvey, paradigmat ekonomike e politike kur gërshetohen me nevojën për të rikthyer, apo për të forcuar eli
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1294

Top