Kristi Progri, e treta Mozilla Rep në Shqipëri

admin

Administrator

Shkrimi i mëposhtëm është nga Kristi Progri, Mozillian, anëtare bordi në Open Labs, si dhe 1 nga 3 përfaqësues të Mozilla-s në Shqipëri.​

OSCAl-600x341.jpg

Nuk e di sesa shpesh mund t’ju ketë ndodhur që të keni pritur me padurim që të vinte një moment që aq shumë e keni deshiruar, që një dëshirë t’ju realizohej, apo dikë të takonit.Por jam e sigurt që të gjithe ata që e kanë patur fatin të provojnë një ndjesi të tillë, janë ndjerë më shumë se të lumtur.
E njëjta gjë më ndodhi mua në fund të vitit të vjetër e fillimi I vitit të ri.

Me një e-mail shumë të thjesht dhe shume kurajoz me erdhi përgjigja se tashmë isha dhe unë pjesë e familjes së madhe të Mozilla Reps, përfaqësuesve të Mozilla-s.
Jam e para femër që ka marrë mbi supe një pozitë të tillë në Shqipëri dhe bashkë me Elio Qoshi dhe Redon Skikuli, bëhëmi plot 3 persona që e përfaqësojmë Mozilla-n në Shqipëri.
Çfarë ja vlen të përmendet është se nuk na bashkon thjesht dëshira për të promovuar apo nxjerrë në pah vlerat dhe karakteristikat që e karakterizojnë gjigandin e teknologjisë, por ajo ëfarë vërtet ka rëndësi për tu përmendur është se jemi mbledhur njerëz që janë dashuruar më filozofinë e saj, me bazat mbi të cilat ngrihet e zhvillohet, e rritet dita ditës.
Po bëj një përmbledhje të shkurtër për të treguar rëndësinë e të qënurit Rep në ngritjen e komunitet dhe në formimin e individit si tërësi.

Detyra jonë kryesore është të inkurajojmë, të motivojmë, dhe të mbështesim në çfarëdo lloj forme krijimin e një komuniteti me Mozillian por dhe individë të caktuar të cilët duan të kontribojnë dhe të zhvillojnë akoma dhe më tej ideologjinë e komunitetit, njerëz që janë të gatshëm e të zellshëm për të kontribuar në përmirësimin e një Web-i të hapur.
Përsa I përket ndikimit në komunitet, ka me të vërtet një ndikim shumë të madh, pasi ashtu si dhe viruset, një ide aq e rëndësishme në shoqëri apo dicka që shfaqet për herë të parë qarkullon me një shpejtësi marramendëse.

Open Labs, organizata e parë e cila promovon Free Libre Open Source në Shqipëri solli atë që quajmë risi për vendin tonë, shumë ndryshe nga cdo organizatë tjetër.
Impakti që krijoi në shoqëri bashkë me implementimin e projekteve si Wikipedia, LibreOffice, Arduino etj. si dhe veçanërisht Mozilla, solli një dimension tjetër në perceptimin e Web-it dhe përforcimin e kësaj filozofie dhe metodologjie.
Detyra e një Rep-i është të krijojë një ambient gjithëpërfshirës, të përfshijë sa më shumë njerëz, e t’iu tregoj se cfarë është më e mirë për ta e për për eksperiencën e tyre në Web, dhe pse Firefox, si shfletues i lirë dhe me kod burim të hapur, luan një rol madhor në jetën tonë.
Njerëzit duhet të gjejnë në zemrën e tyre, pasionin, dëshirën e vullnetin për t’i përmirësuar gjërat, duhet të gjejnë liderin I cili mund të ngrejë një komunitet e të ndihen të sigurt se në fund të gjithë do ia dalin.

“ Më thuaj cfarë shfletuesi përdor, të të them kush je.”
Nësë përdor Firefox, do të thotë se je I sigurt, I hapur në mendime, transparent dhe I qartë. Do të bësh atë kompromis duke përdorur shfletues të tjerë të mbyllur?
Nuk ngelet asgjë tjetër të themi, veçse: Choose Wisely

Artikulli i plote...
 
Top