KRIMINALIZIMI I LUFTËS PËR LIRI DHE I ASPIRATËS PËR BASHKIM KOMBËTAR

Këto po u ndodhin vetëm shqiptarëve. Këto shqiptarëve po u nodhin në një kohë kur serbët e sllavomaqedonasit përkëdhelen edhe pse pushtetarët, politikanët, ushtarakët, parushtarakët dhe civilët e tyre kanë ushtruar genocid të pashembullt për shumë kohë mbi shqiptarët dhe vazhdojnë të bëjnë kërcënime cinike edhe sot. Shqiptarëve po ua kriminalizojnë edhe luftën për lri edhe aspiratën për bashkim kombëtar, edhe pse serbët e maqedonasit vazhdojnë të këmbëngulin në politikën e tyre agresive e kolonialiste kundrë shqiptarëve.
Por e keqja më e madhe është se përveç serbëve e maqedonasve, përveç disa diplomacive, mekanizmave e funksionarëve ndërkombëtarë prangosjen e luftës së shqiptarëve për liri dhe kriminalizmin e aspiratës kombëtare shqiptare për bashkim kombëtar po e bëjnë edhe vetë mekanimza të caktuara shqiptare me bekimin ose me nxjtjen e politikave zyrtare shqiptare.
Në Prishtinë luftëtarët shqiptarë të lirisë ndëshkohen më rëndë se kriminelët serbë në Hagë
Në Kosovë sapo është dhënë nga disa gjykatës ndërkombëtarë vendimi për dënimin drakonian të Komandant Remit të njësive të UÇK-së në zonën e Llapit gjatë luftës kundër ushtrisë pushtuese serbe dhe të tre shokëve të tij. Katër ish pjesëtarë të UÇK-së në luftën për liri dhe për pengimin e genocidit serb e të spastrimit etnik serb kundër shqiptarëve, për ndalimin e të cilit u desh të ndërhynte ushtarakisht edhe NATO, “dekorohen” me 45 vite burg ( heqje lirie). Ja dhe një paradoks që u ndodh vetëm shqiptarëve : “ u hiqet liria” nga drejtësia ndërkombëtare sepse kanë luftuar për lirinë që ua solli vet ndërhyrja ushtarake ndërkombëtare. Vetëm komandant Remi duhet të paguajë haraçin e 17 viteve burg meqenëse iu desh si shumë të tjerëvet të merrte armët e të dilte në luftën për lirinë e popullit të tij e të tokës së tij. Shpërblim më cinik nuk mund të ketë për njeriun që ngrihet në luftën për liri.. Kjo është njësoj ssi t’i japësh të drejtë Milosheviçit kur pretendon se edhe ata që bënë e drejtuan luftën kundrë Serbisë në emër të NATO-s duhen gjykuar e dënuar për krime. Dhimbje më të madhe dhe fyerje njëkohësisht nuk mund të ketë për një popull kur sheh se po i prangoset lufta për liri dhe kjo bëhet në emër të “drejtësisë ndërkombëtare” e për kënaqësinë e agresorëve dhe kriminelëve që deshën ta zhbinin këtë popull nga faqja e dheut.
Për absurditetin juridik të arrestimit, inkriminimit, gjykimit e dënimit të Komandant Remit e shokëve të tij kanë folur e do të flasin avokatët mbrojtës, specialistët e drejtësisë që kanë ndjekur nga afër të gjitha ndodhitë e procedurat. Ata tashmë e kanë informuar opinionin publik se gjithçka është e padrejtë, absurde, tendecioze, qëllimkeqe. Detyra e analizës politike, e pasqyrimit publicistik për ndodhi të tilla është të tërheqë vemendjen në faktin se kemi të bëjmë jo thjesht me nëpërkmëmbje të të drejtave e lirisë së disa individëve, por me një dhunë morale e politike ndaj popullit për të cilin ata luftuan , se kemi të bëjmë me shprëblim për agresionin e agresorët kundër të cilëve ata morën armët..
Politika shqiptare në Kosovë e Tiranë ra në pozita kapituluese kur u arrestuan Remi e shokët e tij, gjoja se kështu e donte puna për të marrë me të mirë faktorët ndërkombëtarë. Prandaj edhe tani që ata po dënohen aq rëndë, shumë më rëndë se kryekriminelët serbë në Gjkykatën e Hagës, kjo politikë shqiptare nuk del dot nga mefshtësia. Ndërsa gjykata na dha provën e asaj që ishte e qartë qysh në fillim se ndërkombëtarët që kurdisën këto veprime kishin synim të përlynin me akuza për kriminalitet vet UÇK-në dhe luftën për liri që bënë shqiptarët, kërkonin të vinin shenjën e barazimit midis luftës agresive të Serbisë e luftës çlirimtare të shqiptarëve. Ky synim doli edhe më në pah me akuzat e arrestimet e shqiptarëve për t’i paraqitur përpara gjyqit të Hagës.
Pra, dënimi i Remit e të tjerëve është vula përfundimtare se në pranga duan të venë luftën e shqiptarëve për liri. Me këto dënime po paralajmërohen shqiptarët se sido që të vijë puna për ta, edhe sikur faktorët ndërkombëtarë të pajtohen me një rikthim të sovranitetit faktik, policor e ushtarak të Serbisë në Kosovë, shqiptarët nuk duhet të mendojë e guxojnë më të rrëmbejnë armët se përfundojnë në pragnat e drejtësisë ( politikës) ndërkombëtare. Dënimi i Remit është prangosje e luftës për liri, por është edhe marrje peng e politikës shqiptare në rast se kjo do të pajtohet më këtë zhvillim të ngjarjeve. Parrula “poshtë rezoluta 1244” që mbanin në duar protestuesit kundër dënimit të Remit e shokëve të tij duket të zgjojë nga gjumi dhe të nxjerrë nga ëndrra e gomarit politikën shqiptare sa nuk është bërë tepër vonë.
Në Tiranë kriminalizohet aspirata kombëtare shqiptare për bashkimn
Ndërsa në Prishtinë gjykatës ndërkombëtarë prangosin e shpallin kriminale luftën e shqiptarëve për liri kundër pushtimit e robërimit të huaj “drejtësia” shqiptare në Tiranë po përpëlitet në ethet e zellit të tepruar politik që të gjejë “arsyetime” për të mbështetur akuzën se Gafurr Adili, nga Kërçova, i arrestuar para pak kohësh duhet mbajtur në burg, gjykuar e dënuar për krime për të cilat askush nuk është akuzuar deri tani, për “nxitje të urrejtjes midis racave, feve dhe etnive të ndryshme”.
Adili është ndaluar dhe arrestuar se “kishte hyrë në mëyrë të paligjëshme në Shqipëri”, se “bënte kontrabandë armësh”, se “po përgatiste akte terroriste kundrë FYROM-it” nga territori i Shqipërisë. Akuzat duket që qëndrojnë në hava sepse edhe sllavomaqedonasit e ruajtën veten nga implikimi në miratimin e këtyre akuzave dhe nuk pranuan propozimin nga Tirana për ekstradimin e Adilit në FYROM që supozohet se është shteti kundër të cilit janë drejtuar veprimet e planet e Adilit.
Adili u arrestua edhe sepse qenka një drejtues i AKSH-së që ka në programin e saj politik kërkesën e luftën për bashkimin e kombit shqiptar, çka për ata që janë për ndëshkimin politik e ligjor të Adilit përbën mëkatin e quajtur “Shqipëri e Madhe”. Kështu me arrestimin e Adilit u përforcua zhurma edhe kundër AKSH-së që natyrisht shkon bashkë me zhurmën kundër aspiratës së shqiptarëve për bashkim kombëtar. Praktikisht si njerëzit e politikës dhe ata të drejtësisë shqiptare që i bëjnë trajtim të tillë çështjes së Adilit dhe të AKSH-së kriminalizojnë vet aspiratën e shqiptarëve për bashkim kombëtar. Gafurr Adilit vetëm i qëlloi fati të bëhet kurban i parë në përurimin e kësaj strategjie politiko-ligjore për përndjekjen me dënime me burgim të gjithë atyre që do të kërkojnë bashkim kombëtar.
Kjo sjellje mund të kthehet në një krim tjetër kombëtar që përgatitet e kryhet në emër të dispozitave të të drejtës pozitive, por që bie ndesh me të drejtën natyrore të kombit shqiptar për vetvendosje. Ky do të ishte një interpretim i mbrapshtë apo zbatimi arbitrar në sens të kundër të ndonjë dispozite ekuivoke kushtetuese ose dispozite të Kodit Penal që zakonisht vihen në tekstet ligjore vetëm për demagogji. Por, ato dispozita që vihen zakonisht për demagogji në gjithë vendet demokratike në Shqipëri mund të kthehen lehtë e papritmas në vargonj juridikë për mendimin e lirë, për aspiratat e shenjta kombëtare që të mbështetet një politikë kapitulante para sulmeve antikombëtare që ndërmerren nga jashtë Shqipërisë.
Nuk mund të ketë veprim më të mbrapshtë se sa të tentosh të kriminalizosh aspiratën e shqiptarëve për bashkim kombëtar pas kaq dekadash vuajtje të pashembullta të kombit shqiptar të copëtuar e të pushtuar nga fqinjët dhe të nëpërkëmbur nga politika e diplomacia ndërkombëtare. Tani duket qartë se armiqtë e kombit shqiptar po e ndjejnë se po bie efekti i mashtrimeve e demagogjisë për të mbajtur shqiptarët të ndarë, për të larguar shqiptarët nga kërkesat e aspiratat e tyre të shenjta për bashkim kombëtar. Prandaj duket se në shtabet më të egra antishqiptare është vendosur që të prangoset vetë ideja e luftës për liri dhe me ndihmën e “drejtësisë” në Shqipëri të fillojë inkriminimi ligjor i aspiratës për bashkim kombëtar.
Kriminalizimi i aspiratës për bashkim kombëtar nga Enveri tek Fatos Nano
Kriminalizmi i aspiratës për bashkim kombëtar, që po nis me “rastin e Gafurr Adilit ” dhe që paralajmëron të këqija shumë të mëdha për shqiptarët më vonë në qoftë se nuk frenohet pa filluar të përparojë si gangrenë juridike në jetën shqiptare, është shprehje e një politike antikombëtare që po vazhdon qysh nga hartimi i programit të parë të Partisë Komuniste të Shqipërinsë, sipas udhëzimeve të PKJ dhe diktatit të emisarëve të saj Dushan Mugosha e Miladin Popoviçi. Qysh atëherë komunistëvet të Shqipërisë dhe simpatizantëve të tyre u jepej direktiva e prerë “të ruheshin nga nacionalizmi”, dhe u thuhej sa për mashtrim qetësues se çështja e Kosovës do të zgjidhej mirë e bukur nga Jugosllavia dhe Shqipëria demokatike pas fitores mbi fashizmin. Si u zgjidh dihet mirë tani.
Në shkrimin “Lidhja shpirtërore e udhëheqësve shqiptarë me Dushan Mugoshën” ( gazeta “Panorama” në datat 17 e 18 korrik 2003) studiuesi Vasfi Baruti ka vënë në dukje se PKSH e falsifikoi rezolucionin e Konferencës së Pezës të vitit 1942. Nga pika ku shkruhej se duhej luftuar për një “Shqipëri të lirë, demokratike, të pandashme e të pavarur” u hoq fjala “e pandashme” që nëkuptonte Shqipërinë Etnike. Tashmë dihet mirë se si PKSH ( sidomos krahu i Enver Hoxhës) në presionin e jugosllavëve denoncuan marrëveshjen e Mukjes të vitit 1943 ku përcaktohej edhe qëllimi për të luftuar për Shqipërinë Etnike.
Në mesin e muajit Korrik 2003 Blendi Fevziu në studion e TV Klan kishte ftuar historianët Xhelal Gjeçovi, Paskal Milo, Muharrem Dezhgiu dhe studiuesin Ardian Klosi të debatonin rreth arsyeve të prishjes së marrëveshjes së Mukjes nga PKSH. Në lidhje për të dhënë mendime ishin edhe Xhemal Alimehmeti që kishte qenë i pranishëm në atë mbledhje si shoqërues i delegatëve të Ballit Kombëtar, Rrahman Parllaku kuadër i Ushtrisë Nac-çlirimtare dhe Vehab Shita nga Kosova. Mbrojtësit e vijës enveriste Xheçovi e Milo, këmbëngulën se shkaku kryesor i prishjes së marrëveshjes së Mukjes ishte se PKSH kishte në program të mos ndante pushtetin me askend, pra çështja kryesore ishte ajo e marrjes së pushtetit në Shqipërinë londineze pas luftës dhe jo zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare, ndonëse lufta emërtohej Nacional-Çlirimtare. Me këtë arsyetim ata përpiqeshin të shfajësonin në një farë mënyrë politikën anti-kombëtare të PKSH-së se gjoja nuk ishte shkak për prishjen e marrëveshjes së Mukjes pika mbi Shqipërinë Etnike por çështja e pushtetit ku PKSH nuk mund të bënte kompromis, se nuk e lejonte programi që kishte.
Edhe sikur të pranohet pa asnjë diskutim arsyetimi se për PKSH dhe Enverin shkak kryesor ishte lufta për pushtetin e tyre të pandarë me forca të tjera, përsëri kjo nuk e mënjanon çështjen e Shqipërisë Etnike si shkakun themelor për ballafaqimet midis komunistëve e nacionalistëve në Shqipëri. Sëpari edhe vet historiografët e rrymës enveriste japin argumentin se për PKSH dhe Enverin çështja e pushtetit, pra interesat partiake e klanore, kishin më shumë rëndësi dhe përparësi se çështja komëbtare. Sëdyti jugosllavët që dirigjonin gjithçka si shkak kryesor për të kërkuar që komunistët shqiptarë të mos ndanin pushtetin me nacionalistët kishin synimin që të impononin ripushtimin e Kosovës nga Serbia. Prandaj u duhej atyre që në Shqipëri të vinte në pushtet një parti komuniste e varur tërësisht nga ajo e Jugosllavisë.
Vasfi Baruti më 17 korrik 2003 u ka kujtuar edhe një herë shqiptarëve se Enver Hoxha deklaronte në Konferencën e Paqes në Paris më 1946 : “Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonë, Jugosllavisë’. Ky qëndrim zyrtar është përsëritur për dekada të tëra. Nuk mjafton botimi i disa dokumenteve nga arkivat e Moskës ku ku qenka dhe një letër e Enverit në vitin 1949 që i kërkon Stalinit ndihmë të marrë Kosovën për të përgënjeshtruar të vërtetën e mësipërme. Edhe nëse është e vërtetë që është dërguar një letër e tillë tërë qëndrimet zyrtare të PKSH-së e të Enverit kanë qenë deri në fund në përputhje me atë frazën e thënë në Konferencën e Paqes në Paris.
Letra që përmendet tani më shumë duhet parë si një nga ato taktizimet e Enverit për të forcuar pushtetin. Pra, kur i duhej të forconte pushtetin nëpërmjet Titos nuk e ngrinte çqështjen e Kosovës. Kur i duhje të forconte pushtetin nëpërmjet zemërimit të Stalinit me Titon përmendte Kosovën si garanci të gatishmërisë për të ndërhyrë kundër Titos. Pas daljes nga Traktati i Varshavës dhe pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë përsëri përmendte se shqiptarët e jugosllavët i kanë lidhur njëri tjetri plagët në luftë që Jugosllavia t’i shërbente si njëfarë mburoje nga rreziku sovjetik pas shpalljes nga Brezhnjevi të doktrinës së “sovranitetit të kufizuar” të vendeve socialiste për hir të mbrojtjes së sistemit socialist. Megjithatë ajo letra e Enverit që i kërkonte Stalnit mbështetje të merrte Kosovën më mirë të jetë shkruar, sepse të paktën na tregon se edhe Enveri e ka ditur se çfarë duhej të kërkonte në kuadër të aspiratave kombëtare. Ndërsa sot janë shumë më të këqinj se Enveri ata drejtues politikë në Shqipëri që nuk kërkojnë realizimin e kësaj aspirate kombëtare. Shumë më e keqe dhe më e rrezikshme është të tentosh të kriminalizosh sot nëpërmjet zbatimit abuziv të ndonjë neni demagogjik të legjislacionit penal shqiptar aspiratën më të shenjtë shqiptare për bashkim kombëtar.
Berisha dhe Nano krijuan sfondin e errët politik të kriminalizimit të aspiratës shqiptare për bashkim
Është shumë më keq sepse kushtet dhe zhvillimet ndërkombëtare janë të tilla që i shtyjnë shqiptarët edhe pa dashjen e tyre drejt bashkimit, sepse ka ardhur koha kur as diplomacia ndëkombëtare nuk mund ta mospërfillë çështjen shqiptare në Ballkan, që është bërë më e kompaktësuar se kurrë. Është më keq të kriminalizosh sot aspiratën kombëtare për bashkim sepse këtë aspiratë e kanë bërë të tyren dhe po e kërkojnë më këmbëngulje segmente të tëra të opinionit shqiptar, edhe pse politika dhe një pjesë e madhe e intelektualëv dallkaukë përpiqen të krijojnë përshtypjen e kundërt.
Në fillimet e lëvizjes demokratike në vitin 1990-91 aspirata për bashkim kombëtar u bë pjesë e programit tëkësaj lëvizjeje, pavarësisht se më pas Sali Berisha me shokë e lanë mënjanë këtë kërkesë në emër të “demokratizmit europian” të “integrimit europian”; pavarësisht se Berisha e Nano, PD e PS u bënë në një mendje se çështja shqiptare nuk do të zgjidhej me nacionalizmë, me bashkim trojesh etnike shqiptare por në kuadrin e “integrimit europian” që nënkupton ruajtjen e copëtimit shqiptar. PD këtë qëndrim e shpalosi fare hapur kur qeveria e saj refuzoi njohjen dhe rregjistrimin e Partisë Rimëkëmbja Kombëtare në vitin 1996 vetëm se në programin e saj përfshihej kërkesa për bashkim kombëtar dhe pranohej lufta e armatosur si rrugë për çlirimin e Kosovë e bashkimin e trojeve shqiptare.
Fatos Nano e PS një qëndrim të tillë e kanë shpalosur në çdo hap të tyrin politik, duke mallkuar Shqipërinë Etnike me të njëjtën forcë si serbët e grekët. Duke analizuar shpërthimet nervoze të Fatos Nanos kundër qëndrimve të reja të Arbër Xhaferrit për kotësinë e shteteve multietnikë në Ballkan dhe rëndësinë e shtetit kombëtar për shqiptarët analisti Andrea Stefani në shkriminetij “Nano, nacionalizmi dhe mafia” ( (“Panorama” 31 maj 2003) ka shkruar : “Në politikë dhe media kanë filluar të theksohen pohime që thuajse e barazojnë nacionalizmin me mafian. Një kontribut të veçantë për krijimin e këtij “identiteti” po jep kryeministri shqiptar Fatos Nano, duke deklaruar se kërkesat për krijimin e shteve etnike në Ballkan janë të frymëzuara nga interesat e mafias”.
Nëse do të shkonim me këtë logjikë të Nanos do të duhej të pohonim që të gjithë shtetet e Ballkanit tashmë janë shtete mafioze, pra edhe Serbia e FYROM-i që Nano do t’i ruajë si sytë e ballit se mos i shkatërrojnë shqiptarët. Po sipas arsyetimit të Nanos shteti më mafioz në Ballkan i takon të jetë ai që ka më për zemër Nano, Greqia, që nuk pranon as ekzistencën e pakicave kombëtare dhe e barazon shtetësinë, etninë e kombësinë edhe me fenë ortodokse.
Andrea Stefani ia ka drejtuar kërkesën therëse kryeministrit të Shqipërisë : “ Nanos i duhet të shpjegojë se përse kërkesa më shumë se njëshekullore për t’u bashkuar shteti amë qenka bërë mafioze”. Pra, pse Nano kriminalizon në këtë mënyrë aspiratën shqiptare për bashkim kombëtar? Mbase Nano pret që analisti këtë përgjigje ta marrë nëpëmjet akuzave dhe gjyqeve që po kurdisen kundër Gafurr Adilit, që siç duket janë në funksion të kriminalizimit të aspiratës kombëtare shqiptare, siç e ka bërë Nano në propagandë. Duke marrë anën e tezave të Arbër Xhaferrit, analisti nga Tirana, Andrea Stefani, ka theksuar : “ I udhëhequr nga një egotizëm që synon të jetëgjatësojë në pushtet qoftë duke sakrifikuar bashkëkombasit, Nano kriminalizon pa gajle publikisht dhe pa prova, një lider dhe më gjërë një lëvizje politike shqiptare në Maqedoni si të vënë në shërbim të mafies”.
Tani pas arrestimit të Adilit dhe shpalljes së akuzave që u përgatitkan kundër tij nga prokuroria duket se një praktikë të tillë nanoiste drejtësia dashka ta fusë në sistmein juridk të vendit. Kështu që duhet besuar se kriminalizimi i aspiratës për bashkim kombëtar në Shqipëri ka filluar nga Nano që, për hir të të vërtetës, duhet thënë se është treguar gjithmonë i sinqertë duke dalë kundër bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Nuk ëshët faji i tij nëse shqiptarët kanë e pranuar 4 herë për kryemnistër një njeri të tillë.
Shterëpësia ideore e antishqiptarizmit atavik të Nanos
Andrea Stefani ka vërejtur : “Nano e akuzon Xhaferrin se ka rënë në nacionalizëm si rrjedhojë e paaftësisë për të gjeneruar ide dhe realitet të reja”. Nano ka gabuar rëndë. Pikërisht kur Xhaferri shfrytëzoi si duhet aftësitë e tij politike eimtelektuale në frymë kombëtare gjeneroi ide dhe krjioi realitete të reja politike në FYROM e në hapësirat mbarëshqiptare në krahasim me qëndrimet tij të mëparshme dhe ra në nacionalizëm. Kurse Nano mbeti në antshqiptarizëm pikërisht se është i paaftë, nuk do e nuk e lënë të gjenerojë ide e realitet të reja shqiptare, as të kuptojë si duhet idetë e realitetet e vjetra kombëtare që vlejnë shumë edhe për sot.
Nano është politikani më tipik në Shqipëri që nuk gjeneron ide e realitete të reja në çështjen kombëtare shqiptare dhe në politikë në përgjithësi, por është rob i ideve të vjetra të stërkonsumuara e të diskreditura të PKSH (PPSH) e të Enver Hoxhës, të cilat përpiqet t’i maskojë me një llafologji mjerane e boshe “moderniste”. Në një takim të “Klubit Politik të Ballkanit” në Stamboll Nao ka thënë : “ Në kemi intesifikuar përpjekjet në rajonin tonë për integrim në Bashkimin Europian dhe tani mund të themi se rajoni ka preferuar dialogun në vend të konfliktit, integrimin në vend të sovranitetit tradicional, multikulturën në vend të nacionalizmit primtiv romantik” (“Albania” 1 qershor 2003).
Fjalët e mësipërme të Nanos janë një e folme tipike komuniste-enveriste e kohës kur mbështetej ideja e federatës ballkanike, e përfshirjes së Shqipërisë si republikë e shtatë në Jugosllavi, apo e kohës kur çdo gjë bëhej në emër e për hir të kompaktësimit të kampit socialist, me në krye Bashkimin Sovjetik, duke cënuar në mënyrë flagrante sovranitetin e dinjitetin e shteteve socialiste. Pra, nuk është Nano tani që po heq dorë i pari nga “sovraniteti tradicional i shtetit” për Shqipërinë. I vetmi ndryshim nga politika e dikurshme e PPSH dhe e Enverit është se Nano zëvendëson sakrifikimin e sovranitetit shtetëror kombëtar shqiptar “për hir të integrimin e në kampin socialist” me sakrifikimin e tyre “ për hir të integrimin europian”.
Në fakt të dy këto integrime janë dy anët e të njëjtës medalje për vënien e vendeve të Europës nën hegjemonizmin e një ose pak shteteve.Me fjalët e shqiptuara në Stamboll Nano mund të jetë dukur si integralisti më estravagant i Ballkanit, sikurse i pëlqen të hiqet prej vitesh. Por ne na takon sëpari t’i vlerësojmë ato fjalë si provë se Nano është në ato pozita ideore e politike si Enveri kur i diktonte Miladini programin politik partiak. Nano tregon se është jashtë kohës e hapësirës kur flet kështu. Ai është thjesh një anti-nacionalist shqiptar pritive agresiv, që objektivisht bën lojnë nacionalizmave të tjerë antishqiptarë në Ballkan, siç kanë qenë shumë të tjerë para tij gjatë 60 viteve nga themelimi partisë që po kryeson PKSH ( PPSH-PSSH). Nano është shumë primitiv në ripërtëritjen e skemave të politike demagogjike për integrimin ballknaik që kanë dështuar 200 vite me radhë. Nano është politikan primitiv kur mbyll sytë para realitetit se sovraniteti tradicional në Europë ka marrë hov e nuk është zbehur, sidomos në Europën Lindore e Juglindore. Është ky primitivizëm politik i Nanos që nuk ilejon atij të kuptojë ndonjë gjë nga ato që po ndiodhin rreth çështjes kombëtare shqiptare; që e bën atë të hedhë teza politike të mbrapshta e boshe, të cilat pastaj pasohen nga spekulime juridike për kriminalizmin e aspiratës së shqiptarëve për bashkim kombëtar.
E drejta për bashkim kombëtar është e patjetërsueshme, aspirata është e pamposhtëshme
Por aspirata për bashkim kombëtar ka qenë gjithnjë e fuqishme në Kosovë, në diasporë. Ajo ka fituar terren edhe në Shqipërnë londineze. Ajo u bë për një kohë edhe kërkesë programore e UÇK-së në Kosovë. Tani është kërkesë programore kryessore e AKSH-së, ekzistenca e së cilës ende vihet në dyshim, ose anathemohet pa e njohur mirë, sikurse bëhej me UÇK-në deri në vitin 1998.
Më 18 korrik 2003 në TV “klan” në Tiranë u transmetua një reportazh mbi AKSH-në, i xhiruar gjoja në terren nga nëj gazetar dhe fotoreporter i këtij kanali televiziv shumë problematik, të cilit edhe nuk mund t’i besohet shumë dhe mund të përdoret edhe për kombinacione politike apo të tjera si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ëshët kanal televizv i ngritur nga një njeri i zbulimit francez që vepron si biznesmen në Shqipëri prej disa dekadash.
Reportazhi mbi AKSH-në u reklamua në disa emisione lajmesh. Ashtu siç ndodh shpesh kur njëgjëje ibëhet shumë reklamë paraprake ajo që pamë e dëgjuam nuk ishte ajo që prisnim. Fillimisht pamë një gazetar në një lëndinë të ngushtë pranë ca kodrave që duhej të ishte dil ku në Luginën e Preshevës. Pastaj na treguan një hartë ku nëprëmjet një vijë të gjelbër lëvizëse na tregohej itinerari që kishte përshkuar ekipi televiziv nga Gostivari në Luginën e Preshevës, nëpër Kosovës, deri na Pejë ( u tha se ishin përshkuar 1800 km rrugë). Na treguan me fytyrë të maskuar më kapuç të zi “komandantin e njësisë Anakonda” që me një të folme shumë të rrjedhëshme, të ndërtuar saktë që ishte vështirë të mos e pranoje se ishte e folmja e sotme e shqiptarëve në Tiranë, nga një vend i panjohur tha ca fjalë për luftëtarët dhe për qëllimin për të luftuar për bashkimin e trojeve shqiptare. Pastaj pamë dhe një tjetër komandant të maskuar që specialistët e palës kundërshtare nuk do të kishin asnjë vështirësi ta identifikonin dhe një grup luftëtarësh që bënin stërvitje teatrale diku në një ahishtë. Ata aë e kanë bërë këtë reportazh, megjithë mundimin e madh që kanë hequr, nuk duhet të krenohen shumë sepse nuk kanë arritur të heqin dyshimin se truku është servirur në vend të realitetit.
Por, ajo që kishte më shumë rëndësi ishte çfarë dëgjuam dhe jo çfarë pamë. Dëgjuam se AKSH është e strukturuar mirë, e paisur mirë. Ka bërë deri tani veprime guerrile, si në urën e Zveçanit, por përgatitet për më shumë. Dëgjuam se AKSH po ndeshet me të gjitha policitë në zonë ku vepron, atë maqedonase në FYROM, serbe në Preshevë, KFOR në Kosovë , madje dhe me policinë shqiptare në Shqipërinë Londineze. Dëgjuam se problemet më të mëdha qenkan për AKSH-në dhe për shqiptarët në zonën e Mitrovicës veriore ku janë grumbulluar 10 000 forca kriminale serbe që stërviten dhe hiqen si studentë, ku veprojnë pasuesit e Arkanit, ku janë strehuar të gjithë ata që po ndiqen në Serbi si kundërshtarë të qeversië pas vrasjes së Xhinxhiçit. Njeriu i AKSH-së tha se ndërsa bëhet zhurmë e madhe për AKSH-në për këto forca e veprime serbe askush nuk po flet. Pra dëgjuam se AKSH, që ka si qëllim të luftës bashkimn e trojeve shqiptar, u ndodhka përballë një fronti të gjërë kundërshtar që përfshin politikat e policitë e FYROM, Serbisë, UNMIK-ut dhe Shqipërisë.
Duhet të pyesim: ishte realitet apo mirazh ajo që pamë e dëgjuam në ekranin e TV “Klan”?. Nëse është realitet ky televizion ishte ngarkuar të bënte një alarm që të merren masa më të forta kundër AKSH-së para se të prishë “qetësinë e Ballkanit”, apo ishte një gjest nacionalist i papritur në një televizoon më shumë anti-kombëtar, për të ndërgjegjësuar shqiptarët se çështja e bashkimit kombëtar tashmë po mbështetet dhe me struktura të armatosura ilegale, por që shpallin hapur qëllimet, ndryshe nga rastet e mëparshme me UÇK-të. Ky reportazh ishte një mënyrë për t’i thënë opinionit publik shqiptar të bombarduar me propagandë çoroditëse se nuk është rastësi që edhe Arbër Xhaferri e pas tij PDSH në FYROM braktisën qëndrimet e mëparshme dhe janë për shetet etnik e për aspiratën kombëtare të shqiptarëve për bashkim, apo ishte një provokim për të alarmuar të gjitha forcat kundërshtare që të hidhen në sulm, meqenëse nuk qenka më vetëm politika e disave që duan Shqipëriën Etnike, por edhe një organizmi ushtarak? Me kohë do të sqarohet përse ky reportazh u bë tani, përse pikërisht në TV “Klan”.
Por një gjë nuk mund të fshihet, as të mospërfilet : për aspiratën kombëtare të bashkimit të shqiptarve mendohet e veprohet. Një gjë duhet vënë në dukje : pas ndryshimit të qëndrimit të Arbër Xhaferrit e të PDSH në Maqedoni janë shtuar aksionet tilla si plotësimi fiktiv i ndonjë kërkesë të shqiptarëve në Maqedoni për t’i dhënë më shumë kredibilitet PBDI-së, ripërcaktimi pozitiv apo negativ i forcave politike shqiptare në Maqedoni; arrestimi i veprimtarëve të AKSH-së; dënime të ashpra të luftëtarëve të UÇK-së në Prishtinë; takime diplomatike disi enigmatike apo “arrestime misterioze” të ndonjë kryetari partie të Kosovës; tensionim i gjendjes politike në Shqipëri që u parapri nga një deklaratë paralajmëruese e ambasdorit të OSBE-së në Tiranë dhe n upassur nga një thellimkrize në qeverinë eNaose PS me dorëheqjee Ilir Metës; intensifikimi i vizitave të politikanëve ndërkombëtarë në Prishtinë e Tiranë ku i fundit në radhë është sekretari i përgjitëhshëm i NATOs fjalët e tëcilit përsstabilitte politik në Shqiëpri u përgënjeshtrua n menjëherë nga plasja e sherrit qeveritar, e deri kërcënime ligjore nga drejtësia e Shqipërisë për ndjekje penale të atyre që nxitkan urrejtje etnike ndaj sllavomaqedonasve.
Marre nga Rimekembja