Kreshniku i Portokallisë: Në Shqipëri ndryshova gjuhën, po jo të dashurën

Albforumi

Primus registratum
Kreshniku i Portokallisë: Në Shqipëri ndryshova gjuhën, po jo të dashurën

Kreshnik-Ibrahimi-300x225.jpg
Ai vjen nga Kosova në Tiranë, duke braktisur gjithçka që kishte ndërtuar prej 20 vitesh. I shtyrë nga ambicia profesionale, edhe pse mosha e imët nuk e lejonte të studionte aktrimin e akademisë profesionale, aktori kosovar, Kreshnik Ibrahimi, zgjedh Tiranën për të garantuar sukses.

Nëse do ta ndeshim në rrugë apo një tjetër ambient, pamja e tij nuk të lë përshtypjen e një personazhi të njohur publik, siç shndërrohet një aktor i spektaklit të së dielës, Portokalli.

Kreshnik Ibrahimi është vetëm 21 vjeç, djali që ndryshe mund të identifikohet me rolin e Olsit të Big Brother apo kohët e fundit me personazhin e shqiptarit të Kosovës që nuk përkthen dot shqip-shqip.

Pak ironi, harmonizuar me doza humori sipas aktorit Ibrahimi, ky personazh cek realitetin, situata që përballin shqiptarët e Kosovës me ata të Shqipërisë së Madhe, të cilët mes tyre nuk merren vesh.

Në një intervistë, Ibrahimi tregon itinerarin artistik që ka përshkuar deri në skenën e Portokallisë, jetën me femrat dhe lidhjet e tij të reja…

Çfarë ju shtyu të vinit nga Kosova në Tiranë: paratë, fama për aktrim apo prestigji i një televizioni të madh si Top-Channel?
Pak nga të tria. Paraja është një mjet jetese, famën e kërkon çdo njeri, ndërsa televizioni ka pushtetin.

Si erdhi ideja për të aktruar në spektaklin e Portokallisë?

Ideja ka lindur prej kohësh, por në momentin që mu ofrua edhe mundësia, shfrytëzova rastin. Por, dua të theksoj se Portokallia dhe Top-Channel është kanali i parë, në të cilin unë kam interpretuar. Më parë, kam aktruar në dy kanalet shtetërore të Kosovës, si Radiotelevizioni, dhe në televizionin KTV në emisionin Përrallë me tupan, një emision kopje i formatit të Portokallisë, por edhe ky një ndër më të ndjekurat në Kosovë.

Pikërisht në këtë projekt kam interpretuar për rreth dy vjet, por më vonë synimet dhe ambiciet e mia kërkonin që të zgjeroja më shumë tregun e aktrimit, edhe jashtë Kosovës, pra në Shqipëri. Unë erdha këtu e ndihem jashtë mase mirë sepse spektakli i Portokallisë siç dihet është një ndër emisionit më të shikuara, në një kanal shumë të avancuar si Top-Channel.

Si u pranuat të ishit pjesë e këtij spektakli?

Të them të drejtën, unë i jam nënshtruar audicionit, duke sjellë me vete veç talentit edhe disa propozime për rolet që unë i kam dëshmuar në skenë. Kam bërë audicion me rolin e Olsit, Ramushit dhe disa personazhe të tjera. Konkursi ishte në datën 25 gusht të vitit 2008 e që prej asaj kohe jam pjesë e Portokallisë.

Ndërkohë, së fundi jeni paraqitur me rolin e Elbasanit, një shqiptar i Kosovës, që nuk kuptohet me një tiranas. A ju pëlqen ky rol?

Po, më pëlqen ky rol, por më shumë më pëlqen momenti kur personazhet nuk kuptohen me njëri-tjetrin. Kjo është ajo që i bën më shumë njerëzit edhe të qeshin njëkohësisht.

A ndiheni të gjykuar nga kosovarët se jeni në rolin e një personi që nuk merrni vesh nga gjuha jonë, këtu në Tiranë? Është ironi apo është problem mes nesh?

Është diçka që prek realitetin tonë, në të vërtetë. Problemi ekziston mes të dyja palëve, duke mos harruar edhe faktorin pushtues në Kosovë, serbët, të cilët me kalimin e kohës kanë imponuar aq shumë fjalë në gjuhën, dialektin tonë. Kështu edhe sot e kësaj dite, siç vërehet ndikimi i këtyre imponimeve është i dukshëm në komunikim të shqiptarëve me shqiptar.

Janë pasoja që do të na duhet vite me radhë derisa të zhduken këto defekte, me qëllim që të bëhet edhe një unifikim i gjuhës. Dëshira ime do të ishte të mos kemi shumë dallime gjuhësore, deri në atë rang sa të mos kuptohemi, në mënyrë që brezat pasardhës të mos përsërisin të njëjtat probleme. Duhet të kemi parasysh se edhe dialektet bëjnë të tyren. Fshati me fshatin ka dallim, ashtu si edhe qyteti me qytetin.

Po ju vetë, si merreni vesh me ne shqiptarët e Shqipërisë? A keni pasur vështirësi të natyrës që dalin në pah edhe në rolin tuaj?

Po, kam pasur shumë vështirësi (qesh). Në fillim, nuk e kisha të lehtë, më dukej vetja shumë i trashë. Tani, është më ndryshe, po përshtatem mirë me njerëzit dhe gjuhën e tyre. Më është dashur të ndryshoj, sepse unë kam ardhur në Shqipëri, dhe jo kjo e fundit tek unë. Më është dashur ti përshtatem ambientit, vendeve, njerëzve me të cilët punoj, në mënyrë që të mos ndihem keq kur dialogoj.

Më thoni disa fjalë që jeni detyruar ti përshtatni.

Ka shumë fjalë që ne në Kosovë nuk i përdorim, si skonto që dihet, kuptohet për ulje çmimi ose fjala tuta, të cilat ne i quajmë trenerka, barseta të flokëve, ne u themi zylyfe. Para pak kohësh shkova tek parukieri, ku edhe këtij të fundit i themi frizer, i kërkoja të më rregullonte zylyfet, por ai ngeli si i shtangur, sepse nuk po më kuptonte idenë. Janë më dhjetëra raste që ndodhem përballë këtyre situatave.

Po filloni një shkollë për aktrim. A mendoni se një spektakël i tillë jua konsumon apo jua shpërdoron profesionin?

Jo, nuk mendoj kështu, përkundrazi, e shikoj më shumë si një ndihmë, sepse aktorët e Portokallisë, duke u nisur nga puna që na kërkohet, e them pa frikë se janë të gatshëm të bëjnë çdo lloj roli apo aktrimi. Ne përgatitemi që të përballojmë spektaklin gjithnjë live, drejtpërdrejtë, është një punë javore, e sjellë çdo ditë me punë intensive. Të kapësh ritmin dhe intensitetin që kërkon Portokallia nuk është e lehtë, e jo të gjithë aktorët mund të përballojnë këtë punë.

Pse është e vështirë sot për një aktor të mbijetojë?

Gjithkund është e vështirë për një aktor të mbijetojë në treg. Janë shumë aktorë në Kosovë dhe në Shqipëri që mbarojnë studimet. Në momentin kur ata luajnë diku dhe e ndiejnë veten një yll, pikërisht në këtë çast ata janë të dështuar. Të bëhesh një aktor, nuk do të thotë të dalësh vetëm një herë në televizion apo të bësh një shfaqje. Është e domosdoshme puna, sakrifica për vite me radhë për të krijuar një imazh, një emër.

Është shumë e vështirë të luash dhe të jesh çdo javë përpara publikut. Kjo është arsyeja që aktorët e shikojnë vështirësinë për tu bërë dikush. Në Kosovë njoh shumë aktorë që në momentin që afrohesh për të biseduar me ta, e ndien veten shumë të ofenduar, sepse ai mund të ketë luajtur vetëm një shfaqje apo një film dhe i duket vetja sikur është aktor i Hollivudit. Kjo është një arsye pse ata e mendojnë të vështirë të jesh aktor.

Me cilët nga aktorët në spektakël keni krijuar më shumë afri?

Ndër personat që çmoj dhe që bashkëpunoj më shumë, është Erand Sojli. U bënë disa
seri që unë luaj më Erandin. Të luash me këtë aktor, duke ditur barrierën si aktor dhe skenarist, është një nder për mua. Të jesh 21 vjeç dhe të punosh me një aktor si ai, do të thotë një privilegj i veçantë për mua, ndihem mirë dhe gjithmonë i përkrahur. Për këtë i jam shumë mirënjohës, pasi nga ai kam mësuar jashtë mase.

Por, edhe ai ka parë diçka të mirë tek unë e pikërisht këtu është edhe zanafilla e bashkëpunimit tonë. Veç tij, kam pasur një mbështetje të veçantë edhe nga regjisori Altin Basha, nga Agron Llakaj, Vangjel Kozmai, Jani Duri dhe u jam shumë mirënjohës për ndihmën që më kanë dhënë, por gjithashtu edhe gjithë stafi i Portokallisë, ku për një vit e gjysmë kam gjetur përkrahje dhe jam konsultuar pa fund me ta. Më kanë dhënë shumë dashuri, një familje të vërtetë.

Ju keni luajtur edhe rolin e Olsit të Big Brother…

Ka qenë një rol i vështirë për mua, pasi ka qenë një rol shumë karakteristik, që nga e folura, veprimet dhe pamja e tij. Kur një personazh i njohur si ai vihet në skenë, sigurisht që brenda këtyre karaktereve do të gjesh humor, batuta apo situata. Roli i Olsit më ka dhënë një ndihmë të madhe, ndoshta edhe çelësi im i suksesit në këtë spektakël. Pretendimet e mia prej aktori nuk duan tia dinë nëse është një rol i Kosovës apo i Shqipërisë, unë jam aktor dhe dua të luaj.

Ju vetëm në Tiran
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=2162. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=2162

Top