Krah Bin Ladenit ka shumë shqiptarë
Krah Bin Ladenit ka shumë shqiptarë
Terroristi Bin Laden është në "minutat" e tij të fundit. Po çdo të ndodhë në Shqipëri pasi ai të kapet? Analistë të gazetës "Shqipëria Etnike", shohin se rreziku i terrorizmit do të jetë tepër më i vogël, por analistë të tjerë perëndimorë nuk përjashtojnë mundësinë e një organizimi tjetër, pasi strukturat e kryeterroristit mund të funksionojnë sërish. Shqipëria, që për nga prapambetja i takon të jetë vendi i katërt nga fundi i Botës, është qendra e boshtit të terrorizmit. Shqipëria shfrytëzohet nga terroristët islamikë si qendër e prapambetjes ekonomike e kulturore. Ditët e fundit në Tropojë janë parë dhjetra njerëz të përshtatur me pamjen e Bin Ladenit, të cilët kanë blerë dele me çmime të shtrenjta dhe kanë mbrojtur idetë e Bin Ladenit në emër të Kur'anit, shprehet për gazetën tonë një agjent i lartë i Shërbimit Sekret Shqiptar. Sipas burimeve tona, kohët e fundit shumë mikrokaseta përgjimi montohen në vende të dyshimta si dhe kontrollohen biseda telefonike. Por, po sipas burimeve tona, me ato kaseta që analizohen e seleksionohen nga Drejtoria e Antiterrorit të Shërbimit Informativ të Shtetit Shqiptar, mendohet se spekullohet edhe një ndër motivet e përlasjes mes grupeve të Ilir Metës e Fatos Nanos duhet të jetë lufta kundër terrorit.
Agjentët e CIA - s, megjithëse të pakët në Shqipëri, kanë gjithçak nën survejim, nën kontroll të plotë. Janë disa mikrokaseta që edhe shteti Shqiptar nuk ka dijeni fare për to, që transkriptohen në Amerikë. Pra, kontigjent të terrorit mund të jenë edhe liderë partishë në Shqipëri. Xhihadi Egjiptian, duket se ka terren më të lehtë në vende të varfëra si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, ku shoqata të ashtuquajtura bamirëse shfrytëzojnë injorancën orientale dhe varfërinë ekstreme. Ka fondacione që edhe pse me një prejardhje nga vende tejet të vrafëra e pa kulturë, bëjnë suporte ekonomike duke ndarë falas për fëmijët jetimë nga 50 dollarë amerikanë, apo spekulime me bursat falas të studimeve në vendet islamike dhe që shteti shqipar asnjëherë nuk prezanton mënyrën apo numrin e studentëve. Shoqatat "bamirëse" që lëshojnë para në Shqipëri kundër paqes e kulturës mbarëbotërore, nuk është dhe aq e vështirë të kontrollohen nga shteti nëse kanë devijuar aktet ligjore të krijimit të tyre apo jo? Se fjala vjen, fëmijë jetimë në Shqipëri ka të të tëra besimeve që do të kishin nevojë t'u falen nga 50 dollarë amerikanë çdo muaj, përjashto pastaj ndihmat e tjera. Gjithsesi CIA është në këto linja, sikundër ësht në dijeni të plotë se në radhët e Al Qaedas dhe në krah të Bin Ladenit sot janë mbi 100 luftëtarë shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova e Mali i Zi.
Vlerësimi mbi një rrezik të mundshëm të terrorit duket edhe në qëndrimin amerikan përgjatë politikës shqiptare. Ne kemi të dhëna se kohët e fundit një egjiptian është kapur në Kukës pasi kishte qëndruar shumë kohë në Shkodër dhe largimi i tij është motivuar banalisht: "Nuk plotëson kushtet për të qëndruar në Shqipëri". Ai, me sa kemi mësuar ne, ka qenë në një fondacion bamirës. Shqipëria ka shumë shembuj të tillë. Për shembull, operacioni i korrik - tetorit 1998 kur nga Shqipëria qenë ekstraduar pesë terroristë islamikë të Bin Ladenit në postet e larta të Xhihadit Egjiptian, tashmë i publikuar botërisht, është një fakt i gjallë që Shqipëria po shfrytëzohet nga Bin Laden. Në këtë kuadër, terroristët s'kanë as Allah, as shenjtërim. Ata nuk duhet të shfrytëzojnë Shqipërinë që historikisht ka treguar vlera të bashkëjetesës mes besimeve. Një fakt tejet domethënës është radhitja në radhët e ushtrisë amerikane të një shqiptari nga veriu me emrin Shkëlqim kundër mjeranëve të Bin Ladenit në Afganistan. Le të shkëlqejë edhe në Shqipëri kjo kulturë, ky shpirt praktik i shqiptarit të vërtetë.
Editorial nga: Mehmet Qosja, Akademik; Sokol Pepushaj