Kovaçi që shpiku lopatën shqiptare
Mund të quhet “shpikësi” i lopatës që kemi përdorur në bujqësinë shqiptare. Ai e ka modifikuar veglën e famshme të fermerit, duke e sjellë atë në formën që përdoret ende dhe sot. Por pak kush e njeh.

Hasan Arapi sot është 71 vjeç. I shkurtër, i kërrusur nga pesha e viteve, pak mustaqe nën hundë. Lëviz me një biçikletë që duket po aq e vjetër sa Hasani. Lopata e tij është përdorur nga punëtorët gjerësisht në të gjitha veprat e realizuara para viteve ‘90, si në tharjet kënetave dhe hapja e kanaleve bonifikuese, në aksionet e para të hekurudhave etj.

Hasani, ish-kovaç i njohur, na tregon se përpara se të vendoste të “ndërhynte” në modelin e lopatës, në Shqipëri përdorej një lloj lopate “e trashëguar” nga ushtritë italiane dhe gjermane.
“Nuk ishin të përshtatshme për punë bujqësore apo punë të tjera. Ishte domosdoshmëri një lopatë e thjeshtë, praktike dhe funksionale për të tilla punime”, – thotë ai dhe shton: Lopata që përdorej jo vetëm ishte e trashë, e rëndë, me metal 4 mm, por ajo që ishte më kryesorja, nuk kishte qafë (është pjesa më kryesore ku vendoset bishti i lopatës ose myku )”.

Hasani ka punuar në “kooperativën artizanale” mbas viteve ‘50. Ai e kishte mësuar profesionin e kovaçit qysh në moshën 10 vjeç. Shumë fshatarë të ardhur nga gjithë zonat e rrethit të Fierit ankoheshin te usta Hasani për lopatën që përdornin, e cila, sipas tyre i lodhte dhe ishte e papërshtatshme për hapjen e kanaleve të parcelave apo për kullimin e ujit dhe punime të tjera të përditshme. Shpeshherë këputej.

“Fillimisht bëra një shabllon, – tregon Hasani – përdora si lëndë të parë një fuçi nafte italiane që kishte një metal të lehtë. E çava dhe e hapa. Fuçia kishte një spesor 2mm. Në bazë të shabllonit bëra lopatën, palosa buzët për të qenë me rezistencë, krahët e saj dhe më pas qafën ose mykën e lopatës e rrita pak, me qëllim që të mos këputej dhe më së fundi ajo doli ashtu si e kisha menduar. Pasi e prodhova m’u desh t’ia paraqitja një komisioni se ashtu ishin ligjet në atë kohë. U bë prova dhe ajo u pëlqye jo vetëm se ishte e lehtë, por ishte manovrueshme dhe nuk këputej si lopata që ishte në funksionim. Pasi u aprovua edhe në Tiranë, “lopata e parë shqiptare” u prodhua gjerësisht. Fillimisht u prodhua në artizanalen e Fierit në seri dhe më pas ajo është përhapur edhe në kooperativat e tjera artizanale në Shqipëri.

Ky prodhim lopate është përdorur edhe në veprat e tjera të asaj kohe, si në tharjen e kënetave apo ndërtimin e hekurudhave. Në vitet ‘65-’70, Uzina Dinamo e kopjoi lopatën, por pa kthimin e krahëve dhe të qafës së lopatës, sepse ishte vështirë të realizohej. Ajo kërkonte punë artizanale. “Prodhimet e Dinamos çaheshin dhe ishte e vështirë që ajo të prodhohej ashtu siç e bënë artizanët tanë që kishin duar të mrekullueshme”, – thotë Hasani. Edhe sot modeli i kësaj lopate të prodhuar në Fier përdoret gjerësisht nga fermerët, por askush nuk e di që ajo ka një autor.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22318. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22318