Kosova sot në heshtje. Nesër zgjedhjet vendore
Në Kosovë sot është heshtje parazgjedhore. Partitë kosovare mbyllën mbrëmë fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, të parat pas shpalljes së pavarësisë.

AKR e mbylli fushatën e saj me një miting në qendrën e Prishtinës, të shoqëruar me fishekzjarre dhe muzikë. Kryetari i kësaj partie, Behxhet Pacolli i ka bërë thirrje simpatizantëve që të votojnë për ndryshimin. Ndërsa kandidati i kësaj partie për Prishtinën, Vegim Gashi ka premtuar zhvillimin e kryeqytetit. “Ne nuk do të lejojmë që të mungojë zhvillimi, nuk do lejojmë që Kosova të mbetet një ishull i mungesës së zhvillimit”, – ka deklaruar ai. Edhe LDK-ja mbylli fushatën e saj me një apel të kandidatit Isa Mustafa kundër qeverisë së drejtuar nga Hashim Thaçi. Ndërsa kandidati i PDK-së, Astrit Salihu zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit, të cilët i ka garantuar se ka një strategji të posaçme për zhvillimin e tij.

Ndërkohë, serbët kanë njoftuar se do të bojkotojnë këto zgjedhje lokale në shtetin më të ri në botë. Lideri serb, Oliver Ivanoviç tha se “serbët nuk e njohin shtetin e ri të Kosovës dhe se kjo është arsyeja që nuk mund t’i binden autoriteteve kosovare”. Ivanoviç tha se serbët presin vendimin e Hagës në lidhje me pavarësinë e Kosovës dhe se axhenda e Serbisë synon rrugën e përbashkët europiane.

Përfaqësues të lartë vendas e ndërkombëtar, ritheksuan dje rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe bënë thirrje për shmangien e çdo veprimi të dhunshëm që mund të dëmtonte procesin. Mijëra vëzhgues vendas e të huaj do të përcjellin procesin e votimeve, të cilat organizohen për herë të parë nga vetë institucionet e Kosovës.

Të drejtë vote kanë 1.5 milionë votues, të cilë do zgjedhin kryetarët e bashkive për 36 bashki dhe këshilla lokale. Në garë janë regjistruar 74 subjekte të ndryshme politike. Por sondazhet thonë së pjesëmarrja pritet të jetë shume e ulët si nga shqiptarët ashtu dhe nga grupimet e tjera etnike për shkak të pakënaqësisë së përgjithshme me partitë politike, mungesën e tyre të eficencës dhe korrupsionit që ka përfshire institucionet qeverisëse.

Policia në Kosovë thotë se është angazhuar për të siguruar rendin gjatë ditës së zgjedhjeve lokale. Rreth 5 mijë policë do të jenë në detyrë më 15 nëntor për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=5112. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=5112