Kosova pret kryeministrin Berisha
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka mbërritur për vizitë dyditore në Kosovë, me ftesë të kryeministrit Hashim Thaçi. Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, dhe delegacioni zyrtar shqiptar, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku është pritur nga zyrtarë të lartë kosovarë…

Në Aeroportin e Prishtinës, Berisha është pritur nga zv/kryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramë Manaj dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. “Kosovën e vizitoj gjithnjë me kënaqësi të madhe”, u shpreh Berisha.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Berisha do të takohet me liderët institucional të Kosovës, nga presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe liderët e tjerë sikurse Ramush Haradinaj (AAK), Nexhat Daci (LDDK), Behgjet Pacolli (AKR) etj.

Universiteti shtetëror i Kosovës në Prishtinë (UP) ka vendosur që ti jap Berishes titullin “Doktor Honoris Causa”. Në librin zyrtar të personaliteteve që nderohen me “Doctor Honoris Causa” i UP-së, figurojnë vetëm shtatë emra, amerikanët sikurse ish presidenti Bill Clinton, zëvendës presidenti aktual i SHBA-ve, Wlliam Kerr, austriakët Michael Wninger e Wolfgang Benedeck, shqiptarët Ismail Kadare e Bamir Topi, dhe ministri aktual i Francës, Bernard Kouchner.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4738. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4738