"Dr.Dituria"
Primus registratum
Kosova fobia dhe kompleksi i etërve i ndjek dhe do
Shkruan: Lulzim BASHA
Paralajmërimi shumë i gjatë i kësaj seance, shtyrja për 24 orë e kësaj pike të rendit të ditës, më ka lënë një kohë të gjatë për të menduar se si do t'i drejtohem kësaj seance dhe këtij parlamenti. Ka kaq shumë për të thënë në këndvështrime të ndryshme. Mund të filloja duke thënë atë që është thënë nga të gjithë deputetët këtu, majtas dhe djathtas, se ky është pa dyshim projekti më madhor i ndërmarrë ndonjëherë nga një qeveri shqiptare. Rruga e parë që hapën shqiptarët dhe jo pushtuesit e tyre. Rruga që lidh Shqipërinë me Kosovën dhe bashkon dy vëllezër të ndarë nga një histori e dhimbshme dhe një reliev i ashpër. Unë doja, sepse këtu në Shqipëri është e domosdoshme që të deklarohet shpesh që kjo rrugë vazhdimisht ndryshon strategjinë, jo vetëm të Shqipërisë, jo vetëm të Kosovës, por të gjithë rajonit. Se aty janë mpleksur interesa të mëdha, dhjetra, në mos qindra miliard eurosh dhe dollarësh të shtrira në kohë, që ndryshon raportet, shanset për mirëqenie, pesha specifike, ekonomike, politike dhe jo strategjike të kombeve të rajonit tonë. Mund të filloja të flisja atë që me siguri një ditë do të komentohej plotë, luftën e egër dhe të pa princip kundër ndërtimit të kësaj rruge. Do të thoja se si u mblodhën 250 milion euro për këtë rrugë. Unë do të thoja se pavarësisht intensitetit dhe debatit që janë shkaktuar këtu lidhur me fjalët dhe shpifjet që u hodhën kundër rrugës dhe qeverisë, por kundra meje personalisht, që kjo nuk është asgjë. Mund të thoja që imuniteti është më e pakta që mund të japë për këtë rrugë. I jam betuar këtij Parlamenti dhe kolegëve të nderuar, se kjo rrugë është gjëja më e shtrenjtë në jetën time publike. Pse e them këtë? Jo thjesht prej lidhjes emocionale që një ministër i ndershëm Transporti mund të luajë me projektvendim, por si nip Kosove, si djali i një nëne me prindër të dëbuar nga Mitrovica e masakruar, nuk kishte për mua një shans më të madh në çdo vend tjetër në Shqipëri dhe jashtë Shqipërie, se ky që më dha Zoti, zgjedhësit dhe kryeministri, për të qenë pjesë e këtij projekti madhor, historik. Kjo është sfidë që ne s'mund ta kapërcejmë vetëm me një buzëqeshje ironike, pasi sot nuk ka asnjë person në atë anë të Parlamentit apo në këtë anë të Parlamentit, brenda apo jashtë tij, që mund ta ndalojë këtë rrugë. Kjo rrugë nuk mund të ndalojë më. Prandaj, ndonëse mendoja dhe mund të thoja që kjo është beteja e rrugës, nuk mund të ishte e sinqertë. Nuk do të ishte e ndershme. Kjo nuk është beteja e rrugës, nuk është vazhdimi i betejës për rrugën. Betejën për rrugën e fituam. Pra, ajo po ndërtohet dhe kjo është më e mira për shumicën dhe më e keqja për pakicën. Po ndërtohet dhe do të ndërtohet brenda një kohe shumë të shkurtër. Do të jetë atje. E ftohtë në dimër, e ngrohtë në verë, madhështore, me katër korsi dhe me dy tunele, dhe, për herë të parë, do të mundësojë një realitet të pamenduar ndonjëherë nga një gjeneratë shqiptarësh që jetojnë në të dy anët e kufirit. Lëvizje të lirë, të shpejtë dhe të pakushtueshme midis Prishtinës dhe Tiranës, midis Podojevës dhe Durrësit. Ndonëse armiqtë dhe kundërshtarët brenda këtij Parlamenti dhe jashtë tij, brenda këtij vendi dhe jashtë këtij vendi, ata që për 10 vjet me radhë u përpoqën ta ndalonin dhe sot e kësaj dite vazhdojnë ta ndalojnë. Nuk ka gjë, rruga është me katër korsi, ka shpatulla të gjera për baltën. Mund të thoja që kjo është një luftë e pastër politike e një grupi individësh, e një korbi dhe disa laraskave, të cilët marrohen nga ajo që rruga përfaqëson. Çfarë përfaqëson kjo rrugë në vitin 2009 kur të ketë përfunduar së ndërtuari? Vullnetin politik të hekurt të një qeverie që nuk vendos asgjë mbi interesat sovrane të vendit dhe interesat kombëtare. Vullnet të hekurt të kësaj qeverie që ato 100 milion dollarë të taksapaguesve shqiptarë që mblidhen dhe shkojnë në investimet publike, kurrë më të mos përfundojnë xhepave të pushtetarëve. Aftësi për të dialoguar me partnerët ndërkombëtarë, për të tejkaluar pengesat dhe për t'i bindur ata, për të ecur përpara me investimet. E tmerrshme do të ishte. Një nga mësimet e shkurtra ose të para në jetën time të shkurtër politike, është që ta vendos veten në pozitat e kundërshtarit. E tmerrshme do të ishte të krahasonim modelet. Fasadat e Tiranës, bulevardin me garanci 70 vjeçare që u prish, autostradën e vdekjes, me raportin e investimeve të kësaj qeverie, jo vetëm Durrës Kukës, jo vetëm Lushnje Fier, jo vetëm Levan Vlorë, Shkodër Hani i Hotit, Qafë Thanë Qafë Plloç, Bllac Qafë Prush. Jo vetëm mirëmbajtja në rrugët sekondare të rrjetit kombëtar, të cilat vetëm për vitin e kaluar ishin 4 fish, duke e krahasuar me atë që kanë bërë qeveritë socialiste në 8 vjet. Dy porte kryesore që zmadhohen dhe marrin rolin e Korridorit 8. Në total, 2 miliard euro investime vetëm për infrastrukturën. Me çfarë do t'i krahasoni, ju zotërinj?! Fasadave po u del boja. Vitin që vjen është 10 vjetori në pushtet i korbit të rrugës, i cili, çdo vit që kalon, me mashtrimet, shpifjet dhe vjedhjet e denoncuara nga shtypi plaket, rrudhet, thinjet. Nuk ka asnjë mundësi të krahasohet me reformat e kësaj qeverie. Prandaj, dy vjet para zgjedhjes sulmon atë që sot është qeveria me investimet më të mëdha në gadishullin ballkanik. Mund të thoja për gjenezën e disa prej anëtarëve të këtij Parlamenti dhe të disa jashtë këtij Parlamenti. Ekzistojnë komplekset e baballarëve dhe gjyshërve. Kundërshtarët më të rreptë i bashkon diçka. Ata vetë ose baballarët e tyre kanë qenë rreth një tavoline 10 15 apo 20 vjet më parë. Nuk ka rëndësi nëse kanë qenë tavolinat e Sigurimit të Shtetit, Byrosë Politike, Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Kosova fobia dhe kompleksi i etërve i ndjek dhe do t'i ndjekë. Ky është problemi i tyre. Nuk besoj kurrë se është problem i një force politike. Sa do që detyrohen, por qartësisht është kompleksi i tyre. Mund të thoja që në thelb të kësaj beteje qëndron frika e vjetërimit të modelit që sapo përmenda. Një model shterpë, i cili, përveç krijimit të korrupsionit mediatik, blerjes, shfrytëzimit dhe abuzimit të shoqërisë civile, prishjes së kioskave të parkut të rregullimit të Lanës, nuk ka kontribute të tjera në shoqërinë shqiptare. Mund të thoja se mbi të gjitha, në këtë përplasje vizionesh dhe idesh, kur gjithë kjo të përfundojë, emrat e atyre që kanë hedhur baltë mbi këtë rrugë, do të jenë harruar, ndërsa rruga do të ngelet aty duke funksionuar. Mund të thoja se çdo vit që nuk është ndërtuar rruga, dëmi ekonomik i shoqërisë shqiptare llogaritet nga ekspertët e pavarur rreth 60 milion euro. 200 milion euro llogaritet të jetë tregtia e Serbisë me Kosovën, e cila do të shmanget në rast të embargos ekonomike. Çfarë thonë ekspertët? Kjo tregti do të ndahet mes Malit të Zi dhe Maqedonisë. Do t'i thoja të gjitha këto, por mendoj se sot, duke më dhënë me krenari rastin për të mbrojtur këtë projekt madhor, fati më sjell në dorë të shikoj këtë moment si një shans për t'u ndarë nga e keqja. Një shans për t'u ndarë nga e keqja. Kundërshtarë politikë, por që besojnë për një të ardhme më të mirë të vendit tonë dhe të qytetarëve tanë. Një mundësi për t'u ndarë nga e keqja, duke vënë mbi të gjitha të vërtetën dhe fatet, ligjin dhe ndershmërinë. Prova më e mirë kundër shpifjes dhe përbaltjes. Ndarje nga e keqja. Tre fjalë: ndarja nga e keqja, ky është shansi që ne kemi sot. Duke votuar për heqjen e imunitetit, pas një akuze të analizuar qartësisht nga Këshilli për Rregulloren dhe Imunitetin, të cilës nuk kam çfarë t'i shtoj, krejtësisht të pabazuara ligjore. Ne i japim shansin Prokurorisë së Përgjithshme të vërtetojë ose të hedhë poshtë baltën, shpifjen, luftën ndaj atyre që do t'u harrohen emrat kur rruga të ketë mbaruar me kaq zell mbi këtë projekt. Do të vendosim standardet për të gjithë ata që shpifjen dhe përbaltjen i kanë veglat e ndotjes, të së keqes, një standard për të mirën, për të ndershmen. Ky është një shans i madh. Të gjithë ata që besojnë tek e mira, e ndershmja, të gjithë ata që besojnë që Shqipëria, me të gjitha problemet që ka po ecën drejt një të ardhmeje më të mirë, duhet ta mbështesin këtë kërkesë të Këshillit të Rregullores, Imuniteteve dhe Mandateve. U kërkoj të gjithë deputetëve në këtë sallë, gjithë miqve dhe kundërshtarëve ta votojnë dhe ta mbështesin atë. Duke kërkuar brenda rregullave që këtë ta bëjmë me votim të hapur, duke u ndarë nga e keqja, duke vendosur këtë standard, ne i hapim rrugë rritjes së Shqipërisë nga një vend ku tragjikomikja, shpifja dhe gënjeshtra në një metër katror të Tiranës, influencon shqiptarët nga Vermoshi në Konispol, drejt bërjes së vendit tonë më serioz, dhënies se seriozitetit që meriton një vend anëtar, një vend kandidat për anëtarësimin në NATO. Dhe me këtë i bëjmë shërbimin më të madh si ligjvënës, si deputetë dhe si qytetarë.
(Fjalim i ministrit aktual të Punëve të jashtme në seancën e Parlamentit shqiptar për heqjen e imunitetit për akuzat e prokurorisë sa ishte ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionti)
Sabri Selmani