Kosova do te sulmohet edhe nga Maqedonia !!!

prespari

Primus registratum
Kosova do te sulmohet edhe nga Maqedonia !!!

Kosova do te sulmohet edhe nga Maqedonia

Perfaqesues te gardes se Car Llazarit bejne pergatitje qe ne Kosove te hyjne edhe prej nga Maqedonia ku ky njesit ka anetare te vet, njoftojne per "Lajmin" burime shqiptare nga sherbimet e sigurimit ne Maqedoni. Sipas tyre, paralelisht me intesifikimin e aktiviteteve dhe kercenimeve te gardes se Car Llazarit ndaj Kosoves ne Serbi, jane intesifikuar edhe pergatitje e tyre ne Maqedoni. Per te stimuluar mobilizimin e pjesetareve te vet ne Maqedoni, perfaqesuesit e gardes perdorin informacionin e plasuar para disa diteve se ushtria e Shqiperise eshe vendosur ne gjendje te gatishmeri ne rast te ndonje konflikti eventual ne Kosove. "Lajm" para kater muajve ka shkruar per ekzistencen e pjesetarve te njesitit ultra ekstremist serb "Garda e Car Llazarit" edhe ne Maqedoni, kryesisht ne pjeset e ebanuara me serb. Informacionet e ketilla per "Lajm" i pat konfirmuar edhe sherbimi per indormim i deputetit ne Parlamentin e Serbise Zheljko Vasiljevic, i cili eshte kryetar i Shoqates se Veteraneve Serb te Luftes, shoqata ne kuader te se ciles funkcionon Garda ne fjale.

Prej sherbimit per informim te kesaj shoqate paten informuar se perpos serbeve, ne Maqedoni ne rradhet e tyre anetaresojne edhe maqedonas. Edhe atehere edhe tani, perfaqesuesit e policise se Maqedonise thone se nuk posedojne informacione per veprimin e strukturave te ketilla ne Maqedoni. Ndryshe njeri nga komandantet e Gardes, Andrej Miliq para dy diteve ka perseritur kercenimet se do te shpall lufte kunder "okupatoreve te Kosoves" me 14 tetor ne Mitrovice, ne rast se Kosova shpalle pavaresi. Sipas tij, forca te fshehura te Gardes kane filluar te pergatieten per veprime ne Kosove. Ne pyetjen e gazetareve se a do te luftojne edhe kunder NATO-s, Miliqi ka thene se NATO, si paqeruajtes te paqes ne Kosove nuk do te luftoje ne anen e shqiptareve. Ai ka potencuar se Garda eshte pajisur me armatim te ri, e cila do te funkcionoje ne rast te shpalljes e pavaresise se njeanshme dhe ndarjes me dhune te Kosoves

"Lajm" e perditshme, e hene, 24 shtator 2007
 

99999

Primus registratum
Re: Kosova do te sulmohet edhe nga Maqedonia !!!

Nuk eshte per tu çuditur. Serbia ka 10 vjet qe pergatitet vetem per lufte. Ata shpresojne qe nje dite amerikanet do terhiqen per tu futur forcerisht ne Kosove. Ata mund te futen nga Maqedonia, nga Mali i Zi por edhe nga Greqia.
Duhet mbeshtetur tek miqte tane, amerikanet dhe turqit.
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Kosova do te sulmohet edhe nga Maqedonia !!!

Me duken shume te kota dhe jo reale kto planet e serbeve. Kosova nuk kthehet me prapa dhe cdo propagande ne serbi per kosoven duket se behet vec per qellime elektorale dhe meshtetje politike brenda per brenda serbise. Asnje politikan serb (ne mendjen e tij) nuk beson se ka me shpresa per Kosoven. Por kush eshte ai politikan qe del para popullit e te thote: "do heqim dore nga 20% e territorit"?! Do te humbiste shume pike ne politike apo jo?
 
Top