Kosova do ta fitoje Pamvaresine sepse Kosova eshte Toke Shqiptare

Pe.ili.sh

Primus registratum
Kosova do ta fitoje Pamvaresine sepse Kosova eshte Toke Shqiptare

Hyrje
Me Kosoven jane te lidhura shume pjese te te rendesishme te historise shqiptare.
Kosova ne shekullin e IV p.K quhej Dardani dhe kjo treve shqiptare kishte krijuar mbreterine e saj, pra Mbreteria Dardane
Kufinjte e saj shkonin ne veri deri te qyteti i Nishit, kurse ne jug deri ne Kukes dhe ne rrjedhen e siperme te Vardarit.
Mbreti i pare dardan ishte Longari.
Pas tij erdhen mbreterit Bato dhe Monun.
Rolin kryesor ne mbreteri e luajten fisi i Dardaneve.
Ne kete mbreteri bein pjese edhe galabret dhe thunatet.
Mbreteria dardane kishte krijuar nje ushtri te fuqishme dhe te organizuar mire.
Forca e kesaj ushtrie u tregua sidomos ne shekullin e III p.K, kur Dardanet qene ne gjendje te mbroheshin nga dyndjet e fuqishme te kelteve nga Evropa qendrore, madje ishin te gatshem te ndihmonin edhe Maqedonine, qe te perballonte keto sulme.
Mbreteria Dardane ka pasur luftera te shumta dhe te panderprera kunder Maqedonise.
Me Mbreterine Ardiane , dardanet mbajten mardhenie miqesore, por paten edhe konflikte te shtyra nga aristokracia skllavopronare, qe luftonte per interesa te ngushta, dhe kjo pati pasoja shume te renda politike, ekonomike si per Ardianet ashtu edhe per Dardanet
Dardania beri luftera me Maqedonine rreth vitit 231 p.K per mbrojtjen e trojeve te tyra qe ndodheshin ne jug te mbreterise se tyre dhe qe dikur i perkisnin Paioneve te rrembyera nga maqedonasit.
Me pushtuesit romake , Dardanet zhvilluan luftera te medha dhe ne vitin 97 p.K, romaket arriten te vinin ne varesi Dardanet dhe fiset e tjera fqinje, por qe me vone per keta te fundit(dardanet dhe fiset e tyre) u riperterine dhe u shkaktuan humbje te renda romakeve.
Romaket i krahasoni Dardanet per nga shpirti i tyre luftarak dhe qendrueshmeria, me Kucedren e Lernes qe edhe po tja prisje te gjitha kokat ajo u ringjallte perseri.

Kalojme ne nje aspekt tjeter shume te rendesishem dhe qe ka te beje pikerisht me Kosoven, dhe me imtesisht Fushe Kosoven prane Prishtines.
Ketu per tu permendur eshte Beteja e Kosoves me 1389
Me 15 qershor te 1389 u zhvillua nje beteje shume e pergjakshme ndermjet 100.000 ushtareve turq dhe 40.000 luftetareve ballkanas.
Ne kete beteje Millosh Kopili arriti te vrase sulltan Muratin e I-re.
Ne kete beteje moren pjese shume luftetare shqiptare si Gjon Kastrioti,Teodor Muzaka, Balshajt etj, ku bashke me ballkanasit e tjere i dhane jehone te madhe kesaj beteje kunder pushtuesit me te eger qe ka njohur Ballkani dhe vecanerisht trojet shqiptare qe nga Enkelejte ,Panione,Epirasit , Ardinae dhe aq me shume Dardanet.


Gjon Muzaka per betejen e Fushe Kosoves thote keshtu.
(Nga Vepra Gjenealogji e fammiljes Muzaka 1510)
<ul type="square">
[*]E pastaj Murati ju turr,por Llazari despoti i Serbise, Markoja mbreti i Bullgarise, Teodor Muzaka pinjolli shtepise sone, e bashke me te sundimtare te tjere te Shqiperise, u ndeshen me turqit.
Ata u thyen, te krishteret e mbeti i vrare dhe Teodori yne, qe kish sjelle me vete edhe nje ushtri te madhe me shqiptare.
Po aty u zu rob edhe Llazari i Serbise qe me vone turqit e vrane.
Pasketaj fillaun lufterat e paprera te turqve ne Shqiperi, ne te cilat humben jeten aq shume bujare e luftetare trima.
[/list]


Vazhdojme me tutje

Kuvendi i Prizrenit dhe formimi i Lidhjes Shqiptare.
Ketu perseri del ne pah rendesia historike e vellezerve tane kosovare.
Punimet e Kuvendit te Pergjithshem u hapen me 10 qershor 1878.
Kuvendi e Pergjithshem e drejtoi Iljaz Pashe Dibra(nje veteran i luftes qe kishin zhvilluar shqipetaret kunder reformave centralizuese te Stambollit dhekunder synimeve shoviniste te shteteve fqinje).
Qysh diten e pare Kuvendi, vendosi nje lidhje me karakter politik dhe ushtarak, duke qujatur ne fillim thjsht Lidhja e Prizrenit.
Po me 10 qershor, ai vendosi te njoftoje kongresine Berlinit qe do te mblidhej me 13 qershor, te mos i jepte asnje pellmebe toke nga atdheu i shqiptareve asnje shteti te huaj , perndryshe shqiptaret do te luftonin deri te njeriu i fundit.
Ky Kuvend ka rendesi shume te madhe historike per atdheun e shqiptareve.

Kalojme te Lidhja Shqiptare e Pejes(1896-1908)
Duke qene se rreziku i copetimit te tokave shqiptare po rritej dhe kerkesat e tyre per autonomi nuk po merreshin parasysh, rrethet patriotike shqiptare shtruan si detyre krijimin e nje organizate tere si ajo e Lidhjes Prizrenitqe te perfshinte te gjithe vendin dhe te vihej ne krye te Levizjes Kombetare.
Perpjekjet e para filluan ne vjeshte te vitit 1896.
Ne krye te kesaj nisme u vu Haxhi Zeka, nje nga udheheqesit me te shquar te Levizjes Kombetare ne vilajetin e Kosoves dhe ne mbare Shqiperine.
Atdhetaret shqiptare te udhehequr nga Haxhi Zeka hodhen themelet e nje lidhjeje te re te quajtur Beselidhja e Kosoves
Kjo ndodhi ne Gjakove ne shkurt-mars te 1897 dhe ne nendor te 1897 u organizua ne Peje nje mbledhje tjeter , ku moren pjese 500 perfaqesues te popullsise se Kosoves dhe nga Vilajeti i Janines.
Ne kete kuvend qe vazhdoi 6 dite u formua lidhja e re shqiptare qe u quajt Besa-Bese dhe kryetar i saj u zgjodh Haxhi Zeka.
Edhe kjo lidhje kishte rendesi shume te madhe historike sepse nga kjo lidhje filluan te krijoheshin bazat per Pamvaresine qe do vinte pak vite me pas.
Edhe kjo Lidhje e Pejes si Kuvendi i Prizrenit u shtyp ushtarakisht nga Porta e Larte.

Vazhdojme me tutje
Kryengritja e Kosoves me 1910
Masat e ashpra turke dhe ekspeditat ushtarake te Xhavit Pashes, i acaruan mjaft mardheniet e shqiptareve me xhonturqit.
Ne ditet e para te prillit, fshatrat e rretheve te Mitrovices, Vuciternes,Llapit sulmuan Garnizoni ushtarak te Prishtines.
Kryengritja shtrihet edhe ne krahinat e tjera te Vilajetit te Kosoves dhe ne krahinat e Dibres.
Idriz Seferi ka qene udheheqes ushtarak popullor i Levizjes Kombetare
Ai ka lindur ne Sefer me 1847 te krahines se Karadakut ne Shkup.
Ai ka marre pjese ne Lidhjen e Prizrenit
Ka mare pjese ne kryengritjen e Kosoves me 1910
Ka marre pjese ne betejen e Kacanikut dhe ne betejat e Karadakut.
Ishte nje nder udheheqesit kryesore te Levizjes Kombetare te Pergjithshme AntiOsmane me 1912.
Mori pjese ne clirimin e Shkupit , Kumanoves,Gjilanit , Presheves, Ferizajt.
Ne tetor te 1912 ne krye te mijerave luftetareve shqiptare u shkaktoi humbje te medha forcave serbe qe po pergatitnin pushtimin e territoreve shqiptare.
Udhehoqi cetat kosovare ne lufte kunder zgjedhes serbe ne vitet 1913-1915 dhe kunder pushtuesve ne vitet 1916-1918.
Vazhdoi luften per clirimin kombetar te Kosoves e viseve te tjera shqiptare ne Jugasllavi, deri ne fund te jetes se tij me 1927.
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Kosova do ta fitoje Pamvaresine sepse Kosova eshte Toke Shqiptare

Pjesa tjeter neser /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Kosova do ta fitoje Pamvaresine sepse Kosova eshte Toke Shqiptare

Duke vazhduar me tutje kronologjine e historise se Kosoves , kalojme ne pjesen me te rendesishme te rilindjes se historise shqiptare.

Kryengritja e Pergjithshme e vitit 1912.
Marrveshja e gushtit te 1911 nuk ndryshoi gjendjen e pergjithshme ne Shqiperi, sepse jo vetem qe nuk plotesonin kerkesat minimale te shqiptareve , por edhe sepse qeveria e Stambollit i perdori ato per te ulur vrullin e luftes se armatosur dhe per me teper nuk i zbatoi ato.
Prandaj ceshtja e nje oragnizimi te nje kryengritje te pergjithshme mbetej gjithnje ne rend te dites.

<ul type="square">
[*]Me 11 janar te 1911, Hasan Prishtina e paralajmeroi qeverine e Stambollit se ne rast se nuk plotesoheshin kerkesat kombetare ne Shqiperi, do te shperthente kryengritja
[/list]
Gjate kohes qe ne paralment vazhdonin debatet,nje grup deputeteshshqiptare organizuan en Stamboll, nen kryesine e Ismail Qemalit nje mbledhje te fshehte..
Aty u vendos qe kryengritja te fillonte ne Kosove dhe pastaj te perhapej ne krahinat e tjera te Shqiperise.

<ul type="square">
[*]Ismail Qemali u ngarkua nga mbledhja qe tesiguronte arme dhe ndihma nga shtetet evropiane, kurse Hasan Prishtina te organizonte kryengritjen fillimisht ne Kosove.
[/list]
Me 18 janar te 1912 xhonturqit e shperndane parlamentin per shkak te opozites se forte qe ishte krijuar ne te.

Ata perdoren mjete te ndryshme si rrushfetin,mashtrimin e deri ndjekjet policore gjate fushates se zgjedhjeve te reja dhe arriten te fitonin.
Ne parlamentin e ri nuk moren pjese ishdeputet e opozitess i patriotet Isamil Qemali, Hasan Prishtina etj.


Kuvendi i Junikut dhe kerkesa per autonomi.
Me nismen e Hasan Prishtines me 21 maj te 1912 ne Junik te Gjakoves u mbajt nje kuvend i posacem.
Ne te moren pjese kryesishte perfaqesues te Kosoves Dibres Shkodres dhe krahinave te jugut te Shqiperise.
Ne kete kuvend merrnin pjese gjithshtu edhe mjaft krere turkomane qe mbronin interesat e xhonturqve si dhe perkrahsve te partise turke"Hyriet ve Italaf"(Liri e Marrveshje)
Ne kete kuvendu miratua nje Program qe permbante kerkesa thelbesore si
Autonomi per Shqiperine
Njohja e administartes shqiptare ku te perdorej gjuha shqipe si gjuhe zyrtare
dhe ngritjen e flamurit shqiptar ne gjithe vendin dhe perkrahjen e fuqive te medha per zbatimin e tyre.
Ky Kuvend kishte rendesine e saj sepse jo vetem qe u vendos per kryengritjen e pergjithshme por u shpall edhe programi i saj.

Shpallja e Pamvaresise se Shqiperise
Ndersa Shqiperia dhe shqiptaret po shkeputeshin perfundimisht nga Kolonizimi Otoman, Fqinjet tokesore si Serbia , Greqia, Mali I Zi po pergatiteshin te copetonin edhe nje here trojet shqiptare per ti kolonizuar ashtu sikur Pushtuesi Otoman beri per 600 vjet.
Fqinjet tokesore te Shqiperise nuk e shihnin vendin tone si Aleat, por si nje pjese te Turqise dhe per kete arsye, ata moren revansh per te pushtuar sa me shume troje shqiptare.
Me 14 tetor te 1912 patriotet organizuan nje mbledhje ne Shkup qe ishte qendra e Vilajetit te Kosoves.
Kjo mbledhje caktoi nje delegacion qe te merrej vesh me krahina te tjera per thirrjen e nje kuvendi kombetar.
Ne te njejten kohe Hasan Prishtina dhe Bajram Curri po organizonin mbrojtjen e tokave shqiptare dhe u bene nje qendres te fuqishme pushtuesve te alenaces ballkanike.
Nderkohe Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi nga Stambolli shkuan ne Bukuresht dhe me5 nentor te 1912, moren pjese ne mbledhjen e kolonise se atjeshme shqiptare.
Me pas ata shkuan ne vjene dhe takuan personalitete politike si dhe ministrin enjashtem te Austro Hungarise dhe ambasadore te Anglise , Italise etj.


Me 21 nendor te 1912-es Ismail Qemail dhe delegate te Shqiperise se mesme dhe te Kosoves arriten ne Durres dhe me 25 nendor te 1912 ata arriten ne Vlore ku do te mblidheshin perfaqesuesit e Kombit Shqiptar.
Me 28 nendor te 1912-es ne oren 14 u hap Kuvendi Kombetar i Vlores.
Kryetar i saj u zgjdoh Ismail Qemali dhe Sekretar Luigj Gurakuqi.

Ne fjalen qe mbajti Ismail Qemali tha nder te tjera se:
E vetmja rruge shpetimi ishte ndarja e Shqiperise nga Turqia apo sic themi ne shqiptaret e Shqiperise, ti shkeputeshim nje here e mire Kolonizimit Turk 600 vjecar.

<ul type="square">
[*]Duke bere nje Kronologji te kesaj pjese te historise se Kosoves dhe heronjve te tyre ne bashkepunim me heronjte shqiptare te Shqiperise, por qe me shume citova pjese per Kosoven, desha te theksoja qe:
Kosova eshte Toke Shqiptare.
Ajo(Kosova)ka luftuar gjithmone kunder pushtuesve te ndryshem gjate periudhave te ndryshme te historise.
Ata njerez qe jetojne ne Kosove ne shumicen e tyre jane Shqiptare dhe paraardhesit e tyre jane vetmohuar per ceshtjen kombetare.
Cdo Shqiptar i drejte i Kosoves duhet te kuptoje qe lufterat qe paraardhesit e tyre bene per ceshtjen kometare, nuk e bene per interes te Turqise apo te ndonje shteti tjeter.
Ata e bene sepse jane shqiptare dhe si te tille ata deshen te identifikohen ne familjen evropiane si te tille.
Kosova do te fitoje Pamvaresine sepse:
Jane shqiptaret ata qe kerkojne nje gje te tille dhe se Evropa dhe gjithshtu Kolonizatori me i Eger i Historise Shqiptare e dine shume mire se ku fillojne dhe ku mbarojne kufinjte shqiptare te shekujve te kaluar.
Edhe Kronologjia qe bera pjeserisht per Kosoven dhe udheheqesit e saj, tregon me se miri se Kosova ka luajtur rol historik per ceshtjen Kombetare, ka pasur heronje te tille qe jane flijuar, martirizuar per trojet dhe per kombin shqiptar
Edhe deklarimi i Ibrahim Rugoves se ne jemi pjese e Familjes Evropiane dhe se Gadishulli Ballkanik me pare quhej Gadishulli Ilirik, tregon se Kosova deshiron ti bashkangjitet Shqiperise dhe qe te dyja se bashku duke krijuar identitetin origjinal shqiptar do ti bashkohen Civlizimit dhe Zhvillimit bashkohor te Familjes Evropiane.
Por tani Kosova dhe shqiptaret e Kosoves kane shume pune per te bere.
Duhet durim, tolerance , mirekuptim, mosparagjykim,dashuri per njeri tjetrin, per te arritur ne standartet qe Shqiperia dhe Evropa po kalojne.
Larg vrasjeve dhe mentalitetit mesjetar.
Sa me shume dije aq me lart ngrihet autoriteti jone.
Kosova do te dije ta tregoje veten se cfare eshte.
Ibrahim Rugova ka treguar qe eshte Burre Shteti qe mund ta krahasoja zgjuarsine e tij me shpirtin luftarak te Gjergj Kastriotit(Skenderbeu).
I gjithe populli i Kosoves duhet te tregoje se e meriton Lirine dhe Pamvaresine e Saj.
Keshtu ne te ardhmen do te realizohen edhe projekte te tjera kombetare.
Pra jo me ekstremizem arrihen te mirat e perbashketa.
Duhet te mendojme edhe per brezat e ardhshem, ashtu sikur paraardhesit menduan per ne.
[/list]

Qofshi te Lumtur.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Kosova do ta fitoje Pamvaresine sepse Kosova eshte Toke Shqiptare

Tri grupet parlamentare me qëndrim inuk rreth deklaratës së pavarësisë
kuvendi.jpg


Tri grupet parlamentare kryesore në Kuvendin e Kosovës, LDK, PDK dhe AAK dolën me një deklaratë të përbashkët rreth deklaratës për shpalljen e Kosovës shtet sovran e të pavarur.
Në Deklaratë thuhet se përkrahet nisma e 42 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për miratimin e deklaratës për shpalljen e

Kosovës shtet Sovran e të pavarur. Më tej në deklaratën të cilën para deputetëve e lexoi Hydajet Hyseni, thuhet se kjo deklaratë do të vendoset në rend dite në ndonjë seancë tjetër të Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi po vazhdon seancën me shqyrtimin e projektligjit për likuidimin dhe riorganizimin e personave juridikë në falimentim
 
Top