Kosova dhe politikanet e saj.

Prizreni

Primus registratum
Re: Kosova dhe politikanet e saj.

Jane te pa pervoje dhe akoma kane nevoje per asistence te nderkombetareve,kane nevoje per aftesimin e tyre qe te udheheqin shtet demokratik te tipit Evropian.Une mendoj qe brenda 5(pese)viteve populli dhe politikanet e Kosoves do te aftesohen/demokratizohen.
Ana pozitive, jane me pake te korruptuar,ne krahasim me politikanet tjere Ballkanike.
Pershendetje.
 

antihero

Primus registratum
Re: Kosova dhe politikanet e saj.

..mire le te ecin ne kete drejtim dhe do te behet me mire.rugova din se si i udheheq punet,edhe tjeret punojn mire dhe cdokush prej tyre kryen punen e vete.Duhet edhe pak me teper pune dhe aktivitete nga jashta,me mire te koordinuara,gjithcka mire nga demokracia e re.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Kosova dhe politikanet e saj.

Jane te varfer dhe skane filluar ende nga vjedhjet.

Nuk mund te pavaresohesh nqse nuk ke politikane qe dine se si vidhet me tendera, korrupsion, mall kontrabande etj. <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

Redi

Forumium praecox
Re: Kosova dhe politikanet e saj.

Dua te theme dy fjale per politikanet Kosovare:

Mendoj se gabimi me i rende ishte krijimi i partive dhe hyrja ne nje gare per pushtet, ende pa e krijuar shtetin.
Ne teorine e politikes (une kam mabruar shkenca politike), dhe eksperiencen e politikes eshte vertetuar se popujt nen "pushtim" kane nevoje per levizje dhe aleanca te gjera, jo per parti.

Modeli gandist qe zgjodhi I.Rugova per te shpetuar kosoven nuk kishte kurrfare analogjie me pacifizmin e Ghandit ne Indi, ne mos per tjeter, per faktin e rendesishem se durimi i dy-treqind milione indiane kundrejt 200 mije britanike nuk mund te ishte njesoj si durimi i dy milioneve shqiptareve kundrejt tete milone serbeve.

Nje nga absurditet me te medha te politikes se Rugoves ka qene percaktimi se çeshtja shqiptare do te zgjidhet duke <span style="font-weight: bold"> çkomunizuar Shqiperine dhe duke demokratizuar Serbine. </span>

Vetem naivet mund te harrojne se trojet shqiptare u ndane ne nje kohe kur komunizmi ishe ende nje utopi e larget dhe se kufiri ndermjet shqiptareve nuk ishte nje çeshtje sistemesh.

<span style="font-weight: bold"> Redi </span>
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Kosova dhe politikanet e saj.

Redi, tundu e shkundu se eshte bere lufte dhe eshte cliruar Kosova! Kosova eshte bere shtet dhe prandaj si i ka partite politike. E vetmja gje qe mbetet eshte te behet rrokada me OKB-ne: OKB-ja te iki nga Kosova dhe te shkoje Kosova ne OKB. TERRORISTET SERBE s'kane me asgje per te thene.
 

a_maliqi

Primus registratum
Re: Kosova dhe politikanet e saj.

Pajtohem me konstatimin se Kosova momentalisht do te duhej ta kishte vetem nje levizje dhe jo njezete e ca parti sic i ka sot. Mirepo konsideroj se kjo per mentalitetin tone prej bajraktaresh dhe heronjesh s'ka per te ndodhur kurre. Ndarja pro dhe anti-lufte e 98-tes eshte gjalle ende dhe kjo e pengon cfaredolloj shkrirjeje. Plus, ketyre taneve iu konvenon kjo loje me pozita te kota, dhe OKB-ja e ka imponuar kete me organizimin e zgjedhjeve, parlametit. Ne kete kontekst neve na nevojiten partite, pra per t'i bere ca institucione demokratike. Ceshtja se sa kryejn pune keto parti eshte tjeter.
T'ju them te drejten te gjithe politikanet tane jane qesharak, te pazote, nuk them se nuk ia done te miren vendit, por s'dine ta kanalizojne kete deshire brenda interesave te pergjithshme. Shohin vetem prej perspektives vetjake.
Kosova nuk e ka asnje politikan te denje, sikur edhe Shqiperia, mirepo ne Shqiperi megjithate mund t'i gjesh ca njerez qe dijne se cfare bejne.
E vetmja shprese eshte shoqeria civile qe eshte ne konsolidim e siper.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Kosova dhe politikanet e saj.

Think Pink,

ajo qe dijme me shume ne Shqiperi eshte se dijne te vjedhin. Kosova s'ka per te ndertuar shtet nqse OKB-ja nuk ia kalon tenderat dhe prokurimet ministrive perkatese...qe edha ata te vjedhin sic vjedhin punonjesit e OKB-se.

Think Pink, ke bere nje gabim relativ: Kosova me te vertete ka shume parti por ka vetem nje Levizje... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

a_maliqi

Primus registratum
Re: Kosova dhe politikanet e saj.

Blue Gene, je shume pesimist tek kjo ceshtja e tenderave dhe ke te drejte. Ballkan eshte ky. Mirepo cilesine e politikanve nuk e shoh ne kontekst te vjedhjeve, por ne kontekst te &quot;njohurise&quot; se per cfare ata jane ne ato role qe jane. Mbase politikanet tane nga Kosova jane te hutuar nga politika moderne dhe u nevojitet kohe per tu mesuar...Rugova mendonte se te besh politike ishte te mbash nje konference me media njehere ne jave. U nevojitet kohe...

P.S. Sa per gabimin tim relativ...ke te drejte. LKCK-ja apo jo?
...
 
Top