Kosovë: Stop terrorit mbi intelektualë

Korova

Primus registratum
Kosovë: Stop terrorit mbi intelektualë

Pas gjithë këtyre vrasjeve me motive politike, partitë politike kosovare ranë në pozitat e regjimit serb, madje edhe më poshtë. Ata patën ëkursyer inteligjencën nga zhdukja fizike të vetdijshëm se ashtu humben betejat politke. Politikajt tanë të verbuar nga dashuria për karrigë nuk po kursejnë as inteligjencën.
Sa intelektualë u vranë para,gjatë dhe pas lufte?!Ka ardhur koha ti thuhet stop kësaj tragjedie kombëtare!
Të gjithë e dijmë kush janë vrasësit dhe askush nuk guxon t'i identifikojë botërisht.
A thua edhe sa intelektualë duhet të vriten derisa drejtësia të triumfojë?!
Kosovë zgjohu nga gjumi?!
Në emrin tënd po vritet liria, demokracia, drejtësia...
Stop atyre që në emrin tënd varrosin vlerat më humane njerëzore!
Stop!
Ftoj popullin e Kosovës të blejë nga një karrigë për udhëheqësit e partive politike dhe ato ti vendosin para selive të tyre, me një kërkesë:

<span style="font-weight: bold">Ja karriga kemi për të gjithë!</span>
 

antares

Primus registratum
Re: Kosovë: Stop terrorit mbi intelektualë

Korova! A mund te postosh ndonje gje me konkrete mbi kete teme se ceshte e verteta ne dime shume pak ose aspak per keto qe po shkruan!
wave.gif
wave.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kosovë: Stop terrorit mbi intelektualë

Behet fjale per Bardhyl Ajetin,intelektual/gazetar dhe njeri shum i guximshem per te demasku mafian ekonomike ne Kosove!
 

redhat

Primus registratum
Re: Kosovë: Stop terrorit mbi intelektualë

Fillimisht postuar nga antares:
[qb] Korova! A mund te postosh ndonje gje me konkrete mbi kete teme se ceshte e verteta ne dime shume pak ose aspak per keto qe po shkruan!
wave.gif
wave.gif
[/qb]
Korrieri

--

Kosove, atentat gazetarit te &quot;Bota Sot&quot;

E Diele, 05 Qershor 2005

Gazetari 28- vjecar Bardhyl Ajeti eshte goditur me nje plumb ne koke parmbreme rreth ores 21. 30 ndersa ai po udhetonte drejt shtepise se tij ne Gjilan me makine. Ky eshte rasti i katert i ngjarjeve te tilla tronditese per boten mediatike pas luftes ne Kosove. Gjendja e viktimes eshte kritike ne spitalin e Prishtines, nderkohe qe nuk dihen ende autoret e jetij akti

Nga persona deri me tani te panjohur per policine eshte qelluar rende me arme zjarri Bardhyl Ajeti, redaktor i gazetes se perditshme &quot;Bota Sot&quot;, e cila botohet ne Kosove, Shqiperi dhe diaspore. Zedhenesi i Sherbimit Policor te Kosoves, Refki Morina i tha radios Dojce Welle se redaktori i &quot;Bota Sot&quot; eshte qelluar me nje plumb ne koke derisa me makinen e tij po udhetonte ne rrugen Prishtine- Gjilan, ne afersi te lokalitetit Bresalc. Gazetari Bardhyl Ajeti ndodhet i shtrire ne Kliniken Universitare te Prishtines dhe gjendja e tij shendetesore eshte kritike. Policia po heton rastin, nderkohe qe lajmi per atentatin kunder gazetarit Ajeti ka tronditeur stafin e gazetes &quot;Bota Sot&quot; dhe koleget e tij ne te gjithe hapesirat shqiptare.

Gazetari Bardhyl Ajeti eshte qelluar parmberme per vdekje rreth ores 21. 30 ne nje atentat kunder tij qe eshte kryer ndersa ai me veturen e tij po udhetonte per ne shtepi neper rrugen Prishtine- Gjilan ne afersi te fshatit Bresalc. Gazetari 28 vjecar po udhetonte me makinen e tij drejt Gjilanit. Ne momentin kritik nje veture tjeter eshte ofruar paralelisht me veturen e viktimes dhe ka shtene kunder tij. Viktima eshte qelluar ne koke me nje plumb dhe gjendja e tij eshte kritike ne Kliniken Universitare te Prishtines. Policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po vazhdon hetimet. Ende nuk dihet asgje per motivet e atentatit.&quot;

Atentati kunder redaktorit te se perditshmes &quot;Bota sot&quot;, e cila botohet ne Kosove, Shqiperi dhe diaspore ka goditur rende stafin e kesaj gazete, por edhe koleget gazetare. Drejtori ekzekutiv i &quot;Bota Sot&quot; Gani Mehmetaj deklaroi: &quot;Jam mjaft i tronditur, jam ne gjendje shoku. Ne filllim nuk e besova lajmin pasi dje jam degjuar me Bardhylin dhe ai nuk me tha se kishte ndonje problem, prandaj kjo ishte e papritur. Nuk e dime arsyen e ketij atentati por mund te supozohet se shkak mund te jet ndonje shkrim apo nje seri shkrimesh qe ka pasur kohen e fundit. Ai edhe ne nje leter qe i ka derguar Bordit te Mediave i ka njoftuar ata se eshte i kercenuar me telefonata anonime. Kete leter do ta publikojme dhe kerkojme nga policia qe ta ndricoje kete rast dhe te mos mbetet i pazbardhur sikur shumica e rasteve te deritashme.&quot;

Sulmi me arme kunder redaktorit te gazetes &quot;Bota Sot&quot; eshte i katerti qe kryhet ndaj gazetareve qe nga mbarimi i luftes ne Kosove. Pas luftes ishte vrare kolumnisti i po kesaj gazete Xhemajl Mustafa, kurse ne tetor vitit 2001 ne nje pusi eshte vrare edhe gazetari i &quot;Bota Sot&quot;, Bekim Kastrati. Plumba kunder fjales se lire jane hedhur edhe vitin e kalur kunder gzetares hulumtuese te gazetes se perditshem &quot;Koha Ditore&quot;, Fatmire Terdevci. Deri me tani asnje prej ketyre rasteve, ku kane pesuar gazetaret, nuk eshte zbardhur nga policia. Gazetari Bardhyl Ajeti ne opinionin kosovar eshte i njohur si mbrojtes i zjarrte i Lidhjes Demokratike te Kosoves se Presidentit Ibrahim Rugova dhe si njeri qe ka sulmuar pa kompromis ish drejtuesit e UCK.

Fadil Gashi, Prishtine
 

redhat

Primus registratum
Re: Kosovë: Stop terrorit mbi intelektualë

8 Qershor, 2005


<span style="font-weight: bold">Plumbat kurre nuk do te arrijne te mposhtin fjalen e lire dhe demokracine!</span>


Te drejtosh plumbat kunder kolumnistit Bardhyl Ajeti, eshte njelloj sikur te dalesh kundra pamvaresise se Kosoves, fjales se lire, demokracise, progresit dhe kunder lexuesve te rregullt te Botes Sot. Bardhyl Ajeti u be i lexueshem dhe i adhuruar ne te gjitha hapesirat gjeografike shqiptare. Plumbi nuk i morri jeten; ai po permisohet dhe do te vazhdoj detyren e tij, me mire me thene, misionin e tij ne dobi te atdheut. Ai gjithmone do te luftoje kunder armiqve dhe tradhetareve te Kosoves.

Bardhyli karakterizohet nga guximi dhe jo nga frika. Edhe staff-i i Botes Sot, duke qene krye-keput atdhetar nuk e ka shuajtur aktivitetin edhe pse i jane vrare yjet e tij duke filluar nga Enver Maloku deri te atentati it fundit ndaj Ajetit.

Natyrshem lind pyetja, pse i jane sulur te mallkuarit Botes Sot duke atentuar per vrasje Bardhyl Ajetin?

Ndoshta sepse ai eshte perfaqesuesi dhe gjeneratori i flajes se lire? Sepse ai eshte patriot deri ne fund i kombit Shqiptar? Apo sepse eshte luftetar i lirise dhe i pamvaresise se Kosoves? Sepse ai eshte perkrahes i pakompromentuar i LDK-se? Sepse eshte fund e krye ne perkrahje dhe mbrojtje te arkitektit dhe simbolit te pamvaresise se Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova? Ndoshta sepse ai ka diskretituar te gjitha aleancat e fshehta komuniste te drejtuara nga kuislingu Fatos Nano qe akoma deshiron ta shohi Kosoven te arrnuar nen Jugosllavine? Apo sepse Bardhyli dhe shoket e tij publikuan ngjarje dhe ndodhira ku denohej morali i dobet i rrugaceve te kohes se luftes, anarkia, korrupsioni, vjedhja dhe grabitja e pronave? Sepse kolumnisiti jone ishte gjithmone ne mbrojtje te universitetit te Tetoves? Sepse me dashamiresi te madhe publikoi artikuj ne mbrojtje te komandantit dhe ish-kryeministrit Ramush Hajredini? Sepse shkruajti per Camerine, Presheven, Bujanovsin dhe trojet shqipetare ne Mal te Zi?

Ky eshte pra gazetari Bardhyl Ajeti qe edhe sot, ma merr mendja, megjithese ne shtratin e padeshiruar, penen e tij nuk e ndalon. Ai vazhdon te shkruaj, ashtu sic i ka hije, duke u bere keshtu me energjine e tij te pashterrueshme, nje shembull ne fushen e gazetarise. Ai po na le gjurmet e nje shqiptari patriot, e nje luftetari te paepur per kombin shqipetar.

Bardhyli e perdor penen e tij pa iu dridhur dora. Ai urren servilizmin, kompromisin dhe dinakerite. Bardhyli perkujton me respekt dhe mallengjim koleget e tij qe u vrane nga vrasesit rrogetar tinzare; nga vrasesit qe pas mes-nate kryejne akte e tyre pas ferrave si lepujt dhe mijte e trembur. Bardhyli si burre i vertete, i tregon hapur, pa ndrojtje, pa frike, te gjithe shqipetareve se kush jane autoret e krimeve.

Duke perfunduar keto rreshta, i bejme thirrje Komuniteti Evropian dhe Sh.B.A-se qe te angazhojne organet perkatese per zbulimin e krimeve te njepasnjeshme qe ushtrohen ndaj staff-it te Botes Sot dhe figurave politike te L.D.K.-se. Bardhyl Ajetit i urojme sherim te shpejte dhe angazhim dinamik ne Boten Sot e ne gjithe boten Shqiptare.

Komunistet jane te dalluar per atentate; atyre iu vret shtypi i lire, i pezmaton pluralizmi politik, shteti, ligji dhe drejtesia. Keta komuniste i varrosi nje here e pergjithmone pamvaresija e Kosoves dhe e vetmja rruge qu iu ka mbetur komunisteve eshte te fshehin koken si breshka nen guacke, njesoj si i ndodhi diktatorit Saddam Hysenit dhe agjentave te tij. Kosova do ta mbaje koken lart vetem kur te clirohet nga keta gjarperinj te gjakut.


Luan H. Gashi

New York, New York
 

kurkushi

Primus registratum
Re: Kosovë: Stop terrorit mbi intelektualë

Duke shprehur keqardhje dhe ngushllim të gjithë të prekurve nga kjo vrasje,më duhet të them edhe komentin tim si vijon:
Gazetari guximtar Bardhyl Ajeti,ndjesë pastë,me punën që paska bërë sigurisht që ka qenë në dijeni për çmimin e mundshëm në fund.Sot nuk është më koha që vritesh apo internohesh kur flet dhe shkruan kundër pushtetarëve,por kur tenton të zbulosh bizneset e tyre.Kosova ka një udhëheqje të korruptuar totalisht.Njerëzit që e udhëheqin me at pak pushtet që kanë,udhëheqin dhe organizojnë Mafien e tyre që t`i mbronë nga dedektimi.Këto stërvina të qelbura që gjoja quhen të zgjedhur të institucioneve të kosovës kanë shërbimin e tyre sekret të përbërë nga kontrabandistët,dilerët dhe spiunët e Serbisë.lejohet çdo fjalë e folur dhe e shkruar të përhapet për këta &quot;udhëheqës&quot;por dënohet rrebtësisht verifikimi i fitimeve të tyre,jo aq shumë pse zbulohen këta,por se ashtu zbulohen edhe &quot;miqtë&quot;nga UNMIK-u dhe Beogradi!Për këte këta përsona i &quot;fitojnë&quot;zgjedhjet gjithnjë!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kosovë: Stop terrorit mbi intelektualë

Kurkushi....
paske shkru me te vertete me menyrat me radikale majtiste-staliniste te shqiptareve majtisto-marksiste te Zvicres!
Jemi i vetmi popull qe shajme ne menyre te paskrupullt qeverine e vendosur nga vota e vete popullit!
 

Legjionixx

Forumium maestatis
Re: Kosovë: Stop terrorit mbi intelektualë

...Korova...Se pari duhet ta dishe kushe esht.Bardhyl Ajeti e pastaj hap temen,dhe ti po e dike mire perse e vrane,dhe dihet perse u vra.
 

Marathonman

Primus registratum
Re: Kosovë: Stop terrorit mbi intelektualë

Shqiptari i vetém nga Kosova me gradé uashtarake Kolonel dhe akademi té mbaruar ushtarake, si dhe pérvojé dhe njohuri té madhe pér edhe sekretet ushtarake té ish ushtrise Jugosllave,
pra AHMET KRASNIQI i cili u shpall Gjeneral i Forcave té Armatosura té Kosovés si dhe minister i mbrojtjes, né tetorin e vitit 1998 vritet nga kriminelét e Kosovés me ndihmén e qeverisé sé atéhershme té Tiranés.
Né fjalét e popullit flitet se Agim Qeku e vrau Ahmetin dhe ja tani ai éshté &quot;komandant&quot; i tmk, pa ndonje shkollé ushtarake.
Vrasja e Ahmet Krasniqit ka qené njéra ndér vrasjet e para ndaj intelektueléve té LDK.
Kosova eshte ndoshta vendi i vetem né botén moderne ku Gjenerali me akademi ushtarake vritet, ne Tirane, e BUJQIT e Kosovés shpallen si komandanta, majora etj.etj.
TURP
 

regele

Forumium maestatis
Re: Kosovë: Stop terrorit mbi intelektualë

Orosho, me sa kam vene re une, ne Shqiperi dhe Kosove vetem bota e popullit nuk vendos! Thuhet se zgjedhjet i fitoi filani dhe filani, por ti e di se c'behet me voten e ppopullit, sa vota hidhen e zhduken, sa para paguhen e sa e sa marifete te tjera behen qe te fitoje hajduti e krimineli!

Per mendimin tim, nje zgjidhje e situates do te ishte perhapja e lajmit sa me gjere mbi keta kriminele! Nese nje gazetar arrin te zbuloje dicka, ai duhet te shperndaje burimin dhe lajmin ne sa me shume veta, ne menyre qe te mos jete nje njeri i vetem (qe eshte me lehte per tu eliminuar) ne vemendjen e krimineleve! Protestat e popullit, nuk ma merr mendja se do te preknin njeri!
 

Legjionixx

Forumium maestatis
Re: Kosovë: Stop terrorit mbi intelektualë

<span style="font-style: italic">Edituar pasi postimi yt merret me antaret e Albforumit e jo me temen!</span>
 

Marathonman

Primus registratum
Re: Kosovë: Stop terrorit mbi intelektualë

Jo moj &quot;regele&quot; nuk isha jashté teme por mbrenda temés, une kamé anétaré té familjes té cilét ishin ushtaré té uqkés dhe té F.A.R.K.-ut
éshté e vérteté se uqkashat u mshefén né birén i minit derisa Arkanistat ;
- i pérdhunuan rreth 100.000 vajza-gra Kosovare
- i kallén gati qdo té dytén shtépi né Kosové
- e vjedhén pasurin private dhe ate té Kosovés
- i vrané rreth 10.000 Kosovare
- i rrémbyen rreth 7.000 Kosovaré, né mesin e kétyre edhe véllaun tim 2 vite mé té vjetér se uné i cili éshté vraré né Pozharevac té Serbisé, kufoma e tij dhe té 44 té tjeréve u thye vitin 2004.
Pas luftés éshté béré lufta ndérmjet uqkashave dhe atyre té LDK, e kjo gjé pér faté té keqé ende po béhet....
 
Top