Korrupsioni dhe Monopoli i së Vërtetës

Albforumi

Primus registratum
Korrupsioni dhe Monopoli i së Vërtetës

Korrupsioni dhe Monopoli i së Vërtetës

Arbër Zaimi

Akuzat partiake të ndërsjellta të kohëve të fundit patjetër që paraqesin një realitet të pështirë korruptiv, mirëpo duke gjykuar nga reagimet popullore apo intelektuale (apo nga mungesa e tyre) mund të thuhet që shoqëria jone paska fituar imunitet ndaj pështirosjes. Ka do ditë që më bren pyetja si ka mundësi që nuk ka reagim shoqëror domethënës ndaj kësaj charade politike? Përgjigjja nuk më rezulton e thjeshtë, e as lineare, në fakt përgjigjja qëndron në disa nivele.

Pyetja është tepër e rëndësishme, sepse e vendos shoqërinë tonë përballë efektit mobilizues të së vërtetës. Shpesh është thënë apo menduar se shoqëria nuk reagon sepse instinktivisht e ndjen se po mashtrohet apo po instrumentalizohet nga njëra palë apo nga tjetra dhe se në rast se do të ballafaqohej me të vërtetat që denoncojnë një realitet regresiv vetë kjo shoqëri do të aktivizonte antikorpe për të dalë nga lëngata. Pak a shumë si organizmi biologjik. Mirëpo rasti në fjalë na bën ta vëmë në dyshim aftësinë e shoqërisë sonë për të reaguar ndaj së vërtetës (sepse nuk ka dyshim që akuzat mes politikanëve kanë një shkallë të lartë vërtetësie).

Si fillim mund të vëmë re se kjo e vërtetë, pra korrupsioni që ka krimbur elitën aktuale politike në Shqipëri që prej 91 e këtej ka qenë gjithnjë i njohur në një masë ose në një tjetër. Deputetët e zëdhënësat e partive vetëm sa po i japin një lustër spektakolare kësaj të vërtete, pasi në një shkallë të gjerë popullore, shumë njerëz e dinin që bijtë e të afërmit e Berishës nëpërmjet personave të ndryshëm po bëhen zotër kompanish të ndërtimit, të arsimit të lartë, të mass-medias, të hotelerisë, kazinove apo plazheve, shumë njerëz e dinin që Rama i jep lejet me sekser dhe përmes katër a pesë biznesmenëve shokë të ngushtë vendos gjoba e përvetëson aksione. Në popull është ditur se si janë dhënë konçesionet apo lejet, si i ka dhënë hidrocentralet Ruli e si i jep Prifti apo sa kushton një tender, është ditur i kujt është ky pallat, kush rri pas këtij televizioni apo atij universiteti privat, kush i lëviz telat e asaj marionetës që hiqet si pronar i petrolit, kujt i përket ajo copë plazh apo ajo digë që do të ngrihet, kush i shfrytëzon minierat, apo kush ka ngritur atë fabrikë që ambalazhon ujë burimi, apo atë stabiliment që gërryen malin e Tomorrit për të nxjerrë pllaka guri. Me pak fjalë, njerëzit të ndërgjegjshëm për ato pak burime që ka Shqipëria e vockël, qoftë dhe për kuriozitet janë informuar gjithnjë mbi shfrytëzuesit e përfituesit, kështu që për ta gjithnjë ka qenë e njohur kjo atmosfera e rëndë dhe në dukje e pashkundshme e korrupsionit që e ka ndarë vendin tonë në mini-principata ku populli lejohet të banojë për sa kohë nuk bezdis lordët e për sa kohë nuk bie ndesh me planet e zhvillimit (si në Hamallaj).

Duhet vënë re se ky korrupsion nuk është një korrupsion i shtetit siç përpiqen ta paraqesin qëllimisht disa pseudo-liberalë, por një korrupsion i proçësit të privatizimit, një korrupsion që në zemër të tij i përket individuales (pra privates) e jo publikes apo shtetërores. Pseudo-liberalët kanë njëzet vjet që molloisin për zvogëlimin e shtetit, për heqjen dorë nga kontrolli i burimeve, për heqjen dorë nga forca e domosdoshme për të vendosur drejtësi dhe ja ku mbërritëm në pikën kur gjithçka kontrollohet nga individë, madje edhe vetë shteti. Ja ku mbërritëm në stadin kur fakti nuk mjafton më për të nxitur drejtësinë, në stadin kur vrasja e 26 personave, apo përvetësimi i hidrocentraleve nga burrat e kuotave rozë, apo marrja e ryshfeteve nga sekseri i kryetarit të opozitës, edhe pse i faktuar, nuk ka prodhuar as edhe një të dënuar në nivele të larta politike. Kjo sështë hiç paradoksale, korrupsioni shkon krah për krah me drejtësinë impotente. Sot shteti është aq i dobët dhe inekzistent në institucionet e tij sa mjaftojnë dy-tre banditë për ta vënë nën këmbë prej thembrës e gjer në krye. Logjika ta do që ilaçi do të gjendej në një shtet të fortë por ortodoksia liberale që ka kalcifikuar mendtë e politikës e të ekspertëve thotë të kundërtën. Sipas tyre ky korrupsion (që vjen nga privati dhe i intereson kryesisht sferës së privatit) zgjidhet duke zëvendësuar shtetin me monopolin ose me oligopolin, zgjidhet duke zëvendësuar shtetin me organizime klanore e tribale të ngjashme me mafian (deep state). Zgjidhet duke zëvendësuar publiken me elitaren pra, që ta themi shkurt. Mirëpo qartësisht gabohen sepse situata ku u katandisëm duke ecur me mendtë e tyre nuk është aspak idilike.

Por pyetja qëndron sërish, pra nëse në popull informacioni ka ekzistuar edhe përpara luftës së gjelave (e të pulave) të podiumeve partiake, atëherë përse nuk ka patur reagim që më parë? Në një shkrim të paradisaditëve Artan Lame ankohej për mungesën e finesës së politikës shqiptare, duke marrë si shembull Italinë ku Fini e Berlusconi në mënyrë më të sofistikuar e sulmonin njëri-tjetrin nëpërmjet medias dhe gazetarëve, po jo me deklarata politike (sepse kjo do të sillte mosbesimin te politika). Unë nuk e përaqfoj dot këtë logjikë të instrumentalizimit të medias në emër të ruajtjes së imazhit të politikës së krimbur, por shkrimi i Lames më bëri ta shoh pyetjen time në një tjetër spektër. Përse këto akuza publike nuk u artikuluan nëpër media që më parë? Përse nuk investigon media nëpër këto afera korruptive? Natyrisht jo sepse u mungon sofistikimi apo inteligjenca. Arsyeja e vetme është presioni ndaj medias prej së cilit rrjedh censura dhe autocensura. Ky presion është ekonomik, por edhe fizik e familjar, siç mund të dëshmojnë nën zë shumë e shumë gazetarë që kanë provuar ledhatimet e bodyguards-ëve. Gazetarët dhe intelektualët fatkeqësisht janë një tjetër pre e individualizmit liberal, ata sot sjanë veçse një grup individësh që punojnë bashkë, por nuk formojnë ndonjë (apo disa) komunitete solide që do të mund ti kundërpërgjigjeshin presionit. Ata, si gjithkush tjetër e kanë humbur besimin te shoqëria, te sindikalizimi. Bash për këtë arsye media është bërë disfunksionale në një dimension të vetin të rëndësishëm, pra tek investigimi, tek gjetja e së vërtetës. Edhe në ato pak raste të investigimit publik mediatik reagimi ka qenë i ashpër, konsistent në gjoba e në dënime gjykate, si në rastin Pango. Kuptohet që reagimi kundër investigimit mediatik vishet gjithnjë me petk të përkorë, si mbrojtje e privatësisë, mirëpo ndoshta ka ardhur koha që kjo privatësia të balancohet disi, pasi shoqëria jonë ka nevojë edhe për bashkësi, edhe për institucione e kulturë bashkëjetese, edhe për hapësirë publike, e jo vetëm për të drejtën private.

Nëpërmjet kontrollit mediatik që ushtrohet në nivele pronësie po edhe në nivele kërcënimesh, nëpërmjet fraksionimit ekstrem të ambientit intelektual e gazetaresk, elita e sotme ka arritur që monopoleve të saj tu shtojë dhe një monopol të rëndësishëm, atë të lirisë së fjalës. Në fakt rastet e fundit tregojnë pikërisht këtë. Korrupsionin politik edhe pse të gjithë e preknin, nuk mund ta denonconte kush përveçse vetë politikës. Imagjinoni sikur ato dokumenta që valëvitin të bukurat signorina të partive tona ti kishin publikuar që kur kanë patur vaktin gazetarët, ti kishin analizuar intelektualët e ekspertët Kushedi sa gjoba për ofendim privatësie do të ishin vënë, kushedi sa gazetarë do të ishin rrahur për arsye të dobëta. E në fakt do të qe e pamundur, siç e konfirmojnë vetë gazetarët që të gjendur përballë këtij muri që nuk thyhet me kokë preferojnë ti qëndrojnë korrektesës politike (që në fakt është mjeti më represiv i censurës në median perëndimore). Mirëpo, po ta themi në terma hegelianë, a
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1418

Top