Re: Korridori i 8 rifutet ne listen e projekteve per tu financuar
Problemi i ketyre koridoreve dhe sidomos koridorit te 8, eshte si te hapesh kutine e Pandores nga ku "dalin te gjitha te keqijat qe demtojne fqinjesine e mire te mesdhetareve dhe atyre qe lag deti Adriatik ne anen e West-it".
Po te vini re ne rradhe te pare rrjedhen historike te ngjarjeve te ndodhura ne Shqiperi pergjate shume shekujve, do te arrini te kuptoni se aleat i shqipetareve dhe i ketyre koridoreve, nuk mund te jete Greqia dhe Serbia por jashte kesaj korrnize nuk ngelet as Italia.
Pa i hyre thelle diskutimit do te deshiroja qe te gjithe ata ekonomista ti benin nje resume historise shqiptare si dhe mardhenieve me fqinjet kufitare me toke dhe me det.
Greqia nuk ka per ti dhene kurre mundesi Shqiperise dhe shqiptareve te afirmohen, te zhvillohen, sepse ata e ndiejne veten me "superiore" "fuqi ballkanike" i trajtojne shqiptaret si "ship-tare" dhe se fundi greket krenohen me historine e tyre te lashte ku kontribut te madh kane dhene gjithashtu shqiptaret qe kane jetuar qe nga Arta e lart.
Greqia ka ne projektin e saj, ndertimin e koridorit qe kalon nga veriu i Greqise ne drejtim te Maqedonise dhe qe perfundon ne Serbi dhe me sa kam lexuar ky projekt eshte i financuar dhe eshte gati per tu realizuar
Sot Greqia nuk i shpall lufte Shqiperise ne menyre ushtarake per te gllaberuar Shqiperine dhe shqiptaret ashtu sikur i ka gllaberuar dhe lene ne hije per gjate gjithe historise, por ajo perdor metodat e vjetra te sundimit dhe njera keto eshte ekspansioni ekonomiko-kulturor.
Nje ndihmese te madhe per gllaberimin e Shqiperise ka dhene dhe jep kryetari aktual i qeverise shqiptare zoti Fatos Nano, i cili nepermjet politikave te tij pa limit dhe shume irracionale dhe nganjehere antikombetare, i ka dhene akses dhe ka perqafuar jo rralle here politikat e demshme greke ne dem te Shqiperise dhe shqiptareve.
Nuk eshte vetem Fatos Nano me kliken e tij ne fuqi qe ka pikepamje te tilla te demshme por cdo orthodoks shqiptar konservator , miop dhe pragmatist, e sheh shpetimin e tij ne Greqi dhe jo ne Tirane.
Eshte fakt dhe jane shume dokumenta qe kane treguar se gjerat kane shkuar ashtu sikur kane dashur fqinjet e poshtem, pra bashkepunimi i shtresave te korruptuara, konservatore, bashkepunimi i qarte i atyre qe studiojne ne Greqi per tu rikthyer ne Shqiperi si shkues te mardhenieve greko-shqiptare, ka sjellur dhe sjell nje dem kolosal vetem per Shqiperine dhe shqiptaret.
Koridori 8 eshte nje enderr qe nuk mund te realizohet as nga italiane dhe as nga ndonje fqinj tjeter duke perfshire edhe Turqine qe na la mbrapa ne zhvillim per me shume se disa shekuj.
Koridorin e 8-te mund ta financoje vetem Evropa Perendimore dhe eshte Evropa ose Amerika te cilet neqoftese kane interes madhor ne Shqiperi e me gjere, do te bejne te mundur per here te pare ndihmen e tyre, kurre te dhene, dhe shume te nevojshme dhe te vonuar.
Sa per shqiptaret, ky projekt nuk ka per tu realizuar edhe per shume dekada t tjera, arsyet e te cilave tashme i di cdo shqiptar.