Korridori i 8. Luftë mes SH.B.A e EU?

Kondrapedali

Kondrapedali
Korridori i 8. Luftë mes SH.B.A e EU?

Rastësisht gjeta një artkull mbi implikimin e SH.B.A në Korridorin 8 dhe mbi përfitimet e saj në kurriz të EU. A duhet Shqipëria të pozicionohet përfundimisht në EU apo duhet të gjejmë "blerësin" më të mirë për interesat tona?
Siti për të cilin bëhet fjalë ndodhet këtu dhe përmban edhe lidhje të tjera interesante.
 

bob

Primus registratum
Re: Korridori i 8. Luftë mes SH.B.A e EU?

Me te vertete shume interesant artikulli mbi arin e zi dhe interesat SHBA-EUR.
kjo mendoj se eshte nje taktike e vjeter.perderisa vendi yne eshte i varfer i pafuqishem te dije se cilin drejtim do marri,fundi eshte shume intrigues.
aty flitet per nje konflikt interesash GJER-SHBA.
thuhet qe EUR ne 2001 ka nenshkruajtur te shumemirnjohuren marreveshje me MAC.
SHqiperia eshte pjese e EUR dhe neve ajo(EUR) duhet te na ndihmoje me fakte.eshte ndoshta shpejt te flasim.kemi zgjedhjet perpara,nuk dihet si na shkon halli.
mungon ai politikani i zgjuar dhe dinak,qe te dije te perfitoj nga te 2 krahet.qengji i mire ...!
kemi rastin me te shkelqyer per te patur nje progres ekonomik tejet aspetativave,mirepo kush do na drejtoj?
aty lexova mbi projekteve te bera,te gjitha jane firmosur AMBO,apo sipermarrje amerikane/angleze.
neve nuk mundemi e nuk do jemi ne gjendje te krijojme nje tonin.
mendoj qe EUR do na veri kusht(kete problem)per te arritur ne nenshkrimin e marreveshjes se asociimt.
shume ???? ka.
edhe sikur "politikanet"tane do te shihnin interesin ne sherbim te punesimt do ishte ok.
shohim...
 

kurkushi

Primus registratum
Re: Korridori i 8. Luftë mes SH.B.A e EU?

Këto janë udhëkryqet Shqiptare në të cilat neve asnjëherë gjer më sot nuk dijtëm të marrim drejtimin e qëlluar në kohën e qëlluar.Gjithnjë ramë viktima të zgjidhjeve të kahjeve të gabuara,në kundërshtim me interesin tonë kombëtar apo gjetjes me vonësë të këtij drejtimi.Shqipëria duhesh më 1991-2 të rrjeshtohej në anën Amerikane,me ishullin e Sazanit që kërkuan SHBA si bazë ushtarake.Tani edhe po të dilte nga kjo aleancë,s`do prishej asgjë se vetëm do të shitej më shtrenjtë në EU,por...Tani detyrohet të futet në udhëkryqin ku të dy derejtimet janë të njejta dhe asnjëra nuk e sjellë në cak.Për t`u mbyllur si Xhaxhi nuk mundet sepse populli shqiptar është degjeneruar gjer në at masë sa nuk njeh asgjë përpos krimit dhe deshqiptarimit.
Sipas mendimit tim më shumë fiton të injorojë të dyjat se në të dy anët është e humbur dhe e përbuzur,e çfrytzuar si një prostitutë që askush se do më pasi ta ketë kryer nevojën me te!
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Korridori i 8. Luftë mes SH.B.A e EU?

Kondra ça jane kto artikuj qi bjen mer amon <img src="/pf/images/graemlins/lol.gif" alt="" />
apo ket Michel Chossudovsky do ta kesh kojshi

masanej veç me pa gazeten ku asht botu s'kishe pse hup kohe ma teper se prite zot me lexu ndoj artikull kunder luftes ne Kosove te rrenqethen lesht e .... <img src="/pf/images/graemlins/lol.gif" alt="" />
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Korridori i 8. Luftë mes SH.B.A e EU?

Tush, ka plot artikuj q1 flasin për ket çeshtje. Ky artikull prek nofta krejt pikat e mundshme të konfliktit mes EU e SHBA në lidhje me Ballkanin. Ka shum teori konspiracioni por kjo s'do me than q1 nuk munen me ken t'verteta <img src="/pf/images/graemlins/shrug.gif" alt="" />.
Tesh bujrum me i diskutu. Ti mos u merr me burimin, bje po deshte burime t'tjera <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

preator

Primus registratum
Re: Korridori i 8. Luftë mes SH.B.A e EU?

Artikulli eshte pak i vjeter po perseri kjo nuk i heq aspak fuqine e analizes dhe nuk i ben ato te verteta me pak te vlefshme. Faktet e perplasjeve gjeostrategjike qendrojne ne fuqi per shekuj dhe pse jo edhe mijvjecare.
Autori Cosudovski (Kondre e ke komshi me duket) analizon vetem nje pjese te skenarit i cili eshte i paplote nese nuk futet ne ekuacion edhe ariu Rus qe per fatin e keq te aksit judeo-anglo-sakson apo "Atlanticist" noton ne nafte dhe gaz!
Intrigat me atreret (eshte gjaku i ekonomise se cdo vendi) e naftes/gazit hedhin drite ne nje mase te madhe edhe mbi ngjarjet e viteve te fundit ne Ballkan (Shqiperi, Kosove, Maqedoni e me gjere)!
Ne kete optike merr kuptim edhe agresioni mbi Afganistan Irak e neser Iran e Venezuele. Kjo, qe naivet te shohin pertej "dashurise se madhe te Daj Samit per Shqiptaret" si dhe per te deshifruar se c'fshihet mbas "luftes kunder terrorizmit" apo "demokratizimit te planetit"!
Ne kohen e sotme ne pamundesi per tu ballafaquar ushtarakisht (USA, Rusi, Kine) nafta dhe rruget e kalimit te saj marrin rendesine e zhvendosjes se armatave!
Te kesh ne duar rubinetat e naftes sot per nje shtet te zhvilluar eshte njelloj si te kesh kontrollin e bukes dhe ujit disa dekada me pare!
Kondrapedali ka hapur nje teme shume interesante dhe me shume vlera per te kuptuar se c'luhet ne Ballkan e me gjere!
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Korridori i 8. Luftë mes SH.B.A e EU?

Kondra nuk duhet me u ba aq paranoik apo antiamerikan sa me pa konspiracion gjithkund
Ky burimi qi prune ti ishte burim edhe arsyetim m*** kaq thashe une
po ta lexosh me kujdes gjen plot pjese qi do te bin tek kjo qi tham une
kurse per temen mendoj se shqiptaret mund te zgjedhin larg kur afer s'ka gja per terezi e shpresoj qi ky te mos jete rasti jone
 

preator

Primus registratum
Re: Korridori i 8. Luftë mes SH.B.A e EU?

Dikush thote:
==============
"Ky burimi qi prune ti ishte burim edhe arsyetim m*** kaq thashe une
po ta lexosh me kujdes gjen plot pjese qi do te bin tek kjo qi tham une"
===================
Veshtire se fjalet e mesiperme perbejne argument ne nje teme te tille (apo te cfardo lloji qofte)!
Sot dihet qe agresioni mbi Afganistan ishte peratitur perpara 11 shtatorit (ashtu si dhe Iraku) dhe pervecse penetrimit ne Azi kishte motiv shume te fuqishem kontrollin e linjave te kalimit te naftes dhe gazit (Talebanet te ndihmuar nga CIA per te ardhur ne pushtet nuk po tregoheshin te bindur sic pritej).
I keni degjuar ulerimat e Polonise Letonise e Lituanise per "krimin" e tmerrshem te Rusi-Gjermanise qe konsiston ne krijimin e nje lidhjeje direkte (nafte/gaz) neper Balltik?
Apo jane te trembur per ekologjine........
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Korridori i 8. Luftë mes SH.B.A e EU?

Dhe pak më thellë, i dëgjuat kuitjet e SH.B.A kur Kina bleu Kompaninë e naftës e gazit së Kazakistanit? Kina spaska ndërmend të uli kokën...

Tush, akoma nuk e ke ftillu n'kok tane se ne nuk mujm me zgiedh? I ket e pame edhe ne 97-ën. E pame edhe t'pakten 4 vitet e funit t'qeveris socialiste....
Dhe s'funit, kjo tem s'ka t'baj shum me ç'ka ne zgiedhim porse me ç'ka luhet me ne.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Korridori i 8. Luftë mes SH.B.A e EU?

Dhe pak më thellë, i dëgjuat kuitjet e SH.B.A kur Kina bleu Kompaninë e naftës e gazit së Kazakistanit? Kina spaska ndërmend të uli kokën...
Kondre, paske vendos me emigru ne Kine? Apo po pret sa te fuqizohet edhe icik <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

preator

Primus registratum
Re: Korridori i 8. Luftë mes SH.B.A e EU?

Kondre! Kujdes kur nuk thua ndonje fjale te mire per padronin e rradhes (USA) apo kur thua ndonje fakt per Kinen se akuza eshte gati!
Gjynah qe po kjo kategori njerzish qe 20 vjet perpara te conte ne Spac po te thoshe ndonje fjale te mire per USA sot te dergon ne Kine!
Tregohu me i rafinuar dhe thuaj ndonje fjale te mire per Zvicren a Austrine se del me qarin ne Berne apo Vjene!
P.S. Kam frike se edhe Berisha nuk ka mesuar shume gjera keto 15 vjet (te pakten nga drejtimi i ekonomise kombetare) prape me Pashko-Rulin ai!
Mjer ai vend.......
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Korridori i 8. Luftë mes SH.B.A e EU?

Ruli o i hajrit po ke të drejtë kur flet për ata që dje të çonin në Spaç. E keqja është që ata janë mësuar me shabllone e gjëmojnë të tjerët nga pas. Megjithatë me shku në Kinë të paktën humbet mes turmës <img src="/pf/images/graemlins/rolleyes.gif" alt="" />.

AnaBlue, në këtë aspekt Kina më pëlqen pikërisht sepse nuk uli kokën (virtyt të cilin e vlerësoj veçanërisht) e jo sepse Kina është një vend ideal. Megjithate e di që e kishe me të tallme <img src="/pf/images/graemlins/grin.gif" alt="" />.
 

preator

Primus registratum
Re: Korridori i 8. Luftë mes SH.B.A e EU?

Si profesionist kam degjuar vetem fjale te mira per Rulin, ceshtja eshte sa i dedikuar eshte ndaj Ekonomise Kombetare. Nuk kam dyshim (ne rastin e tij) se edhe nese ben ndonje "gabim" ate nuk e ben nga padija apo naiviteti (nuk mund te akuzohet kurre per kete te fundit) po nga ndonje llogari e holle qe jo gjithmon korrespondon me Interesin Kombetar.
Ne pritje per te pire kafen ne Vjene apo Berne.....ndoshta e pime ne Kebek (pasi te kemi marre frenat e qeverise) ku po grinden per ngjyren e tapetit qe do na shtrojne......
Bej gati listen e emrave te atyre qe do i caktojme si "fletrrufevenes apo fletlavderimvenes" se me gam-gamet e tyre do e cojme Kanadane drejt.......Bangladeshit!
 
Top