admin
Administrator
Se sindromi i kopjimit është bërë përditshmëri dëshmojnë çdo ditë portalet online që nuk ndalen së kopjuari njëra tjetrën, madje aq shpesh sa që nuk mund të dallosh se cili është burimi origjinal.
Copy...
Megjithatë nuk po trajtojë këtë temë kësaj radhe për shkak se e kam trajtuar edhe më parë dhe deri diku janë shfaqur efektet e nevojshme të vetëdijesimit që së paku të citohet në fund me një “/” . Ajo që është interesant për t’u trajtuar është kreativiteti i bizneseve të reja në Kosovë, të cilat po tentojnë të frymojnë me “startup skenën” botërore ku kanë dalë në skenë emra si Google, Facebook, GroupOn, Foursquare, Twitter, etj.
Emrat si Merrjep.com, e-blej.net, shitblerje.com, autotregu.net, veqlyp.com, kosovarealestate.net, shpalljeonline.com, tetregu.com, etj (më korrigjoni nëse kam harrua të tjera), janë emra të njohur për shumë prej nesh e janë larg të qenit afër atyre emrave që u permendën më lartë.
Ajo çka i bashkon këta është koncepti i ngjashëm. Përgjithësisht shumë pak prej tyre kanë bërë një analizë të tregut, kanë përpiluar një biznes plan, kanë shikuar kërkesën e konsumatorit apo nevojën e tregut, dhe edhe më pak kanë sjellë një produkt të mirë në jetë.
Startups janë të orientuara drejt teknologjisë dhe investitorët në shumicën e rasteve tërhiqen më shumë për shkak të kësaj duke u nisur nga profili i rrezikut/fitimit dhe mundësisë për rritje. Por çfarë starutp janë këto të mësipërmet?
Në fakt asnjëra prej tyre nuk është e regjistruar si kompani në Kosovë. Të gjitha (nëse nuk gabohem) janë virtuale ose më mirë thënë biznese fiktive. Ato ose janë iniciuar nga dëshira për të krijuar diçka prej dikujt e më pas janë lënë anash ose janë sjellë në jetë duke tentuar të zënë tregun e konkurrentit.
Faqet e stilit për shitje e blerje si eBay.com, janë tejkaluar nga bota dhe këto në vete aspak nuk sjellin diçka kreative apo inovative, veçanërisht në këtë stilin që po punohet tek ne: “A po i ec atij, më ec edhe mua”. Zaarly, një startup i lansuar prej Startup Weekend së fundi ka fituar 14 milion investime dhe një CEO të ri, përkatësisht CEO’n që ishte pranë eBay. Kjo kompani ka një koncept prapa vetës që lidhet me shitje e me blerje, por produkti që ka sjellë në jetë, është vërtetë unik dhe tërheqës për konsumatorin e investitorin, duke filluar prej aplikacionit për telefon e deri tek ueb faqja. Ajo është funksionale, e regjistruar dhe ka njerëz të punësuar.
Zaarly
Qëllimi i një startup është të identifikojë një nevojë dhe të parashtrojë një zgjidhje në këtë drejtim që është sa më e mirë. Në Kosovë ka shumë nevoja të tilla, por gjithnjë duhet mendohet në nivel global. Ajo që ka nevojë skena e ndërmarrësisë në Kosovë është krijimi i startup’s të vërtetë dhe të regjistruar, krijimi i koncepteve bazuar në nevojë, krijimi i planeve zhvilluese, krijimi i vendeve të punës dhe avancimi drejt tregjeve botërore.
Hiq më larg se në Maqedoni, skena e startups është në kulm dhe ekipe që kanë marr pjesë në Skopje Startup Weekend kanë fituar vendin e parë në Startup Weekend Europe Battle dhe janë plasuar para një paneli investitorësh me renome në Evropë, e sot këto ekipe janë rrugës për në Silicon Valley… Por jo me faqe që merren me shitje e me blerje…
Tregu i Kosovës është i ngulfatur prej faqeve të këtilla dhe deri më tani suksesin e merrjep.com nuk po e lëkundë askush, pavarësisht se ata që qëndrojnë prapa kësaj faqeje janë njerëz që thjeshtë e kanë lansuar një faqe me sukses që gjeneron interes vetvetiu. Të hyrat gjenerohen prej Google Ads dhe banesave me pagesë, ndërsa shpalljet janë pa pagesë. Një koncept i mirë që iu ka shkrepur e që i ka nxitur të tjerët të kopjojnë veprime të ngjashme.
Kopjimi lejohet …
Në fakt nuk është problem nëse e kopjon idenë apo biznesin e tjetrit, vetëm se është e jotja ta bësh unike dhe ta bësh më mirë. Por kur po bëhen tërë këto kopjime e nuk po del në skenë një zgjidhje e përshtatshme për përdoruesin, ky mision llogaritet i dështuar…
Startup Weekend Prishtina është hapësira më e përshtatshme deri tani për të lansuar një koncept më ndryshe dhe për të punuar në një ide/biznes që nuk bazohet në kopje të një hoteli apo pompe benzine, por që bazohet në nevojat e tregut e të konsumatorëve dhe që krijohet me energjinë dhe përkushtimin e anëtarëve të ekipit.
Komentet janë të mirëseardhura…
Lexo tek faqja e tij...