Konsumatori dhe investimi : besim i humbur apo shprese per rikuperim ?

Isabelle

Valoris scriptorum
Konsumatori dhe investimi : besim i humbur apo shprese per rikuperim ?

Ne nje nga temat e hapura me pare ne kete forum diskutohen kamate dhe fajdet si dhe permendet kriza e skemave piramidale te 1996-1997.

Duke marre shkas do desha te degjoja opinionet tuaja pikerisht mbi idene e investimit te parave nga populli, dhe format e ndryshme aktuale qe praktikohen ne Shqiperi . Pervec ruajtjes se lekeve 'poshte dyshekut' /pf/images/graemlins/smile.gif , dhe pajisjes me dyer hekuri te apartamenteve /pf/images/graemlins/laugh.gif , si 'investohen' kursimet e qytetareve (jo detyrimisht biznesmeneve /pf/images/graemlins/wink.gif ) ne vend ... ?

Besim 'i shkundur' perjete apo rikuperim ... ?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Konsumatori dhe investimi : besim i humbur apo shprese per rikuperim ?

kursimet e qytetareve

meqenese nuk flasim per biznesmene , atehere flasim per te punesuar.

rroga mesatare 200 euro x 2 400 ne familje

qe te jetosh mire, shpenzon 2 here me teper

mendoj se te punesuarit e thjeshte nuk kane shume problem investimin.

bankat nuk arrijne te japin besim e nuk e di fare nese kryje sherbime investimi pervec depozitave

sherbimi :cry:
heren e fundit qe isha ne shqiperi, mu desh te shkoja te banka e kursimeve te merrja ca para(kur te ushqen akoma babi /pf/images/graemlins/laugh.gif )
asnje informacion per sportelin e bera 2 rradha.
per 5 vete, prita rreth 2 ore.
dhe ne fund isha nervozuar aq shume se e mbylla fare librezen

ne tituj nuk beson njeri ne shqiperi pas piramidave
nje shembull konkret
i propozova disa te njohurve nje okazion te paperseritshem qe u shfaq ne nje ndermarrje ish shteterore - vlera e axioneve rreth 1/2 vleres se tregut te aktivit te paluajtshem (kapitalizuar 10 vjet qeraja aktuale) dhe ishte pakete kontrolli. Jo mo cne!

ca pesimisti qe jam :confused: :confused: !

megjithese edhe une jam larg ketyre puneve ne shqiperi e per kete nje burim informacioni i pavlere :shrug: :shrug:
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Konsumatori dhe investimi : besim i humbur apo shprese per rikuperim ?

bankat private kane filluar te japin kredi por problemet nuk mungojne

nje artikull i gazetes dyjavore pakti

"Biznesmenë, tregohuni transparent me bankat!"

Flet Ilirian Zhapa, drejtor i Zyrës së Kreditit në "Tirana BANK"

Si mund të marrë kredi një biznesmen tek Tirana Bank?

Banka Tirana i ka ndërtuar marrëdhëniet e saj me klientët-biznesmenë në bazë të biznesit që ato ushtrojnë. Kjo nënkupton njohjen e biznesit të klientit, të produkteve dhe shërbimeve që ofron në treg, qoftë edhe përmes volumit të biznesit të tij. Duke respektuar këto parametra, bankat përpiqen të japin kredi brenda limiteve dhe rregullave të përcaktuara. Dhënia e e kredive bëhet mbi bazën e planeve të biznesit që ka një kompani për të ardhmen. Realisht ne përpiqemi të japim kredi kryesisht për klientët e bankës sonë, të cilët kanë ndërtuar marrëdhënie korrekte me ne gjatë veprimtarisë së tyre. Kuptohet, se për të marrë kredi, çdo biznesmen duhet të plotësojë një paketë dokumentacionesh të domosdoshme: si planin e biznesit, gjithë dokumentacionin ligjor të kompanisë (aktin e regjistrimit në gjykatë, statutin, programin etj), bilancet financiare të kompanisë (mundësisht të tre viteve të fundit), dokumentat që vërtetojnë marrëdhëniet korrekte me institucionet fiskale e sigurimet shoqërore dhe dokumentacionin në lidhje me garancitë që do të ofrohen për sigurimin e huasë. Gjithashtu, në bazë të specifikave të biznesit banka mund të ketë kërkesa specifike. Shumë vetë mendojnë se bankat kanë procedura burokratike për të marrë kredi, por unë mendoj se të gjithë këto rregulla duhen zbatuar me përpikmëri. Një gjë e tillë do të disiplinonte dhe do t'i bënte më serioz edhe vetë përfaqësuesit e biznesit. Por, duhet thënë se klientët e bankave janë të rinj në marrëdhënie me sistemin bankar në Shqipëri, prandaj, akoma nuk është krijuar një klimë bashkëpunimi normale midis tyre. Kuptohet, kjo ka arsyet e veta.

Cilat janë të metat që keni vënë re ju gjatë paraqitjes së kërkesave për kredi nga biznesmenët?

Unë do të cilësoja si dy të meta thelbësore që kam vënë re në shqyrtimin e kërkesave të biznesmenëve për të marrë kredi. E para është pasaktësia në të dhënat financiare, shpesh herë bilancet nuk pasqyrojnë realitetin dhe bankat e kanë të vështirë të gjykojnë për shëndetshmërinë e klientëve. Gjithashtu, si element i dytë negativ është edhe mungesa e transparencës nga ana e biznesmenëve ndaj bankës. Por, nuk mund të them se sistemi bankar është i përsosur. Edhe ai duhet të bëhet më i komunikueshëm me biznesin, duke kërkuar rrugë të reja bashkëpunimi me përfaqësuesit e tij.

Ju si kredidhënës, çfarë do t'u këshilloni përfaqësuësve të biznesit?

Do t'i sugjeroja që biznesi privat të mbajë kontakte të vazhdueshme me bankat. Ai duhet të tregohet transparent me to dhe të edukohet në mënyrë të tillë që kapitalin financiar ta qarkullojë nëpërmjet bankës. Kjo do të ndikojë që biznesi të mos priret për t'ju shmangur detyrimeve tatimore, por, edhe do ta bëj më serioz dhe më formal sektorin privat. Nëse respektohet këto dy kërkesa, të cilat për mua janë thelbësore në marrdhëniet e bashkëpunimit bankë-biznes, atëhere me të vërtetë do të krijohen premisa të suksesshme bashkëpunimi.

Cilat kanë qenë raportet e Bankës Tirana me biznesin privat gjatë këtij gjashtëmujori?

Tirana Bank është banka që ka rritjen më të madhe të tepricës së kredisë deri në qershor të vitit 2000, e cila ka qenë në masën 70 % më shumë se balanca e kredisë në fillim të vitit 2000.

Intervistoi: A. Gjoka

Interesat e kredive në bankat kryesore:

Banka Italo-Shiqiptare

Kredi Norma e interesit (%)
USD 10.5 - 12
DM 8.5
Lit 12 -14

Tirana Bank

Kredi Norma e interesit (%)
USD max. 22
Lek 10

Alpha Credi-Bank

Kredi Norma e interesit (%)
USD 7.5 - 11

International Comercial Bank

Kredi Norma e interesit (%)
USD 10-11

Banka Americane e Shqipërisë

Kredi Norma e interesit (%)
USD 11
Lek 15

Banka Kombëtare Greke

Kredi Norma e interesit (%)
USD 7-10
Lek 23-25
GDR 12-15

FEFAD Bank

Kredi Norma e interesit (%)
Lek 25
DM 12
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Konsumatori dhe investimi : besim i humbur apo shprese per rikuperim ?

nuk kishte te bente drejtperdjert me temen por tregon se po behen hapa perpara
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Konsumatori dhe investimi : besim i humbur apo shprese per rikuperim ?

gene, vetem leximi i normave te interesit me beri te mendoj qe nuk je informu drejt se fundmi /pf/images/graemlins/wink.gif

Ka shume ndryshime ka ca kohe....riofresko info-t
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Konsumatori dhe investimi : besim i humbur apo shprese per rikuperim ?

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] gene, vetem leximi i normave te interesit me beri te mendoj qe nuk je informu drejt se fundmi /pf/images/graemlins/wink.gif

Ka shume ndryshime ka ca kohe....riofresko info-t [/qb]
une te thashe qe artikullin e mora nga revista PAKTI (i lidhjes se industrialeve)
ke shume te drejte
tani e pashe se ishte i vitit 2000

meqenese ti kordele i di tarifat, perse nuk na i thua dhe ne?
per kete pune eshte tema
:wave:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Konsumatori dhe investimi : besim i humbur apo shprese per rikuperim ?

Jo me beri pershtypje emri i drejtorit ne fillim me pas vajta me tej.

Do i postoj gene, sapo te kem pakez kohe.

Dicka si paradhenie, se fundmi normat e interesit kane rene ndjesheme dhe Bankat nuk po e perballojne me dot fluksin e njerezve dhe kerkesave per te cilen me vjen mire.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Konsumatori dhe investimi : besim i humbur apo shprese per rikuperim ?

:thumbsup: gr8 kordele
 

lir

Primus registratum
Re: Konsumatori dhe investimi : besim i humbur apo shprese per rikuperim ?

per ata qe kane mbushur jateket ose corapet me qindarka, shteti tashme ofron blerjen e bonove te thesarit dhe menyra te tjera investimi... mbase jo aq fitimprurese sa firmat piramidale :smash: por disi me te sigurta dhe me nje fitim te garantuar ne termin e gjate :sleep: ....
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Konsumatori dhe investimi : besim i humbur apo shprese per rikuperim ?

Fillimisht postuar nga lir:
per ata qe kane mbushur jateket ose corapet me qindarka, shteti tashme ofron blerjen e bonove te thesarit dhe menyra te tjera investimi... mbase jo aq fitimprurese sa firmat piramidale :smash: por disi me te sigurta dhe me nje fitim te garantuar ne termin e gjate :sleep: ....
Me sa di une dhe di cik si mjaftushem (plus kjo eshte ster-thene) ne Shqiperi vec Bonove te Thesarit dhe depozitave me afat nuku ka menyra te tjera qe t'i boje njerzit me qit paret prej dyshekut apo jastikut.Apo dini ju ndonje tjeter rruge... :sleep:
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Konsumatori dhe investimi : besim i humbur apo shprese per rikuperim ?

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] ...Apo dini ju ndonje tjeter rruge... :sleep: [/qb]
investime ne axione kordele
jane privatizuar shume ndermarrje ish shteterore dhe pergjithesisht axioneret qe kishin veten nga nje leter me vlere (ate qe morren si punonjes) shesin axionet qe morren

fatkeqesisht nuk ka nje treg financiar ku ndodh kjo shitje dhe as bankat nuk ofrojne sherbime te tilla
ti, nqs je e interesuar, shkon te qendra e rregjistrimit te axioneve, merr listat e axionereve te nje x ndermarrje dhe pastaj i kontakton nje nga nje
rruga eshte pak e gjate por ia vlen barra qerane se shpesh i merr axionet me cmime te shume te uleta ne krahasim me vleren (kontabel them une)

/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Konsumatori dhe investimi : besim i humbur apo shprese per rikuperim ?

/pf/images/graemlins/laugh.gif

Gene, sa here e kam shkruajtur deri tani qe tregu aksioner NEK EKZISTON ne kete vend dhe Bursa eshte vetem nje subjekt formal pa kurrfare lidhje thelbesore me statusin qe mban.


Nuk ka nje treg aksioner ne Shqiperi, eshte utopi....nuk ekzisotn, e kam shkruar edhe nje here tjheter ketu arsyen pse, jo bilanci i dyfishte, jo mungesa e tregut aksioner qe ben te pamundur kuotimin e askioneve, jo sistemi i papershtatshem ligjor, jo ndermarrjet endene konflikt (ketu perfshij ato aksionere qe kane si te tille ish punonjes qe jane ende ne konflikt me shtetin oer hisen qe u ka ra nga privatizimi apo edhe Joint-Veture-t qe jane te deshtuara qysh diten e pare dhe kane dhene prova per kete.


Per te diskutuar diskutojme tere dites, po deshe po relaiteti eshte tjetersoj. :sleep:
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Konsumatori dhe investimi : besim i humbur apo shprese per rikuperim ?

Fillimisht postuar nga gene:
[qb] ...fatkeqesisht nuk ka nje treg financiar ku ndodh kjo shitje dhe as bankat nuk ofrojne sherbime te tilla
ti, nqs je e interesuar, shkon te qendra e rregjistrimit te axioneve, merr listat e axionereve te nje x ndermarrje dhe pastaj i kontakton nje nga nje
rruga eshte pak e gjate por ia vlen barra qerane se shpesh i merr axionet me cmime te shume te uleta ne krahasim me vleren (kontabel them une)

/pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
nuk ia futa kot kordele :angel:
e kam nga experienca
nje investim i tille (sado i vogel) me garanton studimet ketu ku jam :wink:

Ps. nenkuptoja se gjendjen e bizneseve e vlereson me pare - ne nje menyre ose nje tjeter
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Konsumatori dhe investimi : besim i humbur apo shprese per rikuperim ?

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] ...

Do i postoj gene, sapo te kem pakez kohe.

Dicka si paradhenie, se fundmi normat e interesit kane rene ndjesheme dhe Bankat nuk po e perballojne me dot fluksin e njerezve dhe kerkesave per te cilen me vjen mire. [/qb]
/pf/images/graemlins/laugh.gif amon mi amon se m'dolen thinjat tu prit mu /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Konsumatori dhe investimi : besim i humbur apo shprese per rikuperim ?

interesat e depozitave te BK
Shenim: Interesat e Depozitave jane te aplikueshme qe nga 05.05.2003 e jane njekohesisht subjekt i ndryshimit ne perputhje me Buletinin e Interesave te Bankes se Kursimeve.



Llogari rrjedhese 2.00%
Depozita pa afat 2.00%
Depozita me afat :
1 muaj 3 muaj 6 muaj 12 muaj
0.00% 7.20% 8.10% 8.70%

/pf/images/graemlins/laugh.gif keto me duket se jane aktuale /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top