Konferenca e parë ndërkombëtare për Softuer të Lirë dhe të Hapur

Zhvillimi i teknologjisë informative në Kosovë nga ky vit do të ndihmohet edhe nga mbajtja e një konference vjetore mbi Softuerin e Lirë dhe të Hapur. Asociacioni Kosovar për Softuer të Lirë dhe të Hapur (FLOSSK) dhe Universiteti i Prishtinës kanë marrë përsipër iniciativën për organizimin e kësaj konference e cila ka për qëllim promovimin e Softuerit të Lirë dhe të Hapur si dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet përdoruesve vendorë dhe ndërkombëtarë të këtij softueri. Software Freedom Conference 2009 (SFK 09) do të organizohet këtë vit duke filluar nga ora 8 e 30 me 29 dhe 30 gusht në mjediset e Fakultetit te Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, në kuadër të Universitetit të Prishtinës. Gjatë këtyre dy ditëve do të prezantohen autorë dhe ekspertë të ndryshëm, vendor dhe ndërkombëtarë, nga fusha e Softuerit të Lirë dhe të Hapur nga të cilët vlen të përmenden: Giussepe Maxia nga Sun Microsystems i cili njëherësh është edhe menaxher i komunitetit të MySQL; Dan Charchidi nga Massachusetts Institute of Technology (MIT) i cili do të flasë për Open CourseWare (OCW); Flavia Marzano, përfaqësuese e Italisë në Komisionin Evropian për çështjet e Softuerit të Lirë dhe të Hapur si dhe Brian King nga Mozilla që do të flasë për shfletuesin Firefox dhe shtojcat (add-ons) e tij.

Gjithsejtë, do të ligjërohet për mbi 40 tema të ndryshme duke filluar nga çështjet e lidhura me Enciklopedinë e Lirë Wikipedia, GNU/Linux, licencat e pronësisë intelektuale, ndërtimin e komuniteteve, si dhe programimin në gjuhët PHP dhe Python. Të gjitha këto veçori e bëjnë këtë konferencë ndër më të mëdhatë në Evropën Juglindore.

Konferenca mbahet nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës dhe është përkrahur nga një numër i madh donatorësh, si: IPKO, Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), USAID nëpërmjet programit KPEP, Ministria e Energjisë dhe Minierave, Mozilla, Rrota, Sun Microsystems, Crimson Capital, Telegrafi.com, PCWorld Albanian, Kosovapress, si dhe Koha Ditore dhe KohaVision (KTV).

Konferenca është e hapur për pjesëmarrësit gjatë dy ditëve të mbajtjes, organizatorët rekomandojnë që të bëhet regjistrimi online ne http://sfk09.evenbrite.com. Orari i detajuar i prezantimeve si dhe informata me te hollësishme për konferencën mund të gjenden në faqen zyrtare të organizatës FLOSSK www.kosovasoftwarefreedom.org

Ky artikull eshte marre nga: http://dardan.blog.al/?p=32. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://dardan.blog.al/?p=32