Koncert recital nga Nevila Dergjini

  • Thread starter http://shqiperia.com/feed
  • Data e fillimit
H

http://shqiperia.com/feed

Guest
Violinistja Nevila Dergjini do të japë të dielën datë 16 janar ora 19.00 në sallën e madhe të koncerteve të Akademisë së Arteve një koncert recital e shoqëruar në piano nga Fatma Spahiu. Në program janë vepra nga Mozart Schumann dhe Saint-Sawns. Nga Mozart do të interpretohet sonata nr.10 për violinë dhe piano allegro moderato andantino sostenuto e cantabile rondo. Nga Shuman artistet kanë zgjedhur sonatën no 1 për violinë dhe piano mit leidenschaftlichem Ausdruck allegretto lebhaft kurse nga Saint-Sawns rondo-capriccioso.Hyrja është e lirë. Ky koncert jepet në kuadrin e “Stinës koncertore VI”- Dimër 2010 - 2011. Gjatë kësaj stine do të zhvillohen 19 koncerte me pjesëmarrës studentë dhe profesorë të Akademisë. Koncertet kanë filluar në datën 8 dhjetor dhe do vazhdojnë deri në datën 31 janar 2011. Ato janë kryesisht recitale por edhe muzikë dhome të tjera me karakter vokal dhe instrumental.

Lexoni me tej
 
Top