Kokëdhima: Veprimi i Nanos, fyes për popullin e Tiranës

Majli

Primus registratum
Kokëdhima: Veprimi i Nanos, fyes për popullin e Tiranës

L.Çela

TIRANË- “Veprimi i kryeministrit shqiptar është antikushtetues , fyes , denigrues dhe mospërfillës për gjithë popullin e Tiranës“. Kështu ka deklaruar dje, kryetarja e Lidhjes së Blertë Shqiptare, Brixhida Kokëdhima, pas urdhrit të kryeministrit Nano për të shfuqizuar me forcën e policisë, vendimin e kryebashkiakut të Tiranës për menaxhimin e qarkullimit në zonën e Bllokut. Sipas Kokëdhimës, Nano ka shpërfillur ligjin, institucionet dhe sovranitetin e popullit. “Ngjarja e djeshme është alarmante, ajo dëshmon se demokracia ka rënë , se ne ndodhemi në gjendje grushti shteti“, – tha dje kryetarja e Lidhjes së Blertë, në një konferencë për shtyp. Sipas Kokëdhimës, Nano është mishërimi ekstrem i arrogancës dhe arbitraritetit që buron nga një pushtet i akumuluar në rrugë korruptive dhe nga një mentalitet provincial. “Shpreh keqardhjen e thellë për policinë, e cila me servilizëm të pashëmbullt ka pranuar të zbatojë një urdhër të verbër të kryeministrit, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe funksionet e Policisë së Shtetit. Duke cënuar dhunshëm e me forcë autoritetin e popullit të Tiranës që mëshirohet te kryetari i tij i Bashkisë, i zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë, kryeministri i Shqipërisë ka dëshmuar edhe një herë se institucionet e shtetit kanë rënë dhe se populli shqiptar është në mëshirë të fatit dhe në dorë të një bande të rrezikshme“ –tha dje Kokëdhima.


19/05/2005
KATEGORIA: Kronike nga Tirana
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Kokëdhima: Veprimi i Nanos, fyes për popullin e Tiranës

ka shume tema per Nanon. nuk ka kuptim te hapet nje teme e re per çdo veprim.

kjo mbyllet!
 
Top