Koincidenca

Albinos

Primus registratum
Koincidenca

Qeveria shqiptare nuk po jep snje shenje qe po lufton seriozisht korrupsionin.
<span style="font-weight: bold">Ky eshte nje lajm nga Brukseli</span>
Shtypni kete link me miun dhe do gjeni lajmin ne fjale.
http://www.shqiperia.com/faqet/out_frame...475d12079ba4274

Lajmi dy i pak diteve me pare


<span style="font-weight: bold">Patten uron Nanon për raundin e parë të negociatave </span>
TIRANE- Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano ka marrë dje nje mesazh urimi nga komisioneri europian Kris Patten. Në këtë mesazh, njoftoi dje zyra e shtypit e kryeministrit, komisioneri i jashtëm i Bashkimit Europian Patten ka uruar qeverinë shqiptare për përmbylljen me sukses të raundit të parë të negociatave me Bashkimin Europian për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim- Stabilizimit. Në këtë mesazh dërguar kryeministrit shqiptar, sipas njoftimit të Kryeministrisë Patten ka shprehur gjithashtu mbështetjen ndaj qeverisë shqiptare për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Raundi i parë i bisedimeve mes Grupit të Taks Forcë të Bashkimit Europian dhe atij shqiptar që kryesohet nga ministri i Shtetit për Integrimin, Sokol Nako u zhvillua menjëherë pas shpalljes zyrtare të nisjes së bisedimeve mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian. Sipas presidentit të Komisionit Europian, Romano Prodi, takimet mes dy grupeve negociatore do të zhvillohen çdo gjashtë javë në të cilat hapat e qeverisë shqiptare dhe të gjitha zhvillimet politike do të monitorohen nga strukturat e specializuara të BE-së. Pas përfundimit të bisedimeve të raundit të parë tani pritet që të fillojë raundi i dytë që zgjat edhe ai gjashtë javë. Në të do të vlerësohen ecuria e reformave në sektorë të ndryshëm, siç është përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar etj.


Lajmi tre


<span style="font-weight: bold">Konkluzionet e ketij raporti priten te behen te njohura javen e ardhshme nga komisioneri i Bashkimit Evropian, Kris Patten.</span>

ME 2020, SHQIPERIA NE BE

Nga Viron Gjymshana

Shqiperise do t'i duhet te prese ende edhe dy dhjetevjecare te tjere, para se te beje pjese ne familjen e bashkuar evropiane. Megjithese, deri me tani, asnje zyrtar i larte ne Bruksel apo edhe ne Tirane nuk ka guxuar te beje nje parashikim te sakte, se kur mund te anetaresohet Shqiperia ne BE, ka disa tregues qe e japin pothuajse te sakte daten e anetaresimit te saj. Pasi, sic ngjan shpesh here ne politiken nderkombetare, ajo qe nuk guxohet te shpallet drejtpersedrejti, pohohet ne rruge te terthorta. Ditet e fundit jane bere gjithmone e me kembengules zerat qe pohojne se Komisioni Evropian po pergatitet t'u jape nje pergjigje te qarte dhe perfundimtare pyetjeve te vazhdueshme, qe opinioni publik evropian i ka drejtuar BE-se, se &quot;cilat jane vendet qe do te anetaresohen ne BE, dhe kur do te perfundoje zgjerimi i saj?&quot;

Dihet se Evropa permbledh nje grupim vendesh dhe popujsh, qe i lidh me njeri-tjetrin e kaluara historike, kultura e njejte, raca, feja dhe shtrirja gjeografike. Pra, ajo nuk mund te zgjerohet pambarimisht dhe, logjikisht, ky zgjerim nje dite do te marre fund. Prandaj edhe Komisioni Evropian ka marre persiper te pergatise harten e Evropes se Bashkuar te vitit 2020. Qe do te thote se, per here te pare ne forme zyrtare, ai do te pohoje publikisht se, deri ku do te shtrihen kufijte e BE-se, cilat vende do te perfshihen ne te dhe kur do te perfundoje ky zgjerim.

Megjithese raporti i Komisionit Evropian ende nuk eshte bere publik, disa te dhena kryesore te tij jane bere te njohura paraprakisht, ne menyre konfidenciale. &quot;Zgjerimi i Bashkimit Evropian do te perfundoje ne 2020 dhe, atehere, Evropa e Bashkuar do te kete 34 anetare.&quot; Kjo eshte pergjigja zyrtare, qe pritet te jape Komisioni Evropian. Sic dihet, Bashkimi i tanishem Evropian perbehet nga 15 vende. Ne 2004 atij do t'i shtohen edhe 8 vende te Europes Lindore, si dhe Malta e Qiproja. Ne 2007 parashikohet edhe anetaresimi i Rumanise dhe i Bullgarise. Enigme e pazgjidhur mbetet vendi i Turqise. Kandidatura e saj eshte nga me te vjetrat ne BE, por, sa per shkak te popullsise se saj te konsiderueshme, aq edhe per shkak te kultures dhe fese se saj, ende nuk eshte e sigurte nese ajo do te pranohet ndonje dite ne BE. Valeri Zhiskar d'Esten, ish-kryeminister i Frances dhe tashme hartues i kushtetutes evropiane, eshte shprehur pa doreza se anetaresimi i Turqise do te shenoje fundin e Bashkimit Evropian.

Harta e Komisionit Evropian perfundon me perfshirjen edhe te 5 vendeve te Evropes Juglindore ne BE, perkatesisht te Kroacise, Maqedonise, Federates Serbo - Malazeze, Shqiperise dhe Bosnjes. Eshte pothuajse e sigurt se, Kroacia, Maqedonia dhe ish-Jugosllavia do te anetaresohen ne BE, sipas parashikimeve te Komisionit Evropian, gjate viteve 2007 - 2015. Por, duke pasur parasysh prapambetjen relative te Shqiperise, si dhe gjendjen kaotike ne fedraten e percare boshnjake, portat e BE-se do te mbyllen perfundimisht ne vitin 2020, pohohet ne raportin e KE-se. Pervec vendeve qe do te pranohen ne familjen e bashkuar evropiane, Komisioni ka bere te qarte po ashtu edhe listen e vendeve a te shteteve evropiane qe nuk duhet ose nuk mund te pranohen ne BE. Ne listen e ketyre vendeve bejne pjese Bjellorusia, Ukraina, Moldavia dhe Rusia. Duket se, per zyrtaret e BE-se, keto vende perbejne nje lloj tjeter perandorie, e cila e ka pasur historikisht qendren e saj ne Shen Peterburgun e careve apo ne Mosken e ish-Bashkimit Sovjetik.

Konkluzionet e ketij raporti priten te behen te njohura javen e ardhshme nga komisioneri i Bashkimit Evropian, Kris Patten.

Ja cthote &quot;shekulli&quot; sot.


<span style="font-weight: bold">Publikohet raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave. &amp;#8220;Problemet ekonomike mund të kthehen në politike&amp;#8221;. </span>


<ul style="list-style-type: disc">[*]&amp;#8220;BE të kushtëzojë ndihmat për Shqipërinë&amp;#8221;[/list]

Grupi Ndërkombëtar i Krizave: Qeveria s&amp;#8217;po tregon asnjë shenjë se po e lufton me seriozitet korrupsionin.

TIRANË-Grupi Ndërkombëtar i Krizave i kërkon qeverisë shqiptare më tepër angazhimin në zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe shoqërore, për të shmangur kthimin e tyre në një bumerang politik. Problemet e thella ekonomike dhe shoqërore mund të shndërrohen në probleme politike. Një paralajmërim i tillë ka ardhur dje për Shqipërinë nga raporti i përvitshëm i Grupit Ndërkombëtar të Krizave. Sipas radios VOA, &amp;#8220;Grupi Ndërkombëtar i Krizave paralajmëron se problemet e thella ekonomike dhe shoqërore të Shqipërisë mund të shndërrohen në probleme politike, nëse lihen pa u zgjidhur&amp;#8221;. &amp;#8220;Qeveria,- thuhet në këtë raport,- nuk po tregon asnjë shenjë se po e lufton me seriozitet korrupsionin. Konsensusi politik i arritur midis partive po prishet dhe tensionet pritet të shtohen me afrimin e zgjedhjeve lokale në tetor&amp;#8221;. Grupi Ndërkombëtar i Krizave thekson se qëndrimi gjithnjë e më konfrontues i qeverisë me shtypin ka bërë që shumica e organeve të shtypit të mbajnë një qëndrim proqeveritar. &amp;#8220;Në Shqipëri është rritur krimi i organizuar, sistemi i drejtësisë vazhdon të jetë i dobët, papunësia është e lartë, rendimenti i ulët dhe kriza energjitike vazhdon. Varfëria e thellë, veçanërisht në pjesën veriore të vendit ka çuar në rritjen e emigracionit dhe të trafikut njerëzor&amp;#8221;,-kjo sipas raportit GNK-së. Në raportin e tij të përvitshëm për gjendjen në Shqipëri, të botuar dje, Grupi i Ndërkombëtar i Krizave thotë se ndërsa klima politike është më e qetë, dhe në shumicën e vendit është vendosur stabiliteti, pak përparim është bërë në drejtim të reformave institucionale, të cilat vazhdojnë të pengohen nga korrupsioni i thellë dhe nga paaftësia e sektorit publik. Kërkesat e GNK-së kanë të bëjnë kryesisht me atë çfarë është kërkuar prej kohësh nga ana e komunitetit ndërkombëtar, si dhe nga negociuesit europianë për marrëveshjen e asociim-stabilizmit me BE-në. Në raportin e tij, Grupi Ndërkombëtar i Krizave rekomandon që qeveria të përmbushë angazhimin e saj para opozitës dhe komunitetit ndërkombëtar për reformën zgjedhore, t&amp;#8217;i japë përparësi zhvillimit të zonave të varfra, veçanërisht në veri të vendit, duke krijuar një agjenci të re për zhvillimin e këtyre zonave, të luftojë më me ashpërsi korrupsionin dhe krimin e organizuar, të heqë dorë nga presioni ndaj shtypit dhe të marrë masa që Shqipëria të përmbushë detyrimet e saj ndërkombëtare për lirinë e të shprehurit. Në raport u bëhet thirrje Bashkimit Evropian dhe komunitetit ndërkombëtar që të vazhdojnë t&amp;#8217;i kushtëzojnë ndihmat dhe negociatat për marrëveshjen e Asociim -Stabilizimit me kryerjen e reformave institucionale dhe ndjekjen e politikave të përgjegjshme rajonale nga qeveria.
Bledar Hoti


Keto jane disa nga shkrimet e gazetave te ndryshme qe perplasen ne deklarimet dhe informimet qe B.E ben ndaj Shqiperise.
Fatkeqesisht nuk kam mundur te kopjoj lajmet e meparshme qe B.E na bente here miq e here fiq.
Megjithate edhe kete teme do tambaj ne korent gjate kohes se qendrimit tim ne albforum.
 
Top