Koha qe te shlyejme borxhet

Adriatik

Primus registratum
Koha qe te shlyejme borxhet

Profesorët ndërkombëtare të mashtrimit
Nga Gjergj Buxhuku

Në mbi 1 miliard e 200 milionë dollarë borxh që shqiptarët tashmë i kanë të huajve, disa qindra milionë janë shpenzuar dhe futur përsëri në xhepat e konsulentëve të huaj. Tashmë ka filluar pagesa sistematike dhe gjithmonë në rritje e borxheve që kemi marrë. Do të na duhet ti paguajmë në breza paratë që janë marrë, janë përdorur dhe në një pjesë shumë të madhe janë rikthyer përsëri andej nga kanë ardhur pa mundur të prekin për asnjë çast tokën shqiptare. Nëse do të gjykosh faktin nëse është e drejtë apo jo për nga madhësia qindra milionë dollarët e konsulentëve krahasimisht kontributit që ata kanë dhënë për zhvillimin e ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare, kjo është një çështje që kërkon kohë të analizohet. Realiteti i sotëm shqiptar flet qartë se edhe sikur kjo shumë parash ashtu siç është e qartë nga të gjithë është mjaft më e lartë se puna e tyre kjo do të ishte e keqja më e vogël. E keqja e madhe dhe e vërteta tronditëse, qëndron në faktin se në mjaft raste kemi paguar këshillat e konsulentëve të huaj që në fakt kanë qënë në kundërshtim me interesat e zhvillimit të vendit. Natyrisht jo për të gjithë duhet përgjithësuar një përfundim i tillë, por fatkeqësisht në mjaft raste dhe në politika të rëndësishme këshillat e të huajve në thelb kanë qenë formula të mashtrimit në shpinën e qytetarëve të shqiptarë. Disa prej tyre edhe shumë të rënda.
Shembulli i parë që duhet të përmendet për rolin dhe pasojat e këshillave të huaja në fatet e Shqipërisë është rasti i krijimit dhe lulëzimit të sistemit të piramidave shkatërrimtare. Ende sot është e pashpjegueshme sesi konsulentë dhe përfaqësues të shumtë të Bankës Botërore dhe sidomos të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që në thelbin e misionit të tyre në vende në zhvillim siç ishte dhe është Shqipëria, kanë pikërisht garantin e politikave financiare dhe monetare, nuk e kryen rolin e tyre zyrtar. Sepse fenomeni piramidal në Shqipëri nuk lindi dhe u zhvillua në mënyrë të rrufeshme prej disa ditësh ose disa muajsh. Përkundrazi, fillimet e saj fenomeni i kishte që në momentet e para të hapjes së vendit në vitin 1991 me piramidat e Hajdin Sejdisë. Të mos harrojmë se u deshën plot 6 vjet që nga rasti i piramidës së parë, që sistemi piramidal në Shqipëri të rritej, forcohej, lulëzonte dhe shkatërrohej. Gjatë gjithë këtyre viteve procesi zhvillohej në dritën e diellit, haptas për të gjithë, qofshin edhe qytetarë të thjeshtë të vendit. Është praktikisht e pamundur që konsulentët profesionistë të FMN-së të mos kishin parë dhe vlerësuar fenomenin. As edhe të mos kishin parashikuar sesi do të ishte fati i sistemit piramidal dhe pasojat që ai do të kishte mbi të gjithë jetën politike, ekonomike, psikologjike dhe shoqërore të Shqipërisë. Aq më tepër që shembuj të ngjashëm kishin ndodhur edhe më parë në vende dhe periudha të ndryshme. Megjithatë, asnjë veprim nuk u ndërmorr për të paralajmëruar qeverinë shqiptare të kohës dhe për ta detyruar të kundërvepronte për të mbyllur ose kufizuar përhapjen e fenomenit shkatërrimtar në afatgjatë për vendin dhe qytetarët. Dhe ata paguheshin dhe paguhen ende sot pikërisht për punën që nuk e kryen. Duke mos ia ngarkuar krimin sistemit piramidal përfaqësuesve të huaj mjaftohemi me përfundimin se ata nuk e kryen detyrën për të cilën ata u paguan me paga milionerësh.
Si shembull tjetër domethënës për profesorët e huaj të mashtrimit përmendim rastin e hotel Tiranës. Ishte Banka Europiane Për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), që kërkuan të drejtën dhe u pranua nga Qeveria Shqiptare e kohës për të marrë pjesë në rolin e aksionerit të Hotel Tiranës. Kushtet që përfaqësuesit e bankës në fjalë vunë përpara autoriteteve vendore ishin të tilla që pavarësisht se do të ishin aksionerë në minorancë do të kishin të drejtën e menaxhimit të kompanisë hoteliere më të madhe dhe pothuajse të vetme për një kohë të gjatë në kryeqytetin e vendit. Argumentimi ishte standart dhe bindës për shqiptarët e përulur të kohës: si institucione të rëndësishme ndërkombëtare bankare do të përmirësonin menaxhimin e kompanisë. Përfundimisht lavdia e pjesëmarrjes së BERZH-it në kapitalin e kompanisë së Hotel Tiranës dhe menaxhimi prej saj përmblidhet në rrënimin ekonomik dhe financiar deri në pothuaj shpalljen e falimentit prej kompanisë. Me një cinizëm dhe skemë e vlefshme vetëm për intelektin e indianëve të kohës kolombiane, pikërisht fajin e tyre e përdorën si argument për t’ja ngarkuar partnerit shtetëror, që nuk kishte as përgjegjësinë më të vogël në rezultatet skandaloze financiare të hotel Tiranës.
Përfitimet financiare të konsulentëve të huaj për rastet e mësipërme të mashtrimit nuk janë vetëm shumat e majme të pagesës, por mbi të gjitha bashkëpërfshirja në korrupsion. Si përfaqësues të institucioneve publike ata nuk e kanë problem të përfshihen në afera të pastra korruptive në bashkëpunim me aktorë të ndryshëm të institucioneve shtërore shqiptare dhe përfaqësuesve të grupeve të ndryshme të oligarkisë financirae dhe tregëtare të huaja, kuptohet në shpinë të qytetarëve dhe brezave në një peruidhë afatgjatë.
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Koha qe te shlyejme borxhet

Shpresojme qe nje pjese te mire te na e falin :angel: shpresojme se ndryshe... :smash:
 

Adriatik

Primus registratum
Re: Koha qe te shlyejme borxhet

Fatkeqësi që do të blihen nga brezat
Gjergj Buxhuku
Fatkeqësia e përmbytjes në zonat e Shkodrës dhe Lezhës përmbush të gjitha kushtet për të marrë përmasat e një skandali të vërtetë. Jo vetëm për faktin se përmbytja në zonat e mësipërme ështe e stërpërsëritur megjithë premtimet e qeveritarëve, që gjithmonë tragjedinë e rradhës e konsiderojnë si të fundit, as edhe sepse dëmtimet materiale janë kolosale sidomos për njerezit shumë të varfër të zonave të mesiperme. Skandali krijohet kur njihesh me faktin se pikërisht në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve shteti shqiptar ka marrë kredi në emër dhe në shpinë të fatëkeqëve mjeranë dhe ka shpenzuar deri më sot afër 60 milionë dollarë! Një shifër e jashtëzakonshme për nga përmasat e shpenzimeve publike të shtetit të varfër shqiptar. Tashmë, nisur nga fatkeqësia e mësipërme është rasti të ngremë edhe njëherë debatin publik për skandalin e mënyrës së marrjes dhe përdorimit të borxhit të jashtëm nga institucionet e shtetit shqiptar. Shqiptarët duhet ta dinë se çfarë është bërë dhe po bëhet me paratë që duhet t’i paguajnë fëmijët dhe nipërit tanë. Deri më sot nuk është bërë publike një analizë qeveritare për problemin e mësipërm. Por fatkeqësitë e përsëritura si përmbytjet e Shkodrës dhe Lezhës nuk ndjellin për mirë.
Për të vazhduar me problemin e mësipërm vetëm disa muaj më parë, kronikat e medias elektronike dhe të shkruar sapo njoftuan me pompozitet shqiptarët anembanë vendit për “inagurimin” nga kryeministri shqiptar të kanalit “Naum Panxhi” në zonën e Elbasanit. Themi në thonjeza në inagurimin, sepse nga shqiptarët dihet fare mirë se kanali në fjalë ka disa dhjetra vjet që ka punuar dhe ka funksionuar normalisht deri një dekadë më parë. Të pranishëm në inagurimin e veprës ishin një numër i madh ministrash dhe zyrtarësh të lartë të shtetit shqiptar dhe njëkohësisht binte në sy edhe përfaqësuesi i Bankës Botërore, resident në Tiranë. Në fjalimin e tij të bujshem dhe me ton imponues përfaqësuesi i BB-së nxorri se investimi i sipërpërmendur i kishte rritur të ardhurat e fermerëve të zonës mbi 5 herë në një sipërfaqe prej 4000 ha! Se ku i kishte gjetur dhe bërë analizat ekonomike për argumentimin e këtyre të ardhurave të fermereve po e lemë në gjykimin e tij, por në po vazhdojmë arsyetimin e përfaqësuesit të Bankes, për të gjithë sektorin e bujqësisë ku projekti në fjalë i realizuar me kredinë e Bankës Botërore ka pothuaj 10 vjet, që po implementohet. Menjëhere, pas kësaj shifre u hodh në eter për të pranishmit shuma prej afër 60 milionë dollarësh, që janë hedhur deri tani në bujqësinë shqiptare për rehabilitimin e sistemit të rrjetit ujites dhe kullues, llogjika të thotë se efektiviteti i kredisë së marrë duhet të ishte në shifra të njëjta në dhjetra mijë hektarë të bujqësisë shqiptare. Çuditërisht, importet në sektorin e bujqësisë jo vetëm nuk po njohin rënie si duhet të ndodhte nëse shifrat e mësipërme do ishin të vërteta, si pasojë e rritjes së prodhimit të brendshëm, por përkundrazi po njohin vetëm rritje, duke zbuluar lakuriq shëmtinë e hajdutërisë së organizuar. Për të mos i kujtuar referuesit të Bankës Botërore se përmbytjet e fundit zhveshin lakuriq edhe ndonjë justifikim që mund t’i ketë mbetur në xhep pa përdorur për efektivitetin e kredisë së sipërpërmedur. Pas kësaj nuk na mbetet veçse të pranojmë se përveçse talljes nga të huajt, ne duhet të marrim si rastin më të mirë kompromentimin dhe keqinformimin e kryeministrit shqiptar, nga persona zyrtare ose jo të rrjetit ndërkombëtar të grabitësve të parave të shqiptareve, duke e dëgjuar të marri përsipër personalisht të propogandoje një projekt, që përbën një nga njollat më të erreta të keqpërdorimit të parave të shqiptarëve.
Shembulli në fjalë është vetëm një rast, që tregon se politika dhe kriteret e deritanishme të ndjekur nga shteti shqiptar në marrjen e borxhit të jashtëm dhe efektiviteti i përdorimit të tij, janë një mallkim i vërtetë për të ardhmen e vendit dhe qytetarët shqiptare. Sepse, çdo kredi që merret, kërkohet dhe merret në emër të gjithë qytetarëve të këtij vendi, që një ditë do të detyrohen ta paguajnë.
Problematika e marrjes së borxhit është e lidhur ngushtësisht me problemin e paaftësisë, të korrupsionit qeveritar dhe mungesës së kritereve të qarta dhe trasparente të marrjes se borxhit të jashtëm.
Përsëri shqiptarët dëgjuan, ashtu kalimthi siç ndodh gjithmonë me lajmet më të keqia në mediat tona, se borxhi i jashtëm ka arritur në kufijtë e 1,1 miliard dollarëve. Bazuar në prononcimet e Bankës së Shqipërisë dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë një shifër e tillë është tejet e madhe për ekonominë e pafuqishme të vendit. Për të kuptuar më qartë domethenien e shifrës së mësipërme nga taksapaguesi i thjeshtë mjafton të përmendim se detyrimet vjetore të borxhit të jashtëm, që shteti, d.m.th. të gjithë qytetarët e këtij vendi, kanë disa vite që paguajnë, aktualisht arrin në 115 milione $ dhe për më shumë me tendencë rritje në të ardhmen. Dhe një shifër e tillë është pothuaj 10% e buxhetit vjetor, që përsëri përkthehet thjesht në po aq shërbime publike, arsimore, shendetësore, rroga, pensione, etj. më pak për qytetarët e këtij vendi. Gëzimi, mburrja dhe vullneti pothuaj fëminor i ekzekutivit dhe parlamentit shqiptar gjatë gjithë periudhës nga viti 1991 e në vazhdim, për të ngritur duart aprovuese në marrjen e borxhit në emer të shqiptareve, ka edhe anën tjetër të zezë të medaljes: detyrimin e rënde për t’i paguar borxhet e marra.
Shkalla e korrupsionit në shtetet dhe sidomos në institucionet ndërkombëtare, që japin kredi dhe hua, është e lartë pikërisht për arsyen e thjeshtë, sepse edhe aty punohet me para publike. Rreziku i kompromentimit të politikës dhe ekzekutivit të vendeve huamarrëse dhe i bashkëpunimit të përfaqësuesve të huadhënësve, në vjedhjen dhe shpërdorimin e parave të marra borxh, është i lartë. Sa më të dobëta janë institucionet shtetërore të një vendi, aq më i larte është ky rrezik. Dhe Shqipëria për faktin e mësipërm ka qënë vendi ideal për hajdutët vendas dhe ndërkombëtare!
Pikërisht, për të vlerësuar shkallën e korrupsionit në mënyrën e marrjes së kredive dhe përdorimin e tyre është e domosdoshme të vleresohet rast pas rasti efektiviteti i përdorimit të tyre. Sepse, nëse gjykohet në shkallë makro, përfundimi i mësipërm del menjëherë negativ. Mjafton të vlerësosh, që importet i kalojne 10-15 here eksportet, të shikosh sesi sektorë të tillë si bujqësia ku janë drejtuar një pjesë e konsiderueshme e kredive është katandisur në gjëndjen, që çdo vit i zbraz xhepat e shqiptarëve me të paktën 280 milionë dollarë importe, për të kuptuar “efektivitetin” e projekteve të sukseshme në letra.
Deri më sot, për vlerësimin e përdorimit të borxheve, është përdorur si indikatori i vetëm shkalla e disbursimit të fondeve në projektet përkatëse. Si pasojë, është arritur deri në absurditetin ku janë konsideruar të suksesshme projekte, që kanë harxhuar dhe futur në
xhepat e hajdutëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhjetra milionë dollarë, vetëm sepse paratë e kredive janë disbursuar më shpejt nga planifikimi. D.m.th. sa më e shpejtë vjedhja e parave të shqiptareve, aq më i madh suksesi i projekteve! Shumë i sukseshëm është gjykuar edhe projekti i prodhimit të fatkeqësive të përmbytjes, fatkeqësi që do të paguhen nga brezat.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Koha qe te shlyejme borxhet

Adriatik
Anëtar/e
Anetar/e # 6420

Shkruajtur më 25 Janar, 2004 22:31
--------------------------------------------------------------------------------
Profesorët ndërkombëtare të mashtrimit
Nga Gjergj Buxhuku

Në mbi 1 miliard e 200 milionë dollarë borxh që shqiptarët tashmë i kanë të huajve, disa qindra milionë janë shpenzuar dhe futur përsëri në xhepat e konsulentëve të huaj. Tashmë ka filluar pagesa sistematike dhe gjithmonë në rritje e borxheve që kemi marrë :smash:
------------------------------


shko thuaj atyre qe mendojne qe ne borxhin e jashtem nuk e paguajme por vetem e rifinancojme.

eshte bukur te jetosh me endrra.
 
Top