Klinton do të nderohet nga KSSHA me çmimin "Duart e Shpresës"
Falenderoj keshillin komebetar shqiptaro-amerikan per vleresimin e bere dhe per cmimet ne fjale.
Di te them se jeni te mrekullueshem dhe God Bless Albanian
Klinton do të nderohet nga KSSHA me çmimin “Duart e Shpresës”
TIRANE - Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës William Jefferson Clinton dhe aktivistët e komunitetit shqiptaro-amerikan, Jim Xhema dhe Ilir Zherka, do të nderohen me çmime nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro - Amerikan (KKSHA/NAAC) në darkën vjetore të çmimeve të kësaj organizate, që do të mbahet më 19 qershor 2003, në hotelin prestigjioz “Regent Wall Street” në qytetin Nju Jork.
Sipas një njoftimi për shtyp të Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, kjo organizatë do të do ta nderojë presidentin Klinton me çmimin e “Duarve të Shpresës” (Hands of Hope), për rolin e madh që ai luajti në ndalimin e spastrimit etnik gjatë krizës së Kosovës, në vitin 1999 dhe për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s, që i dha fund shtypjes serbe ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.
Ndërkaq, Xhim Xhema do të marrë çmimin “Arritje Gjatë Jetës” (Lifetime Achievement Award), për përkushtimin e madh ndaj çështjes shqiptare dhe për punën e palodhur për përmirësimin e jetesës së shqiptarëve në të dyja anët e Atlantikut. Ndërsa Ilir Zherka, ish-president i KKSHA-së, do të marrë “Çmimin e Shërbimit” për vizionin e tij dhe shërbimin e mirë ndaj organizatës. Çmimi “Duart e Shpresës” i jepet çdo vit nga KKSHA-ja një personi ose entiteti, i cili është përpjekur të sjellë paqe dhe të mbrojë të drejtat e njeriut në Ballkan. Ndër personalitetet që KKSHA-ja ka nderuar me çmime në të kaluarën janë edhe sekretarja e Shtetit, Medlin Ollbrajt, James Rubin, Bianca Jagger, Stan Dragoti, Mark Ledoux, Penny and David McCall.