klajdi selimi

just_me

Primus registratum
klajdi selimi

cfare mendoni per balerinin qe po tregon edhe kete vit qe shqiptaret dine dhe jane numer nje ne balet ne programin "amici".
klajdi eshte numri nje edhe per break qe ne shqiperi nuk ka pasur shume perhapje dhe po tregon qe jemi te gjitheanshem...bravo klajdi dhe te enjten duhet te fitosh se duam te te shohim ne finale me kupen ne dore... :rockband:
 

tola77

Primus registratum
Re: klajdi selimi

SHUME I MIRE SI ARTIST I KOMPLETUAR DO TE THOJA :thumbsup: POR SI KARAKTER TE LE PER TE DESHIRUAR PASI ESHTE SHUME ARROGANT. :angel:
 

abs

nuk e di...
Re: klajdi selimi

Un mendoj se Klajdi nuk din me i ra disa gjanave nga "kina" prandaj te gjith e sulmojn se ai ju bjen ballit pa marr parasysh asgje ,vec kur fillon e ban si "viktima" e situates...e egzagjeron por nejse disi do sillet dhe ai.Gjithashtu mendoj se ky grup eshte 1 nga me te dobtit qe ka pas ndo1 her historia e Amici-t.
Nji kolege pune m tha qe po e fitoj Klajdi kte program do thej TV :eek: kur te dush i thash mlidh lekt me ble tjetrin se Klajdi e merr kte vit :cool:
 

Rambla

Primus registratum
Re: klajdi selimi

Une kete emisionin nuk e shoh. Por me aq sa me ka rene rasti te shoh , kam pelqyer vertet vetem Leon Cino dhe Anbeta... :confused: , madje kam menduar qe ishte gjynah per ato te dy te dilnin tek ai emision. Balerinet e mirefillte -sipas meje te pakten - arrijne maksimumin e realizimit profesional duke kercyer ne teatro te nivelin nacional (ose internacional).

Sa per Shqiptaret qe marrin pjese tek ky emision, normal qe do jene te mire (vijne nga shkolla baletit e Tiranes, qe mbahet e mire -thojne se une s'di gje), ngaqe me sa di une ne Shqiperi ishin nga me te miret, kurse italianet -ato me te miret - nuk shkojne te kercejne tek nje emision i Maria de Filippit, dhe zakonisht asnje s'ka bere shkolle baleti te mirefillte.

Ai eshte emision televiziv, kuptohet qe le shume per te deshiruar nga ana cilesise. Gjithsesi per shqiptaret ne pergjithsi (ato ne Itali) s'ka bere keq.
 

AnilaM

Primus registratum
Re: klajdi selimi

humbi por ai dhe nje here se shkolla e baletit (tir) ka nxjerre me te vertet talenta,ai arriti deri ne finale apo jo?1
sa per karakterin duhej te ishte me shoqeror ,ose te tregohej me diplomatik per te realizuar ate qe kerkohet ne nje ambient te tille ,"bella figura".Nejse cdo gje mbaroi tani ,pavarsisht se nuk fitoi un i uroj seksese te metejshme.
 

zana_e_malit

Primus registratum
Re: klajdi selimi

Kush fitoi?
E kam ndjekur Klajdin dhe me eshte dukur shume pretenzioz. Here bente rolin e viktimes dhe here kalonte ne sulm duke i agresuar te gjithe per gjera qe mund te zgjidheshin edhe me nje batute. Une them se ky djale ka probleme persa i perket personalitetit^. Gati gati dha idene se te gjithe shqiptaret jane te tille dmth qe ndihen te persekutuar e te diskriminuar ne ambjentet e huaja , arriviste dhe kokeforte .
Klajdi dhe ca te tjere si Klajdi duhet te binden se eshte e vertete se ato moshataret e tij italiane mund te mos jene aq perfekt profesionalisht (megjithese profesionalizmi i tij kaloi ne plan te dyte)por kane pare gjera te tjera ne jete qe klajdi as nuk mund ti imagjinoje.Le ti leme menjane keto frustrimet se po na marin jeten.
Ne spektakel kishte nje perplasje te fuqishme mentalitetesh dhe kjo nuk ishte as faji i klajdit dhe as faji i atyre te tjereve.me vjen keq se spektakli degjeneroi ne lufte nacionesh dhe inatesh ku jam e bindur qe ata qe votonin me shume klajdin ishin shqiptaret e shkrete qe jetojne prej vitesh ne itali dhe qe e kane kaluar jeten duke u grindur me veten e me te tjeret per te qenurit e tyre te huaj ne nje vend te huaj.Ka shume balerine shqiptare te shkelqyer qe kane dale nga ky qerthull demagogjik dhe bejne punen e tyre me mire se te gjithe .
Megjithate edhe Klajdi do rritet dhe shpresoj te kete sa me shume sukses se jo per gje po sukseset na nderojne te gjithe ne shqiptaret.
 
Top