MeKaNiKu
Forumium maestatis

Të qenit nënë i shkon kaq shumë Kim Kardashian-it, saqë menjëherë ka filluar të mendojë të bëjë një fëmijë të dytë. Ajo shpreson të mbetet shtatzënë menjëherë pasi të martohet me Kanye në vitin 2014.
Kim dëshiron që fëmijët e saj të mos kenë shumë diferencë në moshë, sepse vetëm në atë mënyrë, siç thotë ajo, ata mund të lidhen më shumë me njëri tjetrin.
Këtë ajo e di nga eksperienca, sepse ka vetëm 18 muaj dallim moshe me motrën e saj, Kourtney Kardashian.
Sipas burimeve të Hollywood Life, edhe Kanye dëshiron një familje të madhe, kështuqë pajtohet me planet e të fejuarës së tij.