keta plehra bejne gare kush te na talle me pare

komino

Valoris scriptorum
keta plehra bejne gare kush te na talle me pare

Sali Berisha feston 60-vjetorin në restorant "Begeja 1900", fton ambasadorë, politikanë e artistë

Traditë shqiptare në festën e Berishës
Nano i dërgon një tufë me lule rozë, blu e të bardha


Artemida Çollaku


Një darkë kokteil me prodhime tradicionale shqiptare. Kjo është kërkuar nga familja Berisha për të ftuarit në ditëlindjen e kryefamiljarit të shtëpisë, Sali Berisha, në 60-vjetorin e tij. Restoranti Begeja 1900, në qendër të kryeqytetit, pranë ekspozitës Shqipëria Sot, priti dje të ftuarit e kreut të PD-së. Më shumë se 200 të ftuar, kanë filluar dje festimet për ditëlindjen e kreut të PD-së rreth orës 19.00 të ditës së djeshme dhe kanë përfunduar vonë në mbrëmje. Sigurisht, ambjentit shqiptar të ditës së djeshme, nuk i ka munguar edhe një orkestër e vogël harqesh për të kënaqur të gjithë të pranishmit. Në fillim, gjysëm ore përpara fillimit të darkës, kanë mbërritur deputetët e PD-së dhe kryetarët e PD-së nëpër rrethe. Ata janë ngjitur menjëherë në restorant, për të mos krijuar konfuzion në dy ashensorët e vetëm të pallatit, për t'u ngjitur deri në katin e 11.

Mbërritja
Sebepçiu, kreu i PD Sali Berisha, ka mbërritur fiks në orar, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij zonja Berisha, dhe pak më vonë ka mbërritur edhe djali i tyre. Ambasadorët në hyrje i priste sekretari i marrëdhënieve me jashtë në PD Besnik Mustafaj, ndërsa një person nga administrata e PD merrte ftesat. Në fillim mbërriti ambasadori bullgar, e më pas me rradhë ai gjerman, anglez, danez, austriak, italian, ambasadori kinez, përfaqësuesi i UNCHR-së, ambasadori grek, ai rus, ambasadori turk, shefi i misionit të FMN Olters, një përfaqësues i Komisionit Evropian, ambasadori arab dhe në fund, zv.ambasadori amerikan Stive Zate. Menjëherë pas mbërritjes së trupit diplomatik, ka mbërritur kreu i PR Fatmir Mediu, kreu i PLL Eqerem Spahia, deputetët Preç Zogaj, Arben Imami, deputetët Laço e Starova, bashkëshortja e ish-deputetit Azem Hajdari, Fatmira Hajdari së bashku me djalin. Më vonë erdhën të ftuarit gazetarë, Nikollë Lesi, Blendi Fevziu e Aleksandër Frangaj. Por nuk munguan edhe artistët. Në listën e të ftuarve të Berishës ishin Osman Mula, Kastriot Tusha, Klajdi Musabelliu e Zhani Ciko. Në këtë festë, nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësues nga koalicioni në pushtet, apo LSI e LZHK.

Dhuratat
Të gjithë kanë zbatuar me përpikmëri porosinë dhe kërkesën e Berishës: Vetëm lulë për dhuratë, e shkruar kjo në ftesën drejtuar gjithsecilit. Një tufë me lule rozë, bluë dhe vetëm një lule e bardhë i është dërguar nga Kryeministri Nano. Ndaj sapo zbrisnin përpara restorantit, të gjithë hapnin bagazhin e makinës dhe nxirrnin buqetat me lule. Ndërsa një dhuratë krejt të veçantë ka marrë Doktori nga administrata e PD: këta të fundit kanë thyer rregullin duke i dhuruar atij një kal argjendi me Skënderbeun dhe një dedikim shkruar në flori: Për 60-vjetorin e Doktor Berishës nga administrata e PD. Ata kanë menduar edhe për zonjën Berisha, duke i dhuruar asaj një pjatancë dhe kupë kristali.


"Ditët e fundit të Pompejit", dhurata më e veçantë për Berishën

E ndërsa kishte porositur se donte vetëm lule për 60 vjetorin e ditëlindjes së tij, lideri i opozitës Sali Berisha, ka marrë dje në përvjetorin e tij edhe dhurata të rralla. I ardhur nga qyteti i Laçit, kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, një burrë në moshë, mbante në xhep një zarf të bardhë, shumë të zakonshëm. E pazakonta qëndronte brenda tij. Një libër, fletët e të cilit, ishin shumë të vjetra, të zverdhura nga koha. Libri ishte i ndarë në tre pjesë dhe dukej se ishte botim shumë i vjetër.
"Doktori pranon vetëm lule" e ngacmoi dikush kryebashkiakun në sallë. "E di e di, - i përgjigjet ai menjëherë. - Por këtë dhuratë nuk ka për ta refuzuar". Për të shuar kureshtjen e të gjithëve, ai nxjerr nga zarfi i lagur nga shiu me shumë kujdes, librin që dukej se do t'i prishej në dorë.
"Ditët e fundit të Pompejit" ishte titulli i librit, që dukej se ishte ruajtur për një kohë të gjatë në bibliotekën e ndokujt. "Nuk besoj se doktori do ta ketë në bibliotekën e tij këtë libër. E kanë shumë pak njerëz", tha ai, shumë i kënaqur që kishte arritur të gjente një dhuratë kaq të veçantë për 60 vjetorin e lindjes së liderit demokrat. Ndërsa shumë të tjerë, për të respektuar porosinë e Doktorit, kishin vendosur pothuajse në rradhë buqetat me lule.
Korridoret e selisë blu dje gumëzhinin nga njerëzit, të cilët uronin Berishën për përvjetorin e gjashtëdhjetë. Përveç tyre ishin edhe gazetarët që e uruan kreun e PD-së. Në dhomën e pritjes ishin bashkëshortja Liria, e bija Argita, dhe dhëndrri. Një tavolinë e madhe mbi të cilën ndër të tjera ishte edhe torta e ditlindjes. Mbi të ishte sigla e PD-së dhe një 60, e cila tregonte vitet e doktorit. Një muzikë klasike në sfond dhe shumë gjallëri. Nuk paska ardhur Shkëlzeni?- e pyet një nga gazetaret. -Shkëlzeni është nisur dhe po presim të na vijë, por ato që më mungojnë këtu janë tre mbesat e mia,- tha Berisha me një frymë. -Po pse nuk kanë ardhur?- vazhdon tjetra. Qesh dhe shton duke shikuar nga e bija, Argita,- mesa duket nuk kanë mundur t'i marrin leje njëra-tjetrës për të ardhur këtu. a.ç.


MOISIU
"Me rastin e 60 vjetorit të lindjes, dëshiroj t'Ju dërgoj urimet e mia më të mira. Mendoj se gjashtë dekada jetë, ku spikat një karrierë profesionale në shërbim të jetës dhe ajo politike në një periudhë kthesash të mëdha historike, që sollën në Shqipëri pluralizmin politik dhe hodhën bazat e sistemit demokratik, janë një rast i mirë për të festuar dhe për të hedhur shikimin të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen. Në këtë përvjetor të shënuar të jetës Tuaj më lejoni t'Ju uroj shëndet, gëzim e lumturi për Ju dhe familjen Tuaj, si dhe një bashkëpunim të frutshëm me miqtë e bashkëpunëtorët e ngushtë".


NANO
"Edhe 100 vjet të tjera liderit të PD-së". Kaq ishte shënuar në pusullën mbi një buqetë me lule, që poshtë mbishkrimin e kishte: Kryeministria. Nuk ishte vetë lideri i PS-së Fatos Nano ai që kishte bërë këtë dhuratë. Edhe pse firma e vendosur ishte kryeministria, sigurisht ishte Nano që kishte vendosur të bënte një gjë të tillë. Dhurata ka ardhur jo e sjellë nga ndonjë person i veçantë, sikurse ndodhi me Presidentin që dhuratën e tij e sollën dorazi sekretari i përgjithshëm i Presidencës Filip Rrumbullaku dhe shefja e tij e kabinetit. Nuk dihej nëse Nano do të nderonte Berishën personalisht në ditën e 60 vjetorin e tij, pasi ai gjendet në një prej spitaleve në Greqi për ndëhyrjen në sy.
--------------------------------------------

nuk di sa eshte i vertete ky lajm
une e gjeta ne nje form dhe nuk kishte link
nga sa kuptova me poshte eshte nje artikull nga RD apo shekulli


ISHTE DITA E ZISE KOMBETARE PER 14 KOSOVARET E AKSIDENTUAR
 

komino

Valoris scriptorum
Re: keta plehra bejne gare kush te na talle me pare

fatkeqesisht son nuk kemi ketu nje foto nga festa e sales me rastin e ditelindjes se tij e te ditezise kombetare

po ky tjetri nuk ka nevoje per koment

url]
 

komino

Valoris scriptorum
Re: keta plehra bejne gare kush te na talle me pare

nga zemra zoterinj


NE TE TILLA RASTE UA SHPERBLEFSHIM
 

komino

Valoris scriptorum
Re: keta plehra bejne gare kush te na talle me pare

EDHE NJEHERE NESE NUK E KUPTUAt


<span style="font-weight: bold">NE TE TILLA RASTE UA SHPERBLEFSHIM</span>
 

Leopardii

Primus registratum
Re: keta plehra bejne gare kush te na talle me pare

shqiptaret kur e kuptojne qe dikush jua ka me hile &quot;shterngohen&quot; e nevrikosen si mos me keq.
indenjim i madhe ka perfshire shqiptaret ,perfshi edhe genen , edhe kjo eshte mese e drejte.
por.......si gjithmone NE shqipot presim qe te na &quot;hyje &quot; thelle pastaj reagojme.
eshte mire ti paraprijme gjerave.
pislliqet e nanos mbanin ere qe ne vitin '97 por ne si populli &quot; zgjuar&quot; vazhdonim te kishim besim te ai.
nejse........ mend per tjeter here.
kujdesni, e paraprijeni te KEQES .
 

komino

Valoris scriptorum
Re: keta plehra bejne gare kush te na talle me pare

kjo ngjarje nuk ka asnje lidhje me '97, as me '96 dhe as nuk mund te pretendonim ti paraprinim.


mos u perpiq kot te fusesh gjithcka ne te njejtin thes sepse nuk pine uje ato pune ketu
mbase mund te ecin ne ndonje kafene apo ne ndonje miting.

Ky eshte rast me teper, i pafalshem por nuk verteton asgje tjeter pervecse nje pandjeshmerie te lidereve te pozites e opozites ndaj tragjedive apo te pakten ndaj imazhit e shembullit qe ata duhet te japin ne keto raste.
ME e rendesishmja eshte se ata nxenes ishin kosovare
ZIja kombetare ne shqiperi e kosove kishte nje rendesi te madhe ne politiken e jashtme shqipetare
 

Leopardii

Primus registratum
Re: keta plehra bejne gare kush te na talle me pare

se kush ishte Nano e berisha njiheshin por disa trashaluk i besonin edhe i jepnin edhe voten.
skemi pse te indenjohemi tani per pislliqet e tyre kur njiheshin mire se kush ishin e nga cila rrace vinin.
trashaluket, meqe jemi ne demokraci marrin ne qafe edhe te tjeret ,meqe votat numerohen edhe nuk peshohen (si mendimi e vota e nje analfabet injorant kane te njejten vlere ne kutine e votimit si i nje profesor universiteti ne fakultetin e shkencave politike---------kjo eshte demokracia)
edhe keta dy personazhe genjejne kete masse te shoqerise , qe per fatin tone te keq jane edhe shumica .(mjafton te shikosh rezultatin e zgjedhjeve)
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: keta plehra bejne gare kush te na talle me pare

Gjene me sa kuptoj ti po i fut te dy ne nji thes &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; .Ky ishte edhe kryeartikulli i zerit te popullit.Berisha feston zine komtare me kaq kile raki ku di un.Mgjth ndryshimin midis dy rasteve edhe nje gomar e kupton.

Kjo thjesht rikonfirmon bindjen e hershme se nuk je i sinqerte ne ato qe thu
wave.gif
 

DFV

Primus registratum
Re: keta plehra bejne gare kush te na talle me pare

Nano dhe Berisha = Plehera te kombit shqiptare!!!
 

ados

Primus registratum
Re: keta plehra bejne gare kush te na talle me pare

Nano &amp; Berisha, ...**** them. Both of them cock suckers..!!!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: keta plehra bejne gare kush te na talle me pare

Fillimisht postuar nga tushi:
[qb] Gjene me sa kuptoj ti po i fut te dy ne nji thes &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; .Ky ishte edhe kryeartikulli i zerit te popullit.Berisha feston zine komtare me kaq kile raki ku di un.Mgjth ndryshimin midis dy rasteve edhe nje gomar e kupton.

Kjo thjesht rikonfirmon bindjen e hershme se nuk je i sinqerte ne ato qe thu
wave.gif
[/qb]
ata futen vete ne nje thes
nuk kane nevoje aspak per ndihmen time apo per sinqeritetin tim

fakt - nano shkoi ne buzuk (apo pub apo diskoteke apo ...)
fakt - berisha (dhe gjithe elita e PD per me teper) ishin ne nje feste
shrug.gif


PS. e lexova dhe artikullin e zerit te popullit por nuk eshte ai qe zgjodha per te sjelle ketu.
Ti me thuaj (dhe verteto mundesisht) se ai artikull qe solla nuk paraqet realitetin e une do ti dergoj berishes nje leter ku i kerkoj falje per gjykoim qe i bera


persa i perket sinqeritetit tim - une gjithmone kam thene se berisha eshte PLEHRE dhe kete rradhe vazhdoi te vertetonte mendimin tim
thumbsup.gif
(me e bukura eshte se bashme me berishen futet ketu edhe gjithe elita e PD)
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: keta plehra bejne gare kush te na talle me pare

<span style="font-style: italic">Shokë,kemi ne mest tënë,
shume armikt` e trathëtor'
Po po mos u qofte thene,'
Vec se skane gje ne dore.</span>
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: keta plehra bejne gare kush te na talle me pare

Gjene ket koment qe ban ti e ka ba vetem vuçiterna i zp.Per mu Salen mund ta shash sa t'dush,po ta akuzosh per ket rast thjesht asht diversion per t'hek vemendjen ndaj aktit e shemtum te Nanos.Qysh se kam lexu shkrimet e para t'tujat ideja ka ken kjo <span style="font-weight: bold">Nano asht hajdut po duhet te rrin ne pushtet deri sa ti e shoket e tu te krijoni nje alternative se Berisha nuk perban alternativ</span>
Edhe fakti sa mas tan ktyne ngjarjeve nuk ke ndryshu mendim m'len me kuptu se nuk don &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: keta plehra bejne gare kush te na talle me pare

Fillimisht postuar nga Lider:
[qb]
Fillimisht postuar nga tushi:
[qb] Gjene... [/qb]
e kishe GJENE per GJENERALI
apo per gene ?
rolleyes.gif
[/qb]
Ti je i nerum Gjeno s'kam pu me ty kaj her m'vjen keq
shrug.gif
se kishe pas shance me ken djal interesant po çe do je komunist &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Nadia81

Primus registratum
Re: keta plehra bejne gare kush te na talle me pare

e keqja jone nuk qendron se ne nuk e dime qe i kemi gomere qe te dy, si salen si tosin, por tek fakti qe nuk kemi alternative te trete!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: keta plehra bejne gare kush te na talle me pare

Fillimisht postuar nga tushi:
[qb] Gjene ket koment qe ban ti e ka ba vetem vuçiterna i zp.Per mu Salen mund ta shash sa t'dush,po ta akuzosh per ket rast thjesht asht diversion per t'hek vemendjen ndaj aktit e shemtum te Nanos.Qysh se kam lexu shkrimet e para t'tujat ideja ka ken kjo <span style="font-weight: bold">Nano asht hajdut po duhet te rrin ne pushtet deri sa ti e shoket e tu te krijoni nje alternative se Berisha nuk perban alternativ</span>
Edhe fakti sa mas tan ktyne ngjarjeve nuk ke ndryshu mendim m'len me kuptu se nuk don &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
beje ti me shoket e tu alternativen nese arrin te te largosh llapen nga ... e berishes

ne fakt mendinim e kam ndryshuar ne nje fare menyre CDO DITE SALA ME NDIHMON TA PERFORCOJ

Ai vazhdon te grindet me nanon se kush beri me shume (apo me pak) gallate diten e zise
shrug.gif
 
Top