KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise

Leopardii

Primus registratum
Re: KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise

I Top4 d'Italia hanno debiti pari al 10 per cento del Pil

Quattro gruppi industriali e di servizi fra i più importanti del nostro paese, considerati insieme, hanno un indebitamento complessivo che è vicino a 110 miliardi di euro, cioè, molto prossimo al 10% di tutto l'indebitamento del bilancio pubblico italiano.
 

MLK

Primus registratum
Re: KESH-i kerkon dyfishimin e çmimit te energjise

KESH, rikthehet harta "klandestine" e territ
E Enjte, 23 Shkurt 2006
TIRANE - Korporata Elektro Energjitike Shqiptare (KESH), ka rikthyer kufizimet drastike te energjise ne te gjithe vendin. Megjithese nuk ka asnje njoftim zyrtar nga KESH-i, lidhur me aplikimin e orareve te reja te energjise, realiteti tregon se kufizimet jane te njejta me ato te krizes energjetike qe vendi yne sapo la pas. Nderkohe pervec ketij fakti duket se keto orare do te vazhdojne ne nje kohe te pacaktuar. Tashme KESH nuk po perballet me me krizen energjetike, por me ate financiare. Per te kapercyer kete krize KESH-i i eshte rikthyer kufizimeve me te njejtat nivele si te periudhes se krizes energjetike. Sipas te dhenave rezulton se kufizimet e energjise variojne nga kater ore per Tiranen deri ne 14 ore ne dite per Kukesin dhe Tropojen. Sipas vete tabelave te arketimeve te bera publike nga korporata, prej vitesh arketimet ne keto qytete nuk e kane kaluar masen prej 5 qind. Oraret zgjatura te kufizimeve te energjise jane rifutur ne funksionim pikerisht pas berjes se bilancit te arketimeve per muajin janar nga KESH. Nderkohe burime zyrtare nga KESH kane deklaruar se analiza per nivelin e arketimeve per muajin e pare te vitit 2006 do te behet publike.

Niveli i ulet i arketimeve, shprehen specialistet, ka bere qe KESH te mos beje publike nivelin e ketyre arketimeve duke zbatuar pa asnje njoftim, oraret e reja te kufizimeve te energjise. Sipas njoftimit per shtyp te KESH-it niveli i arketimeve per kryeqytetin arrinte ne 85 per qind, nderkohe qe per muajin janar ka rene ne masen 59,96 per qind. Ndersa humbjet ne rrjet arrijne ne masen 52 per qind. Me kete nivel arketimi dhe humbjeje ne rrejt, kufizimet per qytetin e Tiranes duhej te varionin nga 6 deri ne 8 ore. Ne total niveli i arketimeve ne rang Republike eshte ulur ne masen 20 per qind. Dukuria e uljes se arketimeve per KESH-in gjate muajit te pare te vitit eshte e perseritur. Shume prej institucioneve shteterore bejne likujdimin e faturave te prapambetura ne fund te vitit dhe si pasoje ne muajin e pare vihet re nje renie e theksuar e pagesave te ketyre faturave. KESH-i vazhdon te justifikoje kufizimet e energjise me mbingarkesen e rrjetit te shperndarjes dhe uljen e sasise se importit. Ne nje deklarate zyrtare te KESH-it te para disa diteve thuhej se kufizimet e energjise per qytetin e Tiranes dhe Durresit do te varionin 90 minuta ne oret e pikut per shkak te mbinxehjes se aparaturave. Nderkohe qe te nesermen e asaj deklarate kufizimet per keto dy qytete ishin 4 ore dite, duke u ndare ne 2 ore paradite dhe 2 ore ne oret e pikut pasdite. F.F
 
Top