Kenget ne mp3 dhe formate te tjera!

olti

Neo
Kenget ne mp3 dhe formate te tjera!

Po i rikthehem dhe nje here kengeve ne internet.
Kete here do doja te dija se a ka rregulla ne vendosjen e kengeve ne internet. Kam lexuar diku se kenget ne mp3 nuk lejohen nga hostuesit. Do doja te dija se cilat jane formatet qe lejohen, apo nese ka ndonje format qe lejohet e qe eshte i ligjshem. Mund te marrim psh disa site shqiptare, te cilet kane me mijera kenge. Jane te ligjshme keto, apo jo.

Thjesht per info. :)
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Kenget ne mp3 dhe formate te tjera!

Interneti nga kjo pikëpamja konsiderohet njësoj si mjetet e tjera të komunikimt masiv, masmedia apo ku di unë si u thonë ndryshe.
Pra një pjesë muzikore, si çdo krijim tjetër duhet t'u nështrohet rregullave mbi të drejta autorësh.
Kjo nuk ka të bëjë me formatin e ruajtjes. CD, apo partiturë, apo mp3, apo ogg, apo wav, apo transmetim në radio apo televizion, cilido qoftë rasti, janë mënyra shpërndarje të një krijimi i cili nuk duhet të shpërndahet pa lejen e krijuesit.
Neo, pa dyshim që ti i di këto fare mirë. Nëse vërtet, seriozisht, ke dyshime rreth një formati, të jesh i sigurt që asnjë format nuk mund të mbikalojë të drejta autorësh. Trafiku është i paligjshëm, nga ana ligjore, dhe dekurajues nga pikëpamja artistike. Si kur bëhet fjalë për artistë që për dhjetëvjeçarë rrojnë në luks të paëndërrueshëm nga ne, ashtu edhe për krijuesit shqiptarë, që meritojnë një shkallë tjetër respekti nga ai që tregohet ndaj tyre sot.
Për ne është akoma më i mprehtë problemi, sepse kjo po na çon në një shpërdorim kriminal të pasurisë tonë muzikore dhe një drejt një shterpësi e në krijimtari që është vërtet për të ardhur keq.

Vetëm nuk duhet harruar që nëse sot ne jemi në gjendje të shijojmë krijimtari muzikore jo shqiptare, këtu ka një pjesë të rëndësishme muzika me të cilën u rritën shumë nga ne. Që u krijua nga njerëz, qenie njerëzore. Vaçja? Krajka? Dizdari? Zadeja? Zaharian? Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore? Sa e sa të tjerë? Gjemëni një CD, një serioz, cilësor, dhe do ta blija. A do kushtonte më shumë se dy javë kafe në kafehanet e Tiranës?

(Edhe ti e di që jemi kantandisur për ibret.)

Mbase do ishte mirë që tema të shpërgulet te Muzika.
 

olti

Neo
Re: Kenget ne mp3 dhe formate te tjera!

Ka site shqiptare (nuk po i vendos, se mund te quhet reklame) te cilet kane mbi 2000 kenge ne fondet e tyre.

Jane te blera keto?!
 

eo

Primus registratum
Re: Kenget ne mp3 dhe formate te tjera!

mirdita,

ashtu siç eshte thene me larte , nuk eshte formati qe e ben te ndaluar, nje produkt muzikor.
pra te gjithe ato site qe kane kenge shqiptare sigurisht qe i kane pa leje, por kjo nuk eshte dhe aq sjellje e keqe nga ana tyre panvarsisht, se nuk respektojne te drejten e autorit e megjithese na vjen keq per keta autore.
(kjo eshte per autoret shqiptar, sepse per autoret e huaj e meritojne te mos paguash asnje çerek disku, sidomos kur jeton ne nje vend si shqiperia)
Pra duke pare se edhe nqs nuk i shperndan njeri nepermjet internetit, ato nuk kane vete mundesi ti shperndarje jashte shqiperie, pra nuk humbin shume, vetem se i behet pak publicite e vogel.
ky eshte mendimi im ju munde te beni si te doni ...
Po ju erdhi keq per Elton xhon ose per Madonen etj, sepse po ti kopjoni diskun, nuk arrine ta bejne dot milionin e fundit, atehere mos ja kopjoni dhe rini e shisni moral ne internet se ju duhet.
 

zog

Primus registratum
Re: Kenget ne mp3 dhe formate te tjera!

patjeter xhaxh qe jane te blera, s'besoj t'ja ken vjedh artisteve ne çante, xhep, ose shtepi, CD-te e muzikes. çdo gje fillimisht eshte e blere nga dikush, problemi qendron tek SHPERNDARJA dhe jo blerja.

shperndarja eshte ligjerisht e ndaluar, ngaqe shtepite e edicionit kane pronesine e ketyre prodhimeve. ato kerkojne te fitojne leke sa me shume nga shitja e tyre.
interesante eshte se kete "vjedhje" ose pirateri informatike;muzike, logjiciel, film apo tjeter, e konsiderojne HUMBJE FINANCJARE te fitimit te tyre.

ketu mendoj se e kane gabim, eshte njesoj si kompania e trenave ata qe hipin pa bilete ne tren i konsideron si "leke me pak" ne llogarine e saj, pa menduar se ai qe hipen pa bilete s'ka lek (s'besoj e ben per sport), po te kete e blen ate si gjithe te tjeret.

po keshtu dhe kompanite e muzikes apo shoqerite e filmit, kenget apo filmat e telengarkuar i quajne bileta kinemaje apo CD te pashitura, duke harruar se une (po fus veten si shembell) ate qe telengarkoj s'eshte e thene se patjeter do ta bleja.
perkundrazi po me pelqeu CD-ja e ngarkuar, do te me rritet oreksi per CD te tjera, kjo do beje qe do te me rritet deshira per muziken apo filmin dhe kjo rritje deshire do te linde ne mua PASIONIN per to, e siç dihet "njeriu eshte skllav i pasionit te tij".
duke qene i pasionuar une do te kthehem ne bleres potencial te muzikes apo filmave, dhe ne nje klient potencial per shtepite e edicionit te ketyre specialiteteve.

nji keshtu puna, per mos thene se ne fund te fundit PIRATERIA zhvillon jeten krijuese si dhe forcat e tilla. po marr nje shembull, formati DIVX (me cilesori deri tani) lindi nga deshira per pirateri te filmit ne net.
 

Admirali

Primus registratum
Re: Kenget ne mp3 dhe formate te tjera!

Fillimisht postuar nga Besnik Bleta:
[qb] Gjemëni një CD, një serioz, cilësor, dhe do ta blija. A do kushtonte më shumë se dy javë kafe në kafehanet e Tiranës?

(Edhe ti e di që jemi kantandisur për ibret.)

Mbase do ishte mirë që tema të shpërgulet te Muzika. [/qb]
Besnik, nuk ka CD serioze me kengetare shqiptare sot. Dikush e tha mire njehere tek nje teme per Vip-at e sotem te muzikes, bejne nje CD me ca kenge te vjedhura, marrin ca leke ene vec kur i sheh nga mengjesi ne darke neper kafene apo bare. Ja, ky eshte serioziteti i kengetareve te sotem.


Me respekte


P.S.
Ate problemin qe te thashe, e rregullova, se ca kishte realisht nuk e mora vesh mire, por ama mjaftoi nje instalim i versionit me te ri te Real Player, dhe gjithcka ne rregull. Flm per keshillen.
 

VIMAR

Forumium praecox
Re: Kenget ne mp3 dhe formate te tjera!

Ky eshte nje problem me te verte i madh!
Me ligj ndalohet rreptesisht publikimi i nje kenge ne mp3 sepse shkel te drejten e autorit. Prandaj shumica e kompanive te hostimit nuk te lejojne te mbash mp3 ne hostin qe ke blere.

Eshte e vertete gjithashtu qe nga kenget ne formatin mp3(apo formate tjera per PC) shume kengetare kane pesuar humbje te konsiderueshme ne para.

Megjithate mendoj se ne rastin e kengeve shqip eshte ndryshe. Kryesisht keto kenge i marrin shqiptaret ne emigrim qe i ka marre malli per nje kenge shqip. Une personalisht krijova nje faqe te tille dhe arrita nje numer te konsiderueshem vizitoresh gje qe tregon qe shqiptaret jane "te etur" per kenge shqip. I vetedijshem qe po shkelja nje rregull por i vetedijshem gjithashtu qe po u beja mire shume njerezve edhe pse vete nuk kisha asnje perfitim. Per arsye teknike faqja me eshte mbyllur tashme.

Dhe sa per dijeni te gjitha keto faqe shqiptare qe publikojne mp3 nuk jane te ligjshme

TE gjitha kane marre kenget nga cd dhe i kane hedhur ne internet gje kjo qe ndodh rendom dhe ne faqe te huaja por qe lene nje shenim sa per sy e faqe:

Nqs shkarkon nje kenge mp3 duhet ta fshish brenda 24 oresh nqs nuk ke CD qe permban kete kenge(e kuptno besoj se sa veta e zbatojne kete "udhezim")

Reference:

www.whatiscopyright.org
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Kenget ne mp3 dhe formate te tjera!

Ata VIP-at e sotëm të muzikës shqiptare dhe pirateria si "nxitëse" i përparimit e kanë katandisur muzikën shqiptare të sotme pothuaj në një grumbull plehrash. Pse kemi turp ta themi me zë të lartë këtë?

Ç'domethënë që botuesit ligjorë të muzikës nuk shpërndajnë dot muzikë në Shqipëri? Nuk vijnë dot kolitë me CD në Shqipëri? U mbaruan dyqanet për t'u dhënë me qera në Shqipëri? Nuk ka njerëz që do t'u pëlqente të shisnin muzikë, CD, DVD, si profesion?

Ky nuk është as moral, as dashuri për Madonën apo Elton John-in. Është rrjedha normale ku duhet të venë gjërat, në një shoqëri normale. Nëse justifikohet pirateria e këtij lloji, pse të mos justifikohet hajnia e rrugës e çfarëdo lloji? Si gurisht që do hidhesh përpjetë sepse nuk je ti ai që humb. Janë artistët që nuk nxjerrin dot jetesën, apo e nxjerrin jo më me art po me të tjera gjëra të rëndomta që mund ti bëjnë të rëndomtit. Kjo është krizë e shoqërisë dhe e artit bashkë: të rëndomtit "kujdesen" për artin dhe artistët merren me gjëra të rëndomta.
Dhe pastaj zotrote endesh rrugëve të Francës, dhe çdo lloj palloshi frëng të tregon me gisht si specie e një vendi pa kulturë e pa art. Dhe po njësoj unë në Greqi. Tregoju po deshe përralla. Ose shko tregojua atyre të huajve që punojnë në Tiranë.

Pa asnjë dyshim që bëhet fjalë për muzikë, art të vjedhur. TË VJEDHUR!!! Zog, a ke lexuar ndonjëherë se çfarë shkruan një CD i shitur ligjërisht për të drejtat e autorit, dhe se çfarë realisht të shitet ty? (UNAUTHORIZED HIRING, LENDING, PUBLIC PERFORMANCE, BROADCASTING, AND COPYING OF THIS RECORD PROHIBITED.)
MARRJA DHE DHËNIA ME QERA, LUAJTJA PUBLIKE, TRANSMETIMI, DHE KOPJIMI I KËTIJ REGJISTRIMI, TË PAUTORIZUAR, NDALOHEN.
Këto janë të drejtat që të njihen ty në çastin e shitjes-blerjes.

Pjesa që vjen erë në këtë histori, ajo e lidhur me praktikat e shtëpive botuese është e vërtetë. Por pirateria nuk bën dallim midis krijimtarisë që vjen nga artistë nën ombrellën e shtëpive botuese dhe asaj që vjen nga artistë të pavarur.

Nuk ke frikë, se pasionet si të verbër që janë, do të të çojnë te rruga më e thjeshtë, shkarkimi i mp3 nga interneti dhe nga atje ku nuk paguhet?

Zog, ti e di shumë mirë, që pirateria, tradicionalisht është murtaja e zhvillimit, ngaqë në themel ka sigurim vlerash pa punuar dhe mbi kurrizin e tjetrit. Mundësia e sigurimit të një patente nga e cila mund të nxjerrësh para, ka qenë nxitësi kryesor i zhvillimit. Kudo dhe kurdo që ligjin e bëjnë piratët, nuk sheh gjë tjetër veç flamurit të zi me atë gjënë e bukur të bardhë në mes.
Po të jesh muzikant, meqë e kishim fjalën te mp3-at, apo të kesh miq muzikantë, që fitojnë më pak se ai që u shet muzikën e vjedhur rrugëve të Tiranës, fillon e mendon ndryshe.
Për të mos u hedhur më pas te cilësia, kur krahasohet një CD me mp3-at e përftuar prej tij. Në shumicën e rasteve kur bëhet fjalë për pirateri, na falni po mp3 janë poshtë CD-së.

Vimar, ajo që thua se ata që duan muzikë jemi ne që jemi jashtë, mundet të jetë e vërtetë. Dhe kjo e bën më të lehtë, krijimin e një tregu muzike normal. 10 apo 15 Euro për një CD normal, serioz, në të gjitha pikëpamjet, nuk mund të qahet kush se nuk blihet. Tejkalohet kushedi sa herë nga paratë e harxhuara për birra lumë apo kafera në kafehane moderne brenda një muaji.
 

olti

Neo
Re: Kenget ne mp3 dhe formate te tjera!

Temen mund ta kisha hapur dhe me titull tjeter, por titullova keshtu, sepse kisha lexuar diku qe formati mp3 nuk lejohet nga hostuesit. Kete nuk kuptoj tamam fare. Pse formatet e tjera po! Ka site shqiptare, qe te gjithe dime se kush jane, te cilet i kane kenget e tyre ne .ram a ku e di une se ca tjeter. Mos keto formate jane te lejuara?!

Pastaj problemi i te drejtave te autorit eshte gje tjeter, qe do nje disktutim gjere e gjate. Ajo qe dua te di me shume une, eshte se si mund te vendosen kenget ne NET ne menyre qe te jene te pranueshme nga hostuesit.

Pafshim :wave:
 

Admirali

Primus registratum
Re: Kenget ne mp3 dhe formate te tjera!

Ato qe japin host, te lejojne te kesh fajela muzikore te tipit .ram ose .rm, kjo sepse ti nuk e shkarkon dot, por e degjon, eshte tamam streaming media. Prandaj lejohet nje gje e tille. Por ama nuk do shume mund t'i regjistrosh dhe ato qe jane streaming media, kete nga eksperienca personale e kam.


Me respekte
 

albcryptic

Primus registratum
Re: Kenget ne mp3 dhe formate te tjera!

A ka mundesi me na dhone naj hint se si mund ti gjejme sourcen, se mesa di une kjo streaming media qe thua ti ne pergjithesi jane .ram files apo jo edhe kto files jane te ruajtur ne nje server perkates ku nje software ma merr mendja mua luan rrolin e fshefjes dhe mos lejimit qe keto files te downlodohen.
A ka ndonje menyre qe download i ketyre files te jete i mundur??
 

zog

Primus registratum
Re: Kenget ne mp3 dhe formate te tjera!

neo s'kuptoj mire qellimin tend, e ke hallin pse te tjeret kane vene ne qarkullim kenge shqipe ne mp3, apo qe s'mundesh vete ta kryesh nje gje te tille ngaqe s'gjen server qe ta lejon.

shumica veprojne keshtu kur vjen puna per gjera te palejume, bejne server personal nje kompjuter te tyren.

ps, o besnik ça them une ça thu ti. pale pa na bere neve shqiptareve mafiozet me te medhenj te netit e qe nga kjo na vjen turp ose duhet te na vije turp.
o lal netin dhe piraterine atje se shpikem ne, biles ne jemi me debilat moraliste ne kesi punesh, me kujtohet tek ky forum ta ndalonin ti jepje dikujt nje numer kodi logjicieli. s'di a aplikohet gjithmone keshtu.

sa per dijeni ata shpikesit e Kazas e fituan proçesin gjyqesor me kompanite e CD-ve.
 

olti

Neo
Re: Kenget ne mp3 dhe formate te tjera!

Zog, si e thashe ne fillim nuk kam asnje qellim te vecante, thjesht per informim. Pastaj, edhe nese ben PC tende server, kompanite qe shkelen ne interesa mund te kontaktojne ISP tende dhe te presin lidhjen me rrjetin /pf/images/graemlins/tongue.gif

Nejse ide e mire ajo e jotja, po a na lejon xhepi aq ne /pf/images/graemlins/wink.gif
 

VIMAR

Forumium praecox
Re: Kenget ne mp3 dhe formate te tjera!

Fillimisht postuar nga albcryptic:
[qb] A ka mundesi me na dhone naj hint se si mund ti gjejme sourcen, se mesa di une kjo streaming media qe thua ti ne pergjithesi jane .ram files apo jo edhe kto files jane te ruajtur ne nje server perkates ku nje software ma merr mendja mua luan rrolin e fshefjes dhe mos lejimit qe keto files te downlodohen.
A ka ndonje menyre qe download i ketyre files te jete i mundur?? [/qb]
Ja nje menyre qe mund ti ruash kenget?

Me nje fishe te tipit dopio mashkull dmth qe nga te dyja anet ka nje fishe si ajo qe kane kufjet njeren ane e fut aty ku futet ezakonisht fisha e bokseve dhe anen tjeter tek Lin In e PC.

Pastaj i jep play dhe e regjistron Me Cool Edit Pro si mp3. E kam provuar vete dhe ka rezultat!
 

olti

Neo
Re: Kenget ne mp3 dhe formate te tjera!

Vimar, faqja qe te mbyllen ty, kjo Muzike.Tk qe?!

Se ti me sa mbaj mend une i pate hostuar kenget neper site te tille si Geocities, e une ketu po flas per hostues me para dhe jo te ketij lloji.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Kenget ne mp3 dhe formate te tjera!

Zog,

Nuk thashë që ne jemi mafiozët më të mëdhenj të net-it. Këtë ma vë t'i në gojë.
Ajo që thua ti është justifikim i piraterisë, ajo që them unë është e kundërta. Pse bën sikur nuk e kupton? Përpiqu ta mendosh ndryshe nga ç'e mendon.
Problemi nuk është se kush e shpiku, nëse ti kapesh me një armë se vrave dikë, nuk bëjnë fajtor Beretta-n pse shpiku një pistoletë. Mo u hiq si i papjekur.

Që të jesh i drejtë, na trego çfarë procesi, kundër kujt dhe për çfarë arsyesh. Dhe jo shashka: "Kazaja fitoi gjyqin..."

Dalldia jote për të kundërtën, nuk justifikon piraterinë, as hajdutët e artit. Thjesht bëhet fjalë për pronë të dikujt tjetër. S'ke asnjë të drejtë ta japësh gjetkë. Dëgjoje deri sa të të dalë gjak nga veshët, atyre që ke dëshirë paguaju biletën e avionit dhe hotelin, dhe ftoji të dëgjoni diskun e fundit që bleve. Po e ke blerë të falsifikuar, "thirri menjes".
 
Top