Kek me banane dhe karota

vasil1501

Forumium praecox
9907c63d-7cf0-48d3-8cbf-cb4078a29293-0--300x195.jpg
Kek me banane dhe karota


Përbërësit :

1 gote sheqer
3 veze
1 filxhan kafeje me vaj ulliri
3 luge gjalpë
Arra, fara luledielli si brenda dhe jashtë
6 banane te buta
3 karota te mëdha
Pak vanilje
Miell i situr mire ( përafërsisht 2 gota)
Sode buke

Sipër:

4 luge a pse mascarpone
Pak qumësht half and half
Mjaltë

Miksohen dhe vihen ne frigorifer derisa te jetë gati keku.

Përgatitja:

Ne fillim shkrihet gjalpi dhe lihet mënjanë te ftohet pak. Merren vezët një e nga një e i shtohen masës se sheqerit se bashku me vajin e ullirit. Përzihen derisa behet si krem i verdhe. Me pas i shtohet gjalpi dhe vazhdojmë përzierjen për pak minuta. Me pas shtohen bananet e bëra pure dhe karotat e grira. Tek masa e njome shtojmë vaniljen dhe ne fund bashkohet edhe mielli me soden se bashku. Nëse masa ju del pak me e njome se c’menduat, shtojini pak me tepër miell. Arrat dhe farat janë te fundit. Merrni enën qe dëshironi, lyejeni me gjalpë, hidheni masën dhe sipër e dekoroni me arra dhe fara. Piqet ne 190 grade ne një furre te ngrohur me pare. Mos e hani asnjëherë kekun pa u ftohur mire.

Burimi: www.lajm-shqip.com
 
Top