A
Anxhela Çikopano
Guest
Sikur të kishim statistika të hajrit si gjithë bota, qoftë edhe statistika të fshehta, do të vinim re këto kohët e fundit një rënie drastike të shitjeve të kokainës apo stimulantëve të tjerë, me tendenca gjithmonë e më ulëta gjatë 6 mujorit të parë të vitit. Njerëzit masivisht nuk përdorin më as prasin (i referohem një thënieje të urtë popullore: "fluturon me pras në...") për Ecstasy (i referohem drogës së famshme simuluese që ta bën detin kos - sa shumë shprehje të urta ka ky populli ynë...), por tani kanë zënë një tjetër avaz: politika në vend të prasit, madje tamam-tamam fushata elektorale në vend të prasit.
E gjitha ajo që më habit është se si "një vend pune i fituar me militantizëm", "politika" dhe "fushata elektorale", tre koncepte të ndryshëm nga njëri-tjetri bëhen befas një dhe na veshin sytë nëpër muret e Facebookut. Vetëm e gjelbra dhe e verdha më mungon në news feed, sinqerisht.
"Të fitosh një vend pune me militantizëm" do të thotë të të hajë më shumë për hallin e xhepit tat se të partisë për të cilën po bën tifozllik (sa delikate u tregova me këtë tifozllikun, se tjetër gjë kisha ndër mend) dhe shkon në proporcion me llojin e pozicionit që merr pas zgjedhjeve (në fitoftë partia e tifozllikut, punë bixhozi demek): sa më ulët të vendosesh, aq më pak militanton për 4 vjet, sa më lart të shkosh aq më shumë të tjerë si puna jote (por me partitë e tjera) pushon nga puna. Natyrisht që në betejën e elefantëve shkelet bari dhe e hanë pa përjashtime veçanërisht ata që nuk ua ka ndjerë ndonjëherë për politikë, që janë rropatur gjithë jetën duke punuar, po ç't'i bësh, i ka "meritokracia" këto....
"Politika", zanati më i vjetër i kësaj bote (jo, jo, as mos e çoni ndër mend të thoni është tjetër gjë zanati më i vjetër i kësaj bote) e ka hallin të mbushë xhepat jo me para, po me biznese, këto janë më të qëndrueshme dhe sjellin fitime të vazhdueshme, mundësisht monopole, pasuri kombëtare ose leje ndërtimi, pavarësisht se hakshe-hakshe zemra u lëngon për prona, duan t'i kenë të tyret, me hektarë pa hesap, mundësisht në bregdet, eh! halle të mëdha kanë të zinjtë.... Sa për kundërshtarët politikë shahen e grihen gjithë ditën, po në darkë bëjnë bilancet së bashku. Ama shiko se zihen keq dhe i nxjerrin edhe brekë njëri-tjetrit në mejdan, kur ia fusin sho-shoqit në biznes, por edhe kjo mund të jetë gjendje e përkohshme, se në fund të fundit paraja hedh ujin përpjetë, jo më të ftillojë hatërmbetjet.
Për "fushatën elektorale" po i bie shkurt: listë me rrena, që fshihet nga çdo kompjuter sapo merret posti, me qëllim që të mos ketë më nam e nishan për referencë. Edhe në e ngacmoftë ndonjë media këtë çështje më vonë (larg qoftë o Zot!), punë e madhe, çudia më e madhe 3 ditë zgjat...!
Tani ma bëni pak lidhjen pse muri im i Facebookut është plot me njoftime elektorale, kur nuk kam miq politikanë? Edhe në paça ndonjë, ia bëj hallall se është ai muhabeti i ujit përpjetë, do i bëjë yzmetin "halleve të veta". Këta të tjerët s'i marr vesh, apo thjesht çështje bixhozi dhe adrenaline? E kuqe, e zezë me rrogën tënde çdo katër vjet? Boh!
Continue reading...