Kater ministri ne Nje ! M.T.K.R.S

olololol

Primus registratum
Kater ministri ne Nje ! M.T.K.R.S

Ministria Turizmit, Kultures , Rinise dhe Sporteve
Jane gati 4 ministri te futura ne nje po ta shikosh me vemendje

Me shqeteson ky fakt se me ke nga keto do merret me pare Ministri i Ri Z.Pango.

1-Turizmi qe eshte e e vetmja gje qe na ka fal natyra dhe akoma se kemi shfrytezuar sic duhet ( Kroacia burimin kryesor te buxhetit te saj e ka nga Turizmi),ku ka aq shume pe rte bere per te hartuar nje plan-projekt per thithjen e turisteve pra nje gje qe do shume pune e vemendje.

2-Kultura , aty ku Aktoret tane te nderuar akoma marrin pencione qesharake, rroga simbolike , ata qe na kane dhuruar kaq e kaq shume emocione, Kinostudio Shqiperia Sot eshte ne gjendje mizerable po rrenohet cdo dite , pra dhe kjo ka shume per te bere ( ska fonde per filma , ministria si ndihmon fare )

3-Rinia vetem kjo fjale sa dhimbje koke te sjell , sa e sa gjera duhen bere per kete Rini ( do kisha deshire qe stafi qe ti jepte drejtim kesaj pune te ishin vet ata se ata i dine me mire ku calon kali)

4-Sporti , 1- Privatizimi i Klubeve nje domosdoshmeri duke pare qe shteti nuk financon me per klubet , duhen kthyer ne SH.A kush ka finance do mbijetoje te tjeret hap krahun ama ato qe do ngelin do jene cilesore do cojne sportin tone me lart.
Nje strategji per mbeshtetjen e atyre sporteve ku te pakten marrim dicka ne Bote ( Boksi ) (Peshngritja) ku kemi marre rrezultate te mbeshteten financiarisht keto sportiste me baze materiale, kushte stervitore bashkohore etj.

Pra miq A nuk eshte nje gabim grumbullimi ne nje ministri i ketyre ?
Mund te diskutoni dhe vec e vec per secilen nga pikat.
 

Anana

Primus registratum
Re: Kater ministri ne Nje ! M.T.K.R.S

Kultura, Rinite dhe Sportet nuk futen ne nje zakonisht? Nganjehere eshte mire te permblidhen gjerat, ndihmon kryerjen e puneve me shpejt dhe me kosto me efikase.

Per turizmin s'e di. Nuk jane bizneset private ato qe financojne per turizem? Pastaj qeverise te beje PR i ngelet. Duhet nje godine e tere per kete? Nja dy zyra mjaftojne.

C'u be me ate planin Shqiperia 1 Euro?
 

Hellena

Primus registratum
Kater ministri ne Nje ! .......

Sa per Turizem eshte gjynah qe nuk shfrytezohet , disa zona qe mund te sjellin fitime jane ne Jug por dhe ne Veri (perderisa ne Alpet Shqiptare esh klima e pershtatshme mund te investojne per te krijuar nje ambjent qe Turistet te bejne ski /pf/images/graemlins/smile.gif ... dhe meqe esh dicka e re do sillte shume vizitore vendas dhe sidomos te huaj qe jane te cmendur pas ktij aktiviteti /pf/images/graemlins/laugh.gif ..
Lere pastaj Riviera Shqiptare e cila ngjan me ishujt ekzotike te south america , bregdeti Jonian/Adriatic ka bukuri te rralle te mbushur me plazhe me rere qe presin per eksplorues nga e gjithe bota .. pra duhet bere rreklame reklame reklame ...
 

Anana

Primus registratum
Re: Kater ministri ne Nje ! .......

Ne fakt jam kurioze per kete muhabetin e turizmit. Nuk kuptoj ku qendrojne pengesat. Eshte tere ai treg jashte Shqiperie e kerkon new exotic destinations dhe Shqiperia ka ngel si toke e pashkelur kur ka tere ato bukuri natyre...Cilat jane pengesat per investitoret e huaj? Ka ndonje projekt zhvillim turizmi ne proces? Di ndonjeri?
 

notorious

Primus registratum
Re: Kater ministri ne Nje ! .......

pengesat per investitoret e huaj jan tokat... qe akoma s'dihet kujt jan

pershembull tek Ujti Ftoht ne Vlore 1 toke ka 5 tapija me 5 pronare te ndryshem

pastaj me duket se bregdeti Shqiptar esht plot me investime... abrra kadabrra po vari trapin.

na e fut ne friken bregdeti jon e imagjino te huajve
 

Anana

Primus registratum
Re: Kater ministri ne Nje ! .......

Cfare investimesh jane bere ne bregdet? Mua me jane dukur kryesisht tip ndertesash te vogla pa shume imagjinate, ndoshta e kam gabim.

Po ata pronaret e tokave, pse nuk vrasin njeri-tjetrin ata ne sherr e siper sic e bejne te gjithe dhe ti lene tokat ti bleje kush te doje:) Bela shqiptaresh gjaknxehte.
 

notorious

Primus registratum
Re: Kater ministri ne Nje ! .......

ne bregdetin ku ja vlen... ska as edhe 1 meter tok bosh...

un se di per ke bregdet flet ti...

vjet isha ne Karaburun... jo nga pjesa qe shikohet Vlora po nga mbrapa... nje parajs u binda qe ajo esht pjesa me e bukur e bregdetit Shqiptar

shyqyr qe ska rrug thuj se do e kishin prish dhe atje
 

Anana

Primus registratum
Re: Kater ministri ne Nje ! .......

Nuk mund ta besoj. Do vete ta shoh me syte e mi kur te jem atje.
 

Anana

Primus registratum
Re: Kater ministri ne Nje ! .......

Ti po thua qe s'ka ngel vend per investim se eshte mbush bregdeti me nji tuf barakash qe quhen hotels and disco. S'me besohet qe te jene te mjaftueshme per te krijuar ambjentin e duhur turistik. Ma merr mendja i pergjigjen vetem kerkeses lokale te ndertuara ne nxitim.
 

notorious

Primus registratum
Re: Kater ministri ne Nje ! .......

jo mi ti çbarake... beton e mermer

imagjino... nga Duresi e deri tek Mali i Robit ne 3 muajt e veres pushojn mbi 350.000 veta n'dite

t'pakten kto jan statistikat...

mir e ke kur te shkosh do e shikosh... po vet pyte e te ktheva pergjigje
 

Anana

Primus registratum
Re: Kater ministri ne Nje ! .......

Ah Durresi s'quhet. E ka detin e piset e plot me kandila.

Po ti c'ben keteja te kjo tema? Dil andej nga Kafazi se mos te del ndanji fat:)
 

notorious

Primus registratum
Re: Kater ministri ne Nje ! .......

paske dhe pretendime ti... e dashke detin dhe te paster pale

per fat pra jam ktu un... se mos i rrehet no njones menia ta mar ket vere ne Karaburun te me msoj dhe te notoj se sdi... mos u trem ti, se kam me ty


p.s ku ka kandila d.t.th qe deti eshte i paster... se perndryshe Kandilat sdo i shikoje
 

olololol

Primus registratum
Re: Kater ministri ne Nje ! .......

Problemi eshte se ne Shqiperi do kalojne Miliardere e VIPA qe mund tju interesoje ndonje gje nga Shqiperia,mbase skane patur mundesine te degjojne ose te shohin nga afer ate.
 
Top