Katër Konditat Mes Kambve Tua

Albforumi

Primus registratum
Katër Konditat Mes Kambve Tua

Katër Konditat Mes Kambve Tua

Genc Kadriu

Derdha do venë mes kambve tua

Piva do venë mes kambve tua

U piva, mes kambve tua

Më? zuni gjumi, mes kambve tua

U zgjova, pa krye, mes kambve tua

Piva edhe pak venë mes kambve tua

Mendova me fillue nji revolucion kulturor

Mes kambve tua

Por s’kishte mjaft vend për masat – mes kambve tua

Për ecjen e gjatë, mes kambve tua

Mendova me fillue

Nji instalacion, mes kambve tua

Me fotografi t’botës t’sakatueme, në hanë, mes kambve tua

Por s’kishte mjaft vend për deideologjizim, mes kambve tua

Për me rezistue dominimin ekonomik, mes kambve tua

Mendova me fillue nji hulumtim astronomik

Mes kambve tua

Me aksioma t’reja, dhe probleme t’vjetra

Por në vend se me shkue përpara, unë veç regresova – si shqipe malësie në mes kambve tua

Dhe biles fillova nji revolucion kundër-kopernik

Mes kambve tua

Mendova me zemer me fillue nji udhë të Dyshit mes kambve tua

Me ty ndoshta, me “të dua”, sepse ma n’fund, isha në mes kambve tua

Por s’kishte mjaft vend aty për dy veta në mes kambve tua

Për dashuninë e gjatë, mes kambve tua

Derdha do venë, mes kambve tua

Piva do venë, mes kambve tua

U piva, mes kambve tua

Le ta qet ku ta qet, se po rri edhe sonte mes kambve tua.

like.png
Me pelqen.
S’me pelqen.

Shpërndaje.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1372

Top