BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Përbërësit
- 2 copa limon
- 1/2 e filxhanit majonez
- 1 lugë supe tarragon të freskët të grirë
- 1 lugë caji lëng limoni
- 500 gr karkaleca shumë të mëdhenjë, të qerruar dhe të pastruar
- 2 lugë caji vaj ulliri
- 1 lugë caji spec të tymosur (biber të kuq)
- 1/2e lugës së cajit, kripë të trash
1. Vendosi copat e limonit në një enë të thellë me ujë të ftohët për ta larguar idhtësinë, rreth 10 minuta. Te thahen limonët me picet letreje dhe të grihen.
2. Të përzuhen së bashku, limoni i grirë, majonezi, tarragoni dhe lëngu i limonit, në një enë të thellë. Mbuloje enën me folie najlloni dhe të futet në frigorifer për tu ftohur, të paktën 15 min.
3. Paraprakisht të ngrohet zgara në temperaturë të lartë dhe të lyhet me yndyrë.

4. Vendosi karkalecat në një enë të thellë. Tu hidhet vaji i ullirit, biberi i kuq dhe kripa, përsipër karkalecëve dhe të przihen deri sat ë mbulohen karkalecët tërësisht.
5. Të pjeken karkalecët në zgarën e ngrohtë deri sat ë marrin ngjyrë pembe të hapur në pjesën e jashtme dhe mishi të mos jetë transparent në mes, për rreth 2 minuta në njërën anë. Trasferoji krakalecët në pjat dhe servoji me sosin e limonit.