Kampi i perqendrimit po merr forme

komino

Valoris scriptorum
Kampi i perqendrimit po merr forme

V E N D I M

PËR NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË SIPËRFAQES 15 238 M2, DHE TË OBJEKTEVE, QË NDODHEN BRENDA SAJ, NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE MINISTRIA E BRENDSHME DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Sipërfaqja 15 238 m2 dhe objektet, që ndodhen brenda saj, komponentë të pronës me numër rendor 237, “Ish-brigadë tankesh”, Kareç, Durrës, me numër pasurie 8, në zonën kadastrale nr.2/01, pronë në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, t’i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Brendshme, për ngritjen e qendrës së mbyllur të pritjes, për migrantët e parregullt.

Listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes, sipas vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, t’i hiqet sipërfaqja 15 238 m2 dhe objektet, që ndodhen brenda saj, komponentë të pronës me numër rendor 237 “Ish-brigadë tankesh”, Kareç, Durrës.

Ministrisë së Brendshme i ndalohet t’i ndryshojë pronës destinacionin e përcaktuar në këtë vendim, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.

Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ministri i Brendshëm dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kampi i perqendrimit po merr forme

Nuk eshte gje qe e ka nisur berisha pavaresisht se ne kete vendim ndodhet firma e tij.


pyetjet ne teme jane 2

A eshte faj krijimi i kushteve shteteve te huaja per te krijuar nje kamp perqendrimi te emigranteve te parregullt ne vendin tone? (cfare perfitojme e cfare humbim)

I kujt eshte faji?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Kampi i perqendrimit po merr forme

Po shko içik si fort me at llafin ti mre.

Normalisht kjo duhet te egzistoje ne Shqiperi pasi ne nuk i kemi mundesite t'i shkojme nga pas emigranteve te paligjeshem te cilet mund te bejne ç'te duan tek ne.

Pra ne momentin qe keta kapen, mbyllen ne nje vend te izoluar (qe eshte me mire se burgu) deri sa te sqarohet e ardhmja e tyre ne shqiperi.

ku qendron problemi ktu? Se e ka bo Sala?
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Kampi i perqendrimit po merr forme

Te gjithe shtetet Evropiane kane nje KAMP te tille

emigranti i ardhur nga shtetet jo evropiane duhet te kaloje ne KARANTINE (40 diteshe) te behen analizat mjeksore, te pajiset me dekomenta dhe te lihet i lire
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kampi i perqendrimit po merr forme

Nese nuk e dinit perse behet fjale mjaftonte te pyesnit. Po mbase vendimi ka te beje me ate qe thoni ju (gje per te cilen dyshoj) ndersa tema ka si qellim kampet per emigrantet shqipetare te parregullt ne vendet e tjera.

Ato kampe qe kane shtetet europiane tani do i bejne ne shqiperi. Nuk jane kampe per emigrantet e huaj ne shqiperi por per emigrantet e shqipetare jashte. Ju duket e cuditshme? Gaboheni. Sot shume emigrante te denuar ne itali e vujne denimin ne burgjet shqipetare. Ne ate rast problemi qendron vetem tek barazia e kushteve nga nje burg ne tjetrin (perndryshe eshte diskriminim) dhe tek perballimi i shpenzimeve.
Ne rastin e emigranteve ne pritje te nje procesi gjyqesor qe do te vendose nese kane apo jo te drejte te qendrojne ne vendin ku kane hyre si klandestine (psh: rrefugjate lufte apo politike) ndryshojne punet.

Pershtypja qe te le trasferimi i tyre ne shqiperi ...
Pse ti bejne kampet ne shqiperi???????
Sigurisht qe kampet do te jene te sigurise se ulet dhe ne fund te fundit migrantet do te lodhen se prituri ne nje kamp 30 minuta larg familjes e do te heqin dore.

Sa do te ulet niveli i emigrimit te shqipetareve?
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Kampi i perqendrimit po merr forme

Ndoshta e ke fjalen per KAMPET E RIATDHESIMIT te prostitutave , shume e drejte te kete kampe te tilla

Prostituta nuk mund te shkoje DIREKT tek familja (se e vret baba) keto vajza shqiptare duhet te trajtohen MIRE, larg fotografeve e gazetareve te poshter, duhet te ruhet sekreti i emerave, pse jo ne raste te vecanta te pajisen me pasaporta me emer tjeter (sipas deshires)

Shoqeria dhe shteti shqiptar e ka per detyre ti afroje , ti ruaje, ti trajtoje me dinjitet kete pjese te rinise dhe jo ti leje te rruget e botes
 

zog

Primus registratum
Re: Kampi i perqendrimit po merr forme

fjala me duket se eshte per nje marreveshje midis qeverise shqiptare dhe asaj angleze per krijimin e qendrave te refugjateve ne shqiperi. duke qene se shqiperia eshte "ure" per kalimin e qendra mijera refugjateve ne europe, destinacioni shumices ishte anglia, qeveria angleze vendosi, me duket, qe te gjithe ata pakestineze, indiane, kineze apo tjeter qe deklarojne se kane hyre nga shqiperia, ne europe, duhet te shqyrtohen atje.

pra anglia do i sjelle tek ne, vendi ku jane fut. poqese i meritojne letrat ata pastaj nisen ne angli, ata qe refuzohen lihen "ne natyre" (shqiperi).

kampe te tilla ka pas ne jugosllavi ne kohe te titos, si dhe ne greqi, per shqiptaret kandidate per emigrim ne amerike.


ps; kampe te tilla nuk jane gje e mire per shqiperine, megjithese besoj ka perfitim fondesh prej marreveshjes dypaleshe. anglia besoj se i paguan ne kontreparti nje shume te hollash disamilioneshe shqiperise.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kampi i perqendrimit po merr forme

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Ndoshta e ke fjalen per KAMPET E RIATDHESIMIT te prostitutave , shume e drejte te kete kampe te tilla

Prostituta nuk mund te shkoje DIREKT tek familja (se e vret baba) keto vajza shqiptare duhet te trajtohen MIRE, larg fotografeve e gazetareve te poshter, duhet te ruhet sekreti i emerave, pse jo ne raste te vecanta te pajisen me pasaporta me emer tjeter (sipas deshires)

Shoqeria dhe shteti shqiptar e ka per detyre ti afroje , ti ruaje, ti trajtoje me dinjitet kete pjese te rinise dhe jo ti leje te rruget e botes

[/ QUOTE ]

po kjo nga doli

na jep ndonje informacion me teper
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Kampi i perqendrimit po merr forme

Kampe refugjatësh për shqiptarët nuk mund të ketë në Shqipëri. Shqiptarët në Shqipëri janë ose nënshtetas të lirë ose nënshtetas me liri të kufizuar (burgosur) dhe nuk ka ligj në botë të kthejë një nënshtetas në refugjat në vendin e tij.

Këto kampe ngrihen për refugjatët që kalojnë nga Shqipëria apo që ndalohen në Shqipëri. Krijimi i kampeve të tilla ka të mirat dhe të këqijat e tij. Ndër të mirat mund të përmendim rregullimin e imigracionit në Shqipëri si dhe pakësimin e tranzitit nëpër vendin tonë (që me kohë mund të çojë edhe në eleminimin e tij, sigurisht në bashkëpunim me masa të tjera). Të këqijat janë zgjatja e qëndrimit të imigrantëve të huaj në Shqipëri dhe rreziku i korrupsionit pranë administratës së kampeve të tilla.

Gjithsesi, në afatin e mesëm dhe të gjatë mendoj se krijimi i kampeve të tilla është dobiprurës.
 
Top