Re: Kam nje pyetje ne lidhje me nje Harddisk??
Nëse 3GB që përmend është i vërtetë, kjo do të thotë që disku yt është shumë i vjetër dhe bën vaki të vdiq.
Shih në hapat e parë të nisjes së kompjuterit, a ta njeh a jo. (Bëhet fjalë për fazën para se të ngarkohet sistemi operativ, atje ku të shfaqet vetëm ekrani i zi dhe shkronja të bardha, BIOS, blah-blah...). Nëse nuk e sheh emrin i hard diskut, kjo do të thotë që ose disku të ka vdekur, ose dicka nuk shkon me ushqyesin e rrymës. (Kqyre edhe këtë mundësi.)
Sido që të jetë, më lehtë dhe më me kuptim do ishte blerja e një hard disku të ri, që nuk kushton kushedi tani...