Kam nevoje per pak ndihme morale!

frymezuesi

Primus registratum
Kam nevoje per pak ndihme morale!

NJe shoku im ka reth 2 vjete qe ka perfunduar shkollen e mesme te pergjithshme.Ceshte e verteta ai nuk ka qene ndonje nxenes cilesor nga ana mesimore por ka qene i rregullt me mardhenie me mesuesit dhe kjo i ka sherbyer per ngritjen e nivelit ne nota,kete e pohon dhe vete ai.
Problemi eshte se ai synonte gjithmone te vazhdonte edhe me larte,dhe keshtu beri por fatkeqsisht tani nuk eshte ne shkolle pasi nuk ka mundur te fitoje konkursin kjo si pasoje edhe e korrupsionit te larte.Kjo gje i shkaktoi dhe nje renie te moralit dhe e beri ate nga nje njeri te komunikueshem ne nje njeri te mbyllur ne vetvete.Ai tani eshte 20 dhe eshte ne dileme pasi i ka ardhur letra per te kryer sherbimin ushtarak dhe per pasoje duhet te heqe dore nga endrra per te vazhduar shkollen e larte ne itali dhe te behet dikishi ne jete.Prandaj po kerkoj dhe opinionin tuaj per kete ceshtje.Dmth cfare duhet te beje ai:1.Te vazhdoje te shpresoje akoma se ka nje te ardhme te mire per te apo te eci me rrjedhen e jetes?
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Kam nevoje per pak ndihme morale!

Nikole
pse ja fut kot.
Shoku jot nuk e mbylli jeten. Sherbimi ushtarak eshte vetem nje vit, dhe nuk percakton te ardhmen e tij!!!
Se dyti, ai mund te shkoje ne nje kurs privat dhe te pergatitet per konkurs kete vit qe vjen, duke i dhene mundesi vetes te permiresohet!
Se treti, le te provoje Italine si vend studimi, por duke qene ti vete ne Itali duhet t'ja besh te qart qe nuk eshte e lehte, sepse shkolla ne Itali zgjat te pakten 6 vjet, dhe se duhet te punoje per te mbajtur veten, dhe se nese i duhet te punoje, do t'i shkoje me gjate.
Se katerti, edhe ne Shqiperi mund ta vazhdoje me para shkollen, ligjerisht them!
Kshu, nuk ka pse te mendoje robi se i mbaroi jeta se nuk fitoi dy vjet konkursin!
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Kam nevoje per pak ndihme morale!

shume e dashur nikole....

mire e ka Alinosi mos ja fut kot!!!
nuk mund te konsiderohesh i humbur vetem e vetem se ne kete vend te dhj*r* ka shume korrupsion apo gjera te tjera si keto...
une per vete megjithese jam pak me i madh ne moshe se ai miku jot e kam filluar 3 here universitetin vetem e vetem se nuk e çava dot rrugen deri ne fund...
thuaj vetem kaq SHPRESA VDES E FUNDIT!!!!
 

ubejde

Primus registratum
Re: Kam nevoje per pak ndihme morale!

Mua me vjen keq per ate djalin qe nga kjo gje qe i ka ndodhur ai tani ka rene pre e nje stersi dhe dileme se cfare te beje me jeten e tij por une i sugjeroj qe ai te jete optimist per jeten e tij dhe te ece perpara dhe ta perballoje jeten ashtu si eshte .Ai nese e shikon me te arsyeshme te vazhdoje ushtrine le ta kryeje por nese ai deshiron qe te beje dicka tjeter qe te merret me ndonje pune ose tjeter kjo do ishte nje menyre qe ai te dale nga ajo mbyllje ne vetn e tij ...................Se kur vjen fundi edhe ata qe kane mbaruar shkollen pa pune po mbesin te gjithe ..................
 

Admirali

Primus registratum
Re: Kam nevoje per pak ndihme morale!

nikola, ai shoku yt nuk duhet te bjere moralisht, ti vete nuk duhet ta lesh, mqs jeni shoke. Dhe une i bashkokeh mendimit te parafolesve, te provoje shkollen ne Itali. Persa i perket faktit qe i ka ardhur letra per ushtar, mendoj qe te beje nje pakt me degen ushtarake, qe nqs nuk fiton per ne Itali si student, atehere te kryeje sherbimin. Besoj se mund ta lejojne te kryeje nje gje te tille. Pastaj nuk besoj se nuk mund ta marre Italine, njoh plot persona, shoke te mi, qe kane qene duke u perjashtuar nga e mesmja, dhe moren te drejten per te studiuar ne Itali. Ai shoku yt i ka mundesite.

Me respekte
 

TONY

Primus registratum
Re: Kam nevoje per pak ndihme morale!

me vjen mire qe jeni kaq te perzemert me keshillat tuaja per te ndihmuar shoket
ju lumte pse te gjitha ato qe shprehet me siper jane nje ndihme mjaft e madhe !
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Kam nevoje per pak ndihme morale!

Ne fund te fundit sado moral ti besh shokut, ai duhet te mbledhi mendjen vete edhe te gjeje rrugezgjidhjen e duar.

Kjo bote eshte plot me zgjedhje, megjithese ne Shqiperi zgjedhjet jane te kufizuara.

Nqse e paska kaq frike ushtrine mund paguaje para qe te mos shkoje. Edhe shkolla nuk eshte dicka qe duhet ta besh vetem per te thene. Duhet te kesh nje synim e objektiv se per se duhet ta besh kete shkolle. Dhe kur i ke keto synime/objektiva deshira per ti realizuar keto rritet shume, dhe i ka per ti realizuar me vullnet, ne nje rruge apo tjeter.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Kam nevoje per pak ndihme morale!

NJe shoku im ka reth 2 vjete qe ka perfunduar shkollen e mesme te pergjithshme.Ceshte e verteta ai nuk ka qene ndonje nxenes cilesor nga ana mesimore por ka qene i rregullt me mardhenie me mesuesit dhe kjo i ka sherbyer per ngritjen e nivelit ne nota,kete e pohon dhe vete ai.
Problemi eshte se ai synonte gjithmone te vazhdonte edhe me larte,dhe keshtu beri por fatkeqsisht tani nuk eshte ne shkolle pasi nuk ka mundur te fitoje konkursin kjo si pasoje edhe e korrupsionit te larte.Kjo gje i shkaktoi dhe nje renie te moralit dhe e beri ate nga nje njeri te komunikueshem ne nje njeri te mbyllur ne vetvete.Ai tani eshte 20 dhe eshte ne dileme pasi i ka ardhur letra per te kryer sherbimin ushtarak dhe per pasoje duhet te heqe dore nga endrra per te vazhduar shkollen e larte ne itali dhe te behet dikishi ne jete.Prandaj po kerkoj dhe opinionin tuaj per kete ceshtje.Dmth cfare duhet te beje ai:1.Te vazhdoje te shpresoje akoma se ka nje te ardhme te mire per te apo te eci me rrjedhen e jetes?


Per mendimin tim personal, thuaji atij shokut qe t'i lyeje pak duart shefit te deges ushtarake te qytetit te tij. Shqiptari vdes pak per para nen tavoline. Kete e them me seriozitetin me te madh. Burri i vajzes se tezes i cili ishte shef ne degen ushtarake pengoi marrjen e vellait tim ne ushtri per gati tre vjete. Me pas une lyeva dyert e shefit te nxjerrjes se pashaportave dhe bleva per vellane nje pashaporte qe me kushtoi rreth 300 000 leke te vjetra. Ne ato kohe me aq para mund te blije nje apartament te kohes se xhaxhit. E nisa vellain per Greqi tek disa te afert per disa kohe.

Kjo qe i ngjau shokut tend i ngjau edhe djalit te halles time. Nje violinist i mrekullueshem. Ai studjoi tek shkolla e muzikes ne Fier dhe me pas ne Durres. Konkurroi per tre vjete me rradhe per te marre nje te drejte studimi ne Institutin e Larte te Arteve per dirigjim orkestre. Nuk e fitoi dot dhe ai u mbush me deshperim. Nga halli mori nje dege studimi ne Histori-Gjeografi per te hequr qafe ushtrine.

T'ja vesh fajin korrupsionit pse nuk fitove nje te drejte studimi eshte, me thene te drejten, gjykim i nxituar.

Te fitosh dicka nuk mjafton vetem talenti por edhe MIKU.

Si mendon ti a do te punesoja une dike sepse eshte i talentuar apo sepse e kam mik?!

Futja mik dikujt eshte tradita me e bukur e shqiptarit.


Ne qofte se ligji te vret dhe korrupsioni te shpeton atehere : Rrofte korrupsioni.

Rrofte MIKU!


El
 
Top