Kalimtarët, këta konsumatorë të dhimbjes

Albforumi

Primus registratum
Kalimtarët, këta konsumatorë të dhimbjes

Kalimtarët, këta konsumatorë të dhimbjes

Iliada Korçari

Kërkesë – oferta e Qytetit

Kalimtarët në rrugët e Shqipërisë vazhdojnë dhe u japin para fëmijëve që lypin. Shoferët e makinave vazhdojnë e paguajnë, me çmimin e një lypjeje, punën e qindra fëmijëve xhama-makina-larës. Prindërit e këtyre qenieve të reja sociale që enden rrugëve dhe shohin se si bashkëmoshatarët e tyre nuk janë shokët e tyre, mbikëqyrin këta fëmijë që të kryejnë sa më mirë detyrën e caktuar: të prekin kalimtarët që do të shohin dhimbjen e tyre. Këta prindër kanë krijuar një marrëdhënie shfrytëzimi me fëmijët të cilët tashmë i kanë bërë pronë dhe për ti mbajtur në pronësi, të pa-luaj-tshëm, i kanë dhuruar injorancën si gjendjen ku qenia e mundshme politike mos të ketë mundësi të ndodhë kurrë në të ardhmen.

Kështu figura e pronarit të tyre është ajo e atij që të ngjiz tek jeta për të të degdisur tek anulimi i plotë i saj në këmbim të një vlerë materiale që nuk do e kryejë ciklin e përkthimit në dobi të qenies që e prodhoi; përsaqë bijtë-pronë slexohen dot as nga relacioni skllav-skllavopronar.

Kjo është gjendja në rrugët tona dhe kjo është ajo që të gjithë ne shohim. Janë porositur që të luajnë me dhimbjen e kalimtarëve këta të mitur. I veshin keq, duken si oxhakfshirësa edhe pse oxhaqe për të fshirë më nuk ka. Bëjnë çdo gjë që të luajnë shfaqjen e dhimbjes në sytë e kalimtarëve, që në fakt veç atë bëjnë gjatë gjithë kohës, kalojnë e shohin sa për të parë se nuk ndalen.

Dhe si e shohin kalimtarët këtë dhimbje? Dhimbja. Shihet?!

Në shoqërinë e spektaklit në të cilën bëjmë pjesë dhe ne, dhimbja shihet pasi është bërë edhe ajo një mall që konsumohet e rri në vitrinë, e duke u parë, më nuk ndjehet. Kështu fëmijët e rrugës, që nuk janë më fëmijë, as të vetes, as të qytetit e as të Republikës, janë ata që e shfaqin dhe e shesin dhimbjen e tyre. Na shohin për të na prekur dhe ne kalimtarët sa për të kaluar radhën bëjmë sikur prekemi, e ndonjëherë prekemi, dhe u japim disa kacidhe zhurma e të cilave na bezdis nëpër xhepa.

Ky veprimi ynë për të kaluar radhën, jo vetëm që radhën e kalon, por e kalon pafundësisht nga njëri kalimtar tek tjetri dhe problemi zgjerohet e zgjerohet, për të garantuar plotësisht dhimbjen e bërë mall që mund të tregtohet kudo, në çdo hapësirë, duke e bërë në të njëjtën kohë çdo hapësirë treg. Dhe çuditemi të gjithë kur shohim kudo fëmijë lypës. Sa shumë janë shtuar!!- themi. Por ky është një rezultat lehtësisht i parashikueshëm. Nuk nevojitet një diplomë ekonomie për ta kuptuar që nëse një mall shitet, rritet oferta e tij.

Shfrytëzuesit e bijve-pronë e dinë shumë mirë këtë rregull, prandaj dhe duke parë suksesin e shitjes që vazhdon të ketë në treg malli i tyre i dhimbshëm i dhimbjes, vazhdojnë me të tyren. Shitja është e drejtpërdrejtë, me agjentë në terren të trajnuar prej tyre: fëmijët të cilët ndoshta janë të vetmit që akoma e ndjejnë si ndjenjë, por që tashmë e shesin si çdo produkt tjetër në treg.

Ka shitës dhe blerës dhimbja. Është bërë e shikueshme dhe e tregtueshme nga kalimtarët. Këta e bëjnë dëmin në kalim e vazhdojnë dhe e mbajnë gjallë tregtizën sepse sigurisht që flasim veç për mbajtje gjallë të kësaj tregtize. Të ardhurat e mbledhura nuk mund të arrijnë të bëjnë të pasur një familje, por veç e mbajnë atë në kushtet e mbijetesës. Në një shoqëri që ecën në bazë të matjeve dhe llogarive, të analizës kosto përfitim, do ish mirë që në fund të ditës të bëhen llogaritë dhe nga konsumatorët e dhimbjes.

Kalimtarët duhet të rreshtin së e bleri pasi duke e blerë nuk pushojnë së nxituri prodhimin e saj si një mall të çfarëdoshëm. Ndodh që kështu të ulet numri i shfaqjeve dhe imazheve të dhimbshme në rrugët tona, e të rritet numri i fëmijëve që jetojnë fëmijërinë e tyre.

Çështja është tek prindërit dhe njëherazi shfrytëzuesit e tyre, tek ata të cilët kanë detyrim në çdo formë e Res publica që të kujdesen për fëmijët duke punuar vetë. Shfrytëzimi në thelb të tij ka varfërinë, por varfëria materiale sduhet e smund të na varfërojë shpirtin, e fundja dhe mendjen.

Lufta nis këtu. Ju kalimtarë që kaloni, mos kaloni sa për të kaluar.

Ja ky mund të jetë rasti legjitim ku mund ta braktisni konsumatorin sistematik.

Kuadri i Kalimtarëve – Konsumatorë

Jetojmë në kohën e spektaklit të integruar. Koha dhe hapësira janë të tijat. Jetojmë në kohën e fetishizimit të mallit i cili e ka bërë çdo hapësirë treg. Jetojmë në njësinë e bashkuar të copëzave të imazheve të marra nga ish realiteti ynë, të cilit ne i përkasim natyralisht, por në të cilin nuk marrim më pjesë. Jetojmë jetën të gjumur dhe ëndërrojmë moszgjimin. Jetojmë në qendrën që është një e vetme dhe është kudo, e shtrirë thellë.

Në  çëndërr kemi rënë kaq keq që dot spo zgjohemi ne vallë? Është ndoshta pyetja që bëjnë ndërgjegjet e pakta njerëzore teksa e kuptojnë se nuk ka më hapësira ku të bëjnë poezinë. Është shqetësimi i çdo qëndrestari të periferisë që beson se ëndrra hollivudiane amerikane e rendit spektakolar po u merr frymën. Të verbrit shurdhë, spektatorë të denjë të lëvizjes së të pajetës, të automatizuar dhe në autonomi të plotë, në relacion veç me objektet e mbindjeshme në shitje, me burokracinë e shtrirë kudo, me televizionin vëzhgues, banojnë fshatin global: qytetin, më pak fshatarë se kurrë, të larguar e të privuar nga njëri-tjetri dhe më pak qytetarë se kurrë, të larguar nga sheshet publike ku mund të shkëlqejnë, të zhytur në njëllojtësinë e opinioneve, larg mendimit dhe zbulimit të gjuhëve dhe stileve. Në një shoqëri ku moda është përherë në-modë, të fjeturit është moda e tashme, e ku e tashmja është koha e përhershme.

Ky është pra përfytyrimi i mundshëm për këtë gjendje kuadër të kalimtarëve- konsumator të dhimbjes, duke e folur me gjuhën e vjetër të folurit e ri të spektaklit.

Problematika qendrore vjen e rrethohet tek mundësia e të pasurit politikë në shoqërinë e spektaklit. Teza që ia vlen të shtrohet lidhet pikërisht me alienimin e politikës në shoqërinë e spektaklit dhe kthimin e saj në shoqërore.

Por duke qenë se politika në natyrën e saj është e lëvizshme, atëherë spektakli duhet në çdo kohë ta studiojë mirë në mënyrë që ta ngadalësojë deri në maksimum e më pas ta shndërrojë në një shtresë më shumë të vetes së tij shoqërore.

Kjo ndoshta është arsyeja e ekzistencës së shkencës politike si
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=554

Top