A
alko
Guest
Krijuesit e shpërndarjes Kali Linux eksperimentojnë me një mekanizëm 'vetëshkatërrues', i cili në raste urgjente vetëm nëpërmjet një fjalëkalimi do ta bënte pllakën e ngurtë të papërdorshme. Shpërndarja Kali Linux në fillim gjatë instalimit - sipas dëshirës kriptohet(mbyllet) me LVM dhe LUKS. Përdoruesit janë të detyruar më pastaj në fillim -gjatë startimit të japin fjalëkalimin që kanë krijuar gjatë instalimit të shpërndarjes, në mënyrë që të futen mbrenda në sistem dhe të bëhet dekriptimi i të dhënave. Zhvilluesit e Kali Linux kanë zgjeruar programin Cryptsetup ashtu që mundësohet dhënja e një fjalëkalimi 'vetëshkatërrues'. Në qoftëse tash gjatë startimit të sistemit, në vend të fjalëkalimit normal jepet fjalëkalimi 'vetëshkatërrues', atëherë Kali Linux fshin të gjithë 'Key-Slots' në pllakën e ngurtë (hardisk). Në këtë mënyrë të dhënat e kriptuara nuk munden të dekriptohen dhe në vend të të dhënave që nevojiten mbetet vetëm 'bërllok i të dhënave'. Para se Cryptsetup të futet në shpërndarjen Kali Linux - krijuesit e saj së pari kanë kërkuar edhe mendimin e përdoruesve të kësaj shpërndarje, për këtë arsye në webfaqen e tyre kanë vendosur një. Aty mund të mirren edhe informata më të hollësishme sa i përket këtij mekanizmi 'vetëshkatërrues'!
Continue reading...