Kadiut ti rrëfeÇ parane, ters e vertit sherianë.
Cfare po ndodh me grarine rreth Edi Rames?
Mbas Vali Bizhges e Mimi Kodhelit u cfaq kto dite si bashk autore ne "veprat artistike" te Edi Rames, pra ne Vjedhjet astronomike, dhe bukuroshja Rudina Magjistari. Kto dite del dhe nje grua tjeter hajdute madheshtore dhe eshte per te ardhur keq qe kjo eshte pikerisht ish kengetarja e talentuar e festivaleve per pioniere, e bukura Zana Cela, mikesha e ish ambasadorit Amerikan dhe drejtoresh e Operas Shqiptare
Paraja po e prishka keq NJERIUN.
Ne gazete lexojme se :
Shkelje flagrante e Kodit të Procedurës Administrative në drejtimin e festivalit "Marie Kraja" si dhe sponsorizimet
Shpërdorimet "Edvin Rama-Zana Çela" arrijnë 200 milionë
Drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Zana Çela, njëkohësisht anëtare e një strukture artistike në Bashkinë e Tiranës, si dhe këshilltare socialiste në Këshillin Bashkiak, ka paralajmëruar dje dorëheqjen nga kreu i TOB-it, në një përpjekje të dëshpëruar për të penguar dorëzimin e dosjes me abuzime në Prokurorinë e Tiranës. Pas abuzimeve flagrante të vëna re nga një ekip kontrolli i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, por edhe nga shqyrtimi i dokumenteve prej anëtarëve të Komisionit Hetimor "Anti-Rama", marrëdhëniet e jashtëligjshme të Çelës si drejtoreshë e festivalit artistik "Marie Kraja", por edhe si kryetare e Organizatës "Media, Kulturë, Art" janë bërë të njohura publikisht. Titullarja e Ministrisë së Kulturës, Arta Dade, ka toleruar për mjaft kohë shkeljet ligjore të drejtoreshës së TOB-it, siç thonë burime pranë saj, në pritje të një zgjidhjeje të butë, por konfliktet e herëpashershme mes tyre si dhe ndërhyrja e kryebashkiakut Edvin Rama për ta mbajtur Çelën në detyrë ka shtyrë Daden drejt veprimeve institucionale. Në një shkresë drejtuar kryeministrit Nano, më 27 mars të këtij viti, Arta Dade kërkon aprovimin e vendimit për shkarkimin e Çelës me motivacionin, "konstatoj një shkelje ligjore të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal". Shkresa ndiqte disa vlerësime paraprake të po kësaj ministrie, ku drejtoresha e TOB-it akuzohej për "abuzime të mëdha financiare". Shpërdorimet e Zana Çelës vlerësohen në rreth 140 milionë lekë sipas një hulumtimi të anëtarëve të Komisionit Hetimor "Rama", por ajo që tërheq më tepër vëmendjen është injorimi i të gjithë Kodit të Procedurës Administrative, vetëm për të financuar me paratë e shtetit orekset e Zana Çelës. Kështu, Ministria e Kulturës financon në vitin 1999 festivalin e parë operistik "Marie Kraja", ndërkohë që Çela përfiton shumën e 10 milionë lekëve si producente, edhe pse ishte drejtoreshë e TOB-it e festivali organizohej nga ky insitucion. OJQ-ja që drejtohej paralelisht prej Çelës është financuar disa herë nga Ministria e Kulturës e më vonë nga Bashkia e Tiranës, ndërkohë që ministri Rama i jep një vit më vonë ekskluzivitetin e festivalit "Marie Kraja", në cënim flagrant me Ligjin për "të Drejtat e Autorit". Kodi i Procedurës Administrative planifikon skualifikimin e të gjithë punonjësve të administratës nga një proces vendimmarrës administrativ kur ata, bashkëshorti apo bashkëjetuesi si dhe të afërmit deri në brezin e dytë kanë "një interes personal direkt apo indirekt me çështjen në fjalë". Dispozita është shkelur në të gjitha rastet nga Zana Çela dhe pritet që shuma prej 140 milionë lekësh të jetë një arsye e mjaftueshme që menjëherë pas dorëheqjes së Çelës, të nisë procedimi penal sipas nenit 248 të Kodit Penal.
Financimet për shoqatën "media - kulturë - art"
Fakti
Që nga viti 1998 kur znj. Zana Çela krijoi shoqatën "Media Culture Art", kjo shoqatë ka qenë nga më të preferuarat e z. Edvin Rama, atë kohë ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe me pas si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Kështu, mbështetur në VKM 150 të vitit 1993 MKRS duhej të financonte projektet kulturore, duke zbatuar dhe një sërë udhëzimesh dhe rregulloresh të dala pas kësaj date që rregullonin mënyrën, administrimin, pagimin e artistëve dhe përdorimin e këtyre fondeve nga ana e institucionit.
Ka rezultuar se znj. Zana Çela ka qenë në postin e Drejtores së Teatrit të Operas dhe Baletit, funksion të cilin e mban edhe sot, ka qenë në postin e antares së Këshillit të Kulturës, i cili vendos financimin ose jo të këtij apo atij projekti kulturor, si dhe Kryetare e Shoqatës Media-Kulturë-Art.
Prej vitesh znj. Zana Çela është vetshpallur si "Producente", edhe pse as ajo dhe ndonjë pjestar i kësaj shoqate nuk kanë liçense profesionale për këtë titull.
Në janar të vitit 1999 Edvin Rama urdhëroi financimin e Projektit Kulturor "Konkurs Ndërkombëtar i Vokalit Operistik Marie Kraja" në vlerën 1.000.000 lekë. Këtë vlerë ajo e merr si producente dhe organizatore e këtij festivali, ndonëse ky organizohet nga TOB, ku drejtoreshë është vetë Zana Çela.
Në vitin 2000 shoqata e Zana Çelës është financuar nga MKRS në shumën 3.840.000 lekë për organizimin e këtij projekti kulturor. Po këtë vit, ish-ministri Rama, me shkresën 2489 prot. i njeh shoqatës së Zana Çelës të drejtën ekskluzive të konkursit "Marie Kraja", duke e bazuar vendimin e tij në VKM 595 dt 29.12.1993, por sipas tij nuk i jepet e drejta asnjë ministri, dmth as ministrit të Kulturës që të japë të drejta ekskluziviteti, pasi këto marrëdhenie rregullohen nga ligji "Për të drejtën e autorit".
Ky veprim i ministrit Rama për dhënie ekskluziviteti është i kundraligjshëm dhe bie ndesh me vetë bazën ligjore që ai ka përdorur për justifikimin e këtij vendimi që është bërë për të favorizuar hapur znj.Çela, gjë që do të vërtetohet në vijim të këtij materiali.
Në vitin 2001 znj. Zana Çela me cilesinë e anëtares së Këshillit të Kulturës pranë Bashkisë Tiranë, bashkë me z. Blendi Gonxhe, vendosin të financojnë shoqatën MKA të znj.Çela ne një total prej 9.290.000 lekë.
Vetëm për organizimin e një programi për natën e Vitit të Ri shoqata e Zana Çelës ka përfituar nga Bashkia një fond prej 4.500.000 lekë.
Në vitin 2002 kjo shoqatë është financuar më shumë nga të gjithë shoqatat e tjera për realizimin e projekteve kulturore, me një vlerë totale prej 6.100.000
Përfundimisht rezulton z. Edvin Rama ka financuar me paratë e qytetarëve të Tiranës shoqatën e znj. Zana Çela, në një vlerë prej 20.230.000 lekë të reja me fondet publike.
Kjo gjë nuk ka rënë në sy vetëm të Komisionit Hetimor, por edhe të vetë ministrave socialistë. Kështu znj. Arta Dade, me shkresën e saj dt.07.03.2003 drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ka kërkuar dënimin e znj. Zana Çela pasi duke qenë edhe drejtore e TOB edhe presidente e shoqatës "Media Kulture Art " ka shkelur rëndë të drejtat e autorëve, duke u vetëquajtur producente, duke mospaguar artistët për punët e tyre dhe duke u shitur mediave elektronike, të drejtën e transmetimit, pronësi që nuk ka qenë e saj, por e Teatrit të Operas dhe Baletit, pra Ministrisë së Kulturës.
Ministria e Kulturës ka vënë re abuzimet e mëdha që ka bërë me fondet publike kjo shoqatë, duke u financuar nga Institucionet që drejtoheshin nga Edvin Rama ndaj, për këtë arsye, znj. Arta Dade duke vënë re këto abuzime ka vendosur që të lirojë nga detyra znj. Zana Çela, duke i kërkuar me shkresën e dt. 27. 03. 2003 Kryeministrit Nano aprovimin e tij, pasi, Citoj:
"konstatoj një shkelje ligjore të shpërdorimit të detyrës të parashikuar nga neni 248 i K .Penal" (paragrafi i fundit)
Ka qenë ministria ajo që ka akuzuar kryetaren e shoqatës dhe drejtoren e TOB për "abuzime të mëdha financiare", citoj letrën, paragrafi i dytë.
LIGJI
Ligji 8485 Kodi i Procedurave administrative në nenin 37 të tij parashikon se:
Rastet e skualifikimit
1. Asnjë punonjës i organeve të administratës nuk mund të marrë pjesë në një proces vendimmarrës administrativ apo në një lidhje kontrate ku administrata që ai përfaqëson është palë në rastet kur punonjësi ka ose/dhe dyshohet të ketë kushtet e mëposhtme:
a) Ka një interes personal direkt apo indirekt në çështjen në fjalë;
b) bashkëshorti apo bashkëjetuesi ose të afërmit e tij deri në shkallë të dytë kanë një interes direkt apo indirekt në çështjen në fjalë;
c) punonjësi apo personat e parashikuar nga paragrafi b) i këtij neni kanë një interes direkt apo indirekt në një çështje të ngjashme me çështjen në fjalë
Po kështu VKM 150 e vitit 1993 dhe udhëzimi nr.5 i vitit 1994 rregullojnë mënyrën e përdorimit dhe finacimit të projekteve kulturore me fondet publike.
Analiza ligjore e fakteve
Projekti kulturor "Festivali i 4 Operistik "Marie Kraja", me fond 2 milion lekë të reja, realizuar nga shoqata "Kulturë-media-art", likuiduar me u.p.nr. 117, datë 04. 04. 2002 dhe u.p. nr. 207 datë 07. 05. 2002 u konstatua:
Nuk ka analizë të çmimeve të vendosura në preventivin e projektit.
Faturat e shërbimeve dhe blerjeve të veshjeve në vlerë 900.000 lekë dhe spote televizive në vlerë 400.000 lekë, janë jo tatimore.
Ky aktivitet është zhvilluar, nga shoqata me presidente Zana Çela që është njëkohësisht edhe anëtare e Këshillit të Kulturës në Bashki, për miratimin e projekteve.
Në dosje mungon licensa profesionale e shoqatës. Ky veprim është në kundërshtim me Ligjin 8485 datë 12.05.1999 "Kodi i procedurave administrative në Republikën e Shqipërisë", neni 37. Projekti kulturor "Lutje për besim dhe dashuri", realizuar nga shoqata "Kulturë media art", me fond 1.780.000 lekë, likujduar me u.p. nr.481 datë 1.10.2002 në vlerën 680.000 lekë dhe m.p.nr.267 datë 4.10.2002 në vlerën 957.100 lekë, gjithësej në shumën 1.587.100 lekë.
Në relacionin përfundimtar të zhvillimit të projektit, nuk janë përcaktuar shkaqet e diferencës së papaguar, nga krahasimi i faturave bashkangjitur situacionit ka mospërputhje në vlerë të dy zërave, si ftesa, nga 400 copë me vlere 40.000 lekë dhe programe 600 copë në vlerë 18.000 lekë, që ishin parashikuar në preventiv, këto të rregjistruara edhe në situacion, në faturat e shitësit bashkangjitur situacionit rezultojnë 800 copë ftesa me vlerë 68 mijë lekë dhe 1200 programe ne vlerë 40.000 lekë.
Kjo mospërputhje tregon së zërat e preventivit dhe çmimet e tyre janë të pa analizuara saktë dhe drejt.
Ky projekt është realizuar nga shoqata "Kulture-media-art",me presidente Zana Çela, që është njëkohësisht edhe anëtare e Këshillit të Kulturës në Bashki, për miratimin e projekteve.
Ky veprim është në kundërshtim me Ligjin 8485 datë 12.05.1999 "Kodi i procedurave administrative në Republikën e Shqipërisë", neni 37.
1.Projekti kulturor "Festifali i 4 i vokalit operistik Marije Kraja", nga ana e financës i është paguar padrejtësisht shoqatës "Kulturë-media-art" 500 USD, tatim i ndaluar nga paga për çmimin e parë, të festivalit, me urdhër pagesë nr.207 datë 7.05.2002. Dhe kështu do të vazhdonim me rradhë për të gjitha projektet kulturore të financuara nga Edvin Rama në favor të shoqatës "Media-Kulturë-Art" të znj. Zana Çela, ku vihen re shkeljet të rënda të ligjeve organike, siç është ligji 8485, neni 37, akteve nënligjore VKM 150/1993 etj. Favorizimet e bëra duke shkelur ligjin, kanë bërë që miliona lekë të qytetarëve të Tiranës, të shkojnë në llogarinë e shoqatës së Zana Çelës, e cila është edhe anëtare e Këshillit të Kulturës në Bashki, edhe presidentet e shoqatës Media Kulturë Art, edhe Drejtoreshë e TOB.-it. Shkurt, Edvin Rama i ka krijuar znj. Cela të drejtën që si anëtare e Këshillit të Kulturës të miratojë projekte, si presidente e shoqatës MKA të fitojë projeket e Bashkisë që i miraton vetë dhe si drejtoreshë e TOB-it të realizojë projektet që vetë Zana Çela miraton në Bashki për Shoqatën e saj.
Është i papranueshëm fakti se si znj. Zana Çela, paguhet nga ana e Bashkisë si anëtare e Këshillit të Kulturës, paguhet nga ana e Bashkisë për të miratuar projektet kulturore dhe ajo miraton projektet e veta, duke emëruar si përfaqësues një person tjetër të shoqatës.
Është po kaq i papranueshëm fakti që Zana Çela, paguhet nga Bashkia si organizatore, e producente dhe paguhet edhe nga Ministria e Kulturës si TOB. Kështu si rezultat i politikës së klientizmit të ndjekur nga z. Edvin Rama, znj. Zana Çela paguhet katër herë nga fondet publike të qytetarëve të Tiranës.
Konkluzion
Me veprimet e tij të kundraligjshme z. Edvin Rama ka favorizuar hapur shoqatën Media-Kulture-Art të znj. Zana Çela, duke e financuar atë nga paratë e qytetarëve të Tiranës në vlerën e më shumë se 20.230.000 lekëve të reja. Këto veprime të z.Edvin Rama në bashkëpunim me znj. Zana Çela kanë sjellë si pasojë keqpërdorim të fondeve publike të institucionit të Bashkisë së Tiranës dhe MKRS ndaj çështja duhet t'i kalojë organit të prokurorisë për hetime të tjera më të hollësishme.
Nga raporti i Komisionerëve
RD
#################