alinos
Forumium maestatis
Kadare per krizen
Gazeta Korrieri
Kadare: Si do zgjidhet kriza
Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, ka komentuar situaten me te fundit parazgjedhore te krijuar ne vend dhe si zgjidhje te menjehershme te saj, ai ve ne plan te pare doreheqjen e anetares se KQZ-se, e sapoemeruar nga Keshilli i Larte i Drejtesise, Deshira Subashi.
Ne nje interviste te dhene dje per televizionin "Top Channel",ai u shpreh se eshte krijuar nje nervozizem i paperligjur dhe eshte shfaqur sipas tij, nje prirje per te bere serisht rremuje, duke filluar qe nga deklarata e zv/ ministrit te Drejtesise, Perparim Sanxhaku, i cili kerkoi doreheqjen e Presidentit Moisiu. Kerkese kjo qe Kadareja e cilesoi te palejueshme dhe provokim per Presidentin. Per shkrimtarin e njohur, eshte e paqarte pse KLD-ja vuri gishtin pikerisht mbi kete kandidature, ndersa, intervistat e Subashit, sipas tij, lane nje pershtypje shume te keqe ne shtyp dhe ishin krejt te pahijshme ne publik. Ai u beri thirrje forcave politike qe te bejne cmos qe te kete nje doreheqje te Subashit, edh e nese ajo nuk e jep vete ate, qe Shqiperia sipas tij, te dale nga ky demtim i rende, i cili prek direkt ekonomine. - Politikanet shqiptare duhet te mbledhin mendjen per kete, sepse ata kane nje pergjegjesi te vazhdueshme morale perpara popullit shqiptar.Jemi ne nje krize parazgjedhore
per shkak te zgjedhjes se anetarit te shtate te KQZ-se nga KLD-ja, nje veprim ky qe eshte kontestuar nga opozita.
Ne fakt ju keni patur dhe nje takim me Presidentin Moisiu. Cili ishte shqetesimi i tij?
Si fillim, une them se cdo qytetar shqiptar shqetesohet kur gjendemi perpara nje ngaterrese te rradhes te Shqiperise, sepse ketu per fat te keq nuk mungojne ngaterresat, ka nje prirje qe ato te krijohen, qofte artificialisht. Une pata rastin te takoj Presidentin, degjova mendimin e tij, shpjegimin e tij per ngjarjen. Presidenti perpiqet qe te kete nje moral politik dhe kjo eshte e drejte, kjo perkon me nje mendim te gjere, qofte popullor qofte elitist. Ka ne bote dy mendime, nje men dim te vjeter qe politika eshte pa moral dhe ka dhe nje tjeter qe nuk eshte e vertete, politika ka moral. Natyrisht morali ne politike nuk eshte i njejte me moralin midis marredhenieve njerezore, eshte i vecante, por megjithate ne thelbin e saj politika ka moral dhe duhet te jete e moralshme. Eshte nje mendim i Presidentit qe mua m'u duk i drejte. Gjithashtu ai shtjelloi tezen qe si President i vendit dhe i bere vecanerisht garant per ecurine e mbare te zgjedhjeve dhe kjo eshte nje gje e logjikshme, rrjedh
ne menyre te natyrshme nga posti i tij, aq me teper qe ne kemi nje President te shprehur konsensual, sepse cdo President ne bote e perfshin natyren konsensuale. Presidenti gjithmone, ne cdo vend te Evropes e ruan unitetin e vendit, eshte garant per Kushtetuten dhe per disa gjera te medha kombetare. Por aq me teper tek ne qe ne rrethana mjaft te vecanta eshte zgjedhur Presidenti dhe premtimi i tij, shqetesimi i tij per t'u bere garant per mbarevajtjen e zgjedhjeve eshte i naty rshem, buron nga roli i tij. Kjo duhet te ishte per te gjithe jeten tone politike, sepse ne kemi kohe qe jemi ne survejim, me kuptimin e mire te fjales, te BE dhe nderkombetareve. Ne kohen e sotme asnje shtet, edhe shtetet e fuqishme, nuk mund te jetojne dot jashte kuadrit te marredhenieve nderkombetare dhe eshte e rendesishme per Shqiperine qe keto teste t'i kaloje me sukses. Zgjedhjet jane nje nga testet per gjithe popujt e vegjel sot, sidomos per vendet e ish- lindjes qe pretendojne te hyjne ne Evrope dhe
shqetesimi i Presidentit mua m'u duk i drejte dhe eshte i drejte. Eshte tamam ne thelbin e rolit te tij dhe te postit te tij.
Shqetesimi eshte ligjor apo moral, pasi KLD-ja eshte nje institucion i pavaruar? Ku konsiston problemi i vertete?
Eshte shume e veshtire te ndash ne keto raste moralin nga ligji. Disa here ka nje mendim teknokratik, qe do t'i beje nje ndarje te prere. Nuk ka ndarje te prere, sidomos kur eshte fjala per institucione te tilla, sic eshte Presidenca ne nje vend. Me ka habitur pak nervozizmi qe u krijua ne kete rast per zgjedhjen e ketij anetari te shtate. U krijua nje nervozizem i paperligjur, u shfaq nje prirje per te bere rremuje prape, duke filluar qe nga deklarata e zv/ ministrit te Drejtesise, qe per mua ishte kryesisht deklarate e nje njeriu te papergjegjshem, i cili thote: Pune e madhe, te ike Presidenti. Kjo eshte nje deklarate e palejueshme ne normat e nje shteti serioz, qe nje zv/ minister del edhe provokon Presidentin e Republikes. Ketu ka dicka te paqarte per mua, ka nje kokefortesi te keqe nga nje pjese e politikes shqiptare, nje lloj basti dhe trilli. Per mua eshte e paqarte, pershembull, pse KLD-ja i vuri gishtin kesaj kandidature. Nuk e njoh fare kete zonje qe u zgjodh, por nga
shtypi kam pare qe ka qene nje nga tre gjyqtaret qe liroi nje kriminel. Ju e dini qe drejtesia shqiptare ka shume akuza nga populli shqiptar, opinioni yne dhe nga ai nderkombetar dhe nje nga akuzat me te renda eshte lirimi i nje krimineli. Eshte nje njolle e rende per cdo drejtesi. Lirimi i krimineleve fyen moralisht popullin, policine, ata qe luftojne per te mbrojtur qytetaret nga banditizmi. Kjo gjyqtare u permend per kete. Eshte pune e saj, ajo e justifikoi duke thene se gjykuam ne baze te ligjeve, ndonese krimineli ishte denuar me burg. Vendi u trondit nga vrasja e oficerit Gani Malushi, sepse jane vrasje qe te kujtojne vrasjet mafioze te viteve te fundit ne Itali, France dhe po ndodhin dhe tek ne. Jane vrasje me nje mesazh shume te qarte. E para, mafia heq nga rruga pengesat qe i dalin, nga ana tjeter ben terror psiqik dhe paralajmeron se ne keshtu do t'i ndeshkojme dhe te tjeret, pra eshte korrupsion ne katror, ne graden me te larte dhe teoria e korrupsionit shoqerohet me
terror. Prandaj sido qe te ishte, eshte pak e cuditshme sesi KLD-ja i vuri kete kandidature, pasi u permend kjo gje. Qofte dhe ne menyre jo direkte njeriu, kur behet shkaktar per nje fatkeqesi njerezore, ka nje perm bajtje. Qofte dhe pa dashur vret nje njeri, sepse ata ta zeme, pa dashur vrane nje njeri, qe liruan kriminelin. Mirepo intervistat e kesaj gjyqtareje, mua me lane nje pershtypje shume te keqe ne shtyp. Shume here gazetaret i dhane shans, rastin qe se paku te shfaqte nje natyre njerezore, qe eshte e detyrueshme, qofte dhe per gjyqtarin, sepse dhe gjyqtari dhe gjithkush tjeter eshte funksionar dhe i ligjit, por eshte dhe njeri. Te thote ate formule njerezore qe permendet nga Tibeti deri ne Alaske: Me vjen keq per fatkeqesine qe ndodhi, por ne ta zeme s'kemi patur faj. Eshte e cuditshme sesi ajo refuzoi me kembengulje ta beje kete. Dha nje pershtypje per mua, krejtesisht te pahijshme ne publik.
A ka nje rrugezgjidhje dhe nese po, cila mund te ishte ajo?
Natyrisht qe ka nje zgjidhje. Nuk ka krize sado te veshtire ne bote qe te mos kete rrugedalje. Sic thote dhe populli vetem gropa e varrit nuk ka dere per te dale, cdo gjendje, sado e veshtire, ka nje dere per te dale dhe sidomos ne politike. Duke paraqitur portretin e njeriut qe u be shkak per kete gje, mendoj qe do te ishte e logjikshme per politikanet shqiptare, per forcat politike te te gjitha ngjyrave te benin ate qe duhej bere, qe kjo gjyqtare te terhiqej vete nga ky propozim. Nje njeri kur shkakton nje rremuje, nje grindje, nje sherr qofte dhe pa dashje, qofte dhe duke u nisur nga nje qellim i mire, eshte gjeja me e natyrshme ne bote te terhiqet njeriu: Nuk dua t'i bej dem me vendit ose kohes, ose atmosferes dhe te vije nje tjeter. Kjo grua e ka refuzuar kete gje, prandaj eshte rasti qe ketu ato forca politike qe mund te kene lidhje me te ose ajo vete, duhet te kuptoje qe duhet te terhiqet, sepse nuk eshte normale qe pas kesaj gjeje te jete ne nje keshill qe zoterohet nga ana
psiqike dhe shpirterore ne mbarevajtjen e zgjedhjeve, ne kete akt kaq te rendesishem qe do te jetoje Shqiperia. Prandaj forcat politike mendoj une duhet te bejne cmos qe te kete nje doreheqje prej saj. Me kete rast mu nd te rimblidhet KLD-ja, te kete kandidature tjeter dhe te behen te gjitha kompromiset e duhura e te nevojshme dhe te dale Shqiperia nga ky demtim i rende, sepse mund te demtohet jashte zakonisht ne keto zgjedhje. Demtimi shkon direkt ne ekonomi. Une do t'u beja thirrje politikaneve shqiptare qe te mbledhin mendjen per kete gje, sepse ata kane nje pergjegjesi te vazhdueshme morale perpara popullit shqiptar. Duhet te ndihen te gjithe fajtore ne kuptimin e pergjithshem sic shkruhet ne librat e shenjte qe njeriu prej natyre duhet te jete fajtor, sepse ka faje, por politikanet shqiptare duhet te ndihen borxhli perpara popullit shqiptar, sepse kane perpara udheheqjen, kane perpara nje popull me shume halle te medha, me varferi te madhe e tronditese, nje popull te lodhur qe
do te jetoje. Prandaj ky vizion duhet t'i beje qe t'i lene menjane kokefortesite, trillet dhe sidomos arrogancen, pra t'i lene keto menjane dhe te shkojne te kerkojne deren e daljes nga kriza.
Duhet te jete e dates 10, po s'jam e sigurte ...