Ka qenë mësuesi im

Albforumi

Primus registratum
Ka qenë mësuesi im

Ka qenë mësuesi im

Gilles Deleuze

Përktheu Alment Muho

Trishtim i brezave pa mësues. Mësuesit tanë nuk janë vetëm profesorët publikë, megjithëse ka shumë nevojë për profesorë. Në momentin kur bëhemi të pjekur, mësuesit tanë janë ata që na godasin permes një risie radikale, ata që dinë të krijojnë një teknikë artistike apo letrare, dhe gjejnë mënyra për të menduar që i përputhen modernitetit tonë, domethënë vështirësive tona dhe entuziazmeve tona të shpërhapura. E dimë se ka vetëm një vlerë arti dhe të vërtete: dora e parë, risia autentike e asaj çka thuhet, muzika e vogël me të cilën thuhet. I tillë ka qenë Sartre-i për ne (për brezin e njëzetëvjeçarëve në momentin e Çlirimit). Kush diti të thoshte diçka të re asokohe në mos Sartre-i? Kush na mësoi mënyra të reja të të menduarit? Sado që të ish brilante dhe e thellë, vepra e Merleau-Ponty-së ishte profesorale dhe në shumë aspekte varej nga ajo e Sartre-it. (Sartre-it i pëlqente të krahasonte ekzistencën e njeriut me mos-qenien e një vrime në botë: pellgje të vogla hiçi, thoshte. Merleau-Ponty i konsideronte pala, pala të thjeshta dhe palëza. Kështu, dallohej një ekzistencializëm i ashpër dhe depërtues nga një ekzistencializëm më i butë e i matur). Camus, për fat të keq, herë ishte virtuozizëm i fryrë, herë absurditet i dorës së dytë; i apelohej mendimtarëve të mallkuar, por e tërë filozofia e tij na rishpinte te Lalande-i dhe Meyerson-i, autorë të njohur boll nëpër shkolla. Temat e reja, në të kundërt, njëfarë stili i ri, një mënyrë e re polemike dhe agresive e të shtruarit të problemeve, vinin nga Sartre-i. Në rrëmujën dhe në shpresat e Çlirimit zbulohej e rizbulohej gjithçka: Kafka, romani amerikan, Husserl-i dhe Heidegger-i, saktësimet pafund të marxizmit, hovi drejt një romani të ri… Gjithçka ka kaluar përmes Sartre-it, jo vetëm sepse, përsaqë filozof, zotëronte gjeninë e totalizimit, por sepse dinte të krijonte të renë. Shfaqjet e para të Mizave, botimi i Qenies dhe hiçit, konferenca Ekzistencializmi është një humanizëm përbënë ngjarje të vërteta: në mbrëmjet e gjata mësohej identiteti mes mendimit dhe lirisë.

Mendimtarët privatë, në njëfarë mënyre u kundërvihen profesorëve publikë. Madje Sorbona ka nevojë për një anti-Sorbonë, dhe studentët i dëgjojnë më mirë profesorët e tyre kur kanë dhe mësues të tjerë. Nietzsche, në kohë të vet, reshti së qeni profesor për tu bërë mendimtar privat; dhe Sartre-i bëri të njëjtën gjë, në një tjetër kontekst e me të tjera efekte. Mendimtarët privatë kanë dy karaktere: një lloj vetmie që i karakterizon në çdo rrethanë; por edhe njëfarë shqetësie, njëfarë rrëmuje të botës prej nga lindin e flasin. Për më tepër, flasin veç në emër të tyre, pa përfaqësuar asgjë, dhe shpengojnë në botë prani të egra, fuqi të zhveshura që nuk janë të përfytyrueshme përtej. Qysh në Quest-ce que la littérature? Sartre-i shenjonte idealin e shkrimtarit:

Shkrimtari do të mund të rekuperojë atëhere botën, në tërë kruditetin e vet, bulëzuese, kutërbuese, të përditshme, për tua paraqitur lirive të të tjerëve mbi bazën e lirisë së tij. (…) Nuk mjafton ti akordohet shkrimtarit liria për të thënë gjithçka: duhet po ashtu që publiku i tij të ketë lirinë për të ndryshuar gjithçka, çka do të thotë jo vetëm zhdukje e klasave, por edhe shkatërrim i çdolloj diktature, rinovim i vazhdueshëm i kuadrove, përmbysje e pareshtur e rendit, sapo ky jep shenjë se do të fiksohet. Me një fjalë: letërsia është, thelbësisht, subjektiviteti i një shoqërie në revolucion permanent[ii].

Qysh në krye, Sartre-i e konceptoi shkrimtarin në formën e një njeriu si të tjerët, që u drejtohet të tjerëve vetëm përmes perspektivës së lirisë së tyre. E gjithë filozofia e tij futej në një lëvizje spekulative që kundërshtonte nocionin e përfytyrimit, të vetë rendit të përfytyrimit: filozofia ndryshonte vend, braktiste sferën e gjykimit, për tu ndërfutur në botën më të ngjyrtë të anti-predikatives, të nën-përfytyrueses. Sartre-i sapo ka refuzuar çmimin Nobel. Rezultat praktik i të njëjtit qëndrim, horror përballë idesë së të përfaqësuarit praktikisht ndonjë gjë, qofshin dhe vetëm vlera shpirtërore apo, siç thotë ai, i tu institucionalizuarit.

Mendimtari privat ka nevojë për një botë që implikon një minimum çrregullsie, në mos tjetër një shpresë revolucionare, një kokrrizë revolucioni permanent. Te Sartre-i dallohet një lloj fiksimi te Çlirimi, te shpresat e zhgënjyera prej atij momenti. U desh lufta e Algjerisë për të gjetur diçka prej betejës politike apo prej trazirës çlirimtare, dhe në kushte goxha më komplekse, meqë nuk ishim më të shtypurit, por ata që duhej të ktheheshim kundër vetes. Ah, rini. Nuk mbetet veçse Kuba dhe rezistenca venezueliane. Por, akoma më e madhe se sa vetmia e mendimtarit privat, është vetmia e atyre që kërkojnë një mësues, që do ta donin një mësues  dhe që do të mund ta kishin takuar vetëm në një botë në trazirë. Rendi moral, rendi përfytyrues u rimbyll mbi ne. Edhe frika atomike ka marrë pamjen e një frike borgjeze. Tani kemi mbërritur në pikën sa të rinjve tu propozohet si mësues mendimi Teilhard de Chardin. Kemi tamam atë çka meritojmë. Pas Sartre-it, jo vetem Simone Weil, por një Simone Weil e përçudnuar. Por ka dhe gjëra thellësisht të reja në letërsinë e sotme. Le të citojmë shkartisurazi: nouveau roman, librat e Gombrowitz-it, romanet e Klossowski-t, sociologjia e Lévi-Strauss-it, teatri i Genet-së dhe i Gatti-së, filozofia e çarsyes, e përpunuar nga Foucault… Gjithsesi, ajo çka mungon sot, ajo çka Sartre-i diti të përbashkojë e mishërojë për brezin pararendës, janë kushtet e një totalizimi: ai ku politika, imagjinari, seksualiteti, e pavetëdijshmja, vullneti përbashkohen në të drejtat e totalitetit njerëzor. Ne sot mbijetojmë me gjymtyrët e shpërndara. Sartre-i thoshte për Kafkën: vepra e tij është një reagim i lirë dhe unitar ndaj botës judaiko-kristiane të Evropës qendrore; romanet e tij janë tejkalimi sintetik i situatës së tij si njeri, si hebre, si çek, si i fejuar refuzues, si tuberkulotik, etj.[iii]. Por vepra e vetë Sartre-it është një reagim ndaj botës borgjeze, ashtu siç vihet në pikëpyetje nga komunizmi. Ajo shpreh tejkalimin e situatës së vet prej intelektuali borgjez, prej ish-nxënësi në École normale, prej të fejuari të lirë, prej burri të shëmtuar (pasi Sartre-i vetë është prezantuar shpesh kështu), etj.: të gjitha gjëra që pasqyrohen dhe kumbojnë në rrjedhën e librave të tij.

Flasim për Sartre-in a thua se i përket një epoke të kaluar. Por, në të vërtetë jemi ne që kemi kaluar, në rendin moral e konformist aktual. Të paktën, Sartre-i na lejon të presim në mënyrë të vagullt momente të ardhme, rizgjime ku mendimi do të riformohet e do të përsërisë totalitetet e veta, përsaqë fuqi njëherësh kolektive dhe private. Ja pse Sartre-i mbetet mësuesi ynë. Libri i tij i fundit, Kritika e arsyes dialektike, është njëri nga librat më të bukur e më të rëndësishëm botuar në vitet e fundit. I ofron Qenies dhe hiçit plotësimin e nevojshëm, në kuptimin që ekzigjencat kolektive kompletojnë subjektivitetin e personit. Dhe kur rimendojmë Qenien dhe hiçin, e bëjmë për të rigjetur habinë e prodhuar përballë këtij rinovimi të filozofisë. Sot e dimë dhe më mirë që raportet mes Sartre-it e Heidegger-it, varësia e Sartre-it ndaj Heidegger-it, përb
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1445

Top