Ka faj gazeta per reklamat mashtruese?

Al-Punk

Still here


Pyetja lind nga çfare i ka ndodhur The Guardian pak dite me pare, e permbledhur ne nje komunikate per shtyp te publikuar ne faqen online te gazetes britanike. Disa lexues jane ankuar per pavertetesine e reklamave te nje firme qe merret me dhenien me qera te automjeteve. Firma ne fjale kerkon qe te paguhet paraprakisht (ndersa normalisht pagesa kryet ne momentin qe dorezon mjetin). Nje lexues i Guardian thote se ka paguar 500 sterlina por askush nuk eshte bere i gjalle dhe makina qe kishte kerkuar nuk i ka ardhur kurre. Nje tjeter tregon se ka humbur 320 dollare.
The Guardian ka reaguar duke nderprere publikimin e reklamave ne fjale dhe ka ngarkuar disa gazetare qe te hetojne per te kuptuar si qendrojne faktet. Gazetaret kane zbuluar se pronari i firmes ndodhet ne Karaibe ndersa nje tjeter drejtues eshte justifikuar duke shpjeguar se kushtet e veshtira atmosferike te diteve te fundit kane penguar dorezimin e automjeteve te prenotuara nga rreth 30-40 kliente.
Ngjarja – rreth se ciles ende po hetohet – eshte interesante per shkak disa elementeve. Ajo sjell nje risi persa i perket marredhenieve mes medias ne te cilen vendoset reklama, firmes se reklamuar dhe publikut. Editori/publikuesi ka nderhyre duke nderprere reklamen e cila me pas eshte kthyer ne teme hetimi per redaksine qe i kishte dhene hapesire.
Gazetat shpesh jane te lidhur ngushte me ndermarrjet qe vendosin reklama ne to. Shembull: nese Albtelekom publikon çdo dite nje faqe reklame ne nje te perditeshme shqiptare, kjo e fundit do te kishte valle guximin ta kritikonte apo te publikonte nje lajm qe demton imazhin e firmes, duke e ditur qe rrezikon te humbase reklamen?
Ne rastin e The Guardian eshte e lehte: nje gazete kaq e madhe sa ajo eshte e detyruar t’i qendroje besnike etikes. Por, nje gazete me tirazh te vogel do te bente te njejten gje? Ne rastin me te mire, ndoshta nuk ka as mjetet e nevojshme per te kontrolluar nese çfare premton reklama eshte e vertete apo jo. Ndaj lind pyetja: eshte faji i gazetes nese nje reklame eshte “mashtruese”? I takon asaj te hetoje?

Nuk ka artikuj te ngjashem!
DJuynSCTDfM


Artikulli i plote...
 
Top